Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve kapet në fshatin Papër dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur në fshatin Papër, shtetasin në kërkim: . Z., 58 vjeç, banues në Fier. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Komisariati i…
Author: tirana
Një sherr në Kavajë në një lokal, mund të ishte kthyer në një tragjedi. Një 52-vjeçar ka tentuar të vrasë një 33-vjeçar në një lokal në lagjen nr.4, duke e goditur me sëpatë në kokë. Pas ngjarjes autori i dyshuar, 52-vjeçari Artur Petja është arrestuar nga policia. Dyshohet se ai e goditi të riun me sëpatë pas një konflikti për motive të dobta. Nga ana tjetër, mësohet se 33-vjeçari pasi ka marrë mjekim në spitalin e Durrësit, është dërguar tek Trauma për mjekim të specializuar. Njoftimi i plotë Tentoi të vriste me mjet prerës (sëpatë), një 33-vjeçar, gjatë një konflikti…
Meghan Markel tregonte se pjesëtarë të familjes mbretërore ishin të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës që do të kishte djali i saj i madh, Archie. Një deklaratë e tillë ishte dhe vijon të jetë shokuese, e ndërsa Meghan zgjodhi që të mos përmendte emra. Gazetari i njohur britanik Piers Morgan shkoi përtej, duke i dhënë emër dhe mbiemër këtyre anëtarë të familjes. Ai citon një libër holandez të gazetarit Omid Scobi të titulluar “racistët mbretërorë”, i cili kur u përkthye në anglisht emrat iu fshinë. Për këtë arsye, Piers Morgan sqaron se në familjen mbretërore racistët e pwrmendur nw libwr…
Ambasadori i ri i BE në Tiranë është Silvio Gonzato.Para se të emërohej në Tiranë, diplomati ka shërbyer si zëvendës ambasador i BE në Kombet e BashkuaraGonzato zëvendëson në këtë detyrë ambasadoren Christine Hohman e cila u largua në verë. Ambasador i ri i BE-së në Tiranë, e shkuara e diplomatit Silvio Gonzato
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO, pasi po mbahet seanca e radhës për çështjen e shpërthimit në depon e municioneve në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona. Para trupës gjykuese ish-ministri ka shpjeguar pozicionin e tij dhe ka deklaruar se “që prej ditës së shpërthimit, në mendjen dhe në shpirtin tim rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së këtyre familjeve, të cilëve përulësisht ju rikërkoj një ndjesë të madhe”. “Që prej 15 Marsit të vitit 2008, jeta e disa prej njerëzve që janë sot në këtë sallë, ka ndryshuar rrënjësisht. Pas shpërthimit në Gërdec, shumë prej…
Zbulohet qëndrimi i Athinës një ditë më parë në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) në Bruksel. “Tirana News” ka siguruar deklaratën që Greqia depozitoi dje në COREPER. Në këtë deklaratë Athina zyrtare kushtëzon votën pro Shqipërisë me lejimin e betimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. “Greqia pret që Shqipëria të ndërmarrë hapa konkretë dhe masa të menjëhershme që Z. Beleri të marrë detyrën si dhe të respektohet e drejta për një proces të drejtë dhe për prezumimin e pafajësisë. Ndryshe Greqia nuk do të jetë në pozicionin që të mbështesë Shqipërinë në fazat e…
Kryeministri Edi Rama ka treguar me një video në Facebook, flotën e re të sistemit tonë penitenciar. Flota prej 74 automjetesh do të jetë në shërbim të sistemit penitenciar falë mbështetjes së qeverisë Shqiptare dhe partnerëve britanikë. Në ceremoninë e prezantimit të kësaj flote, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se flota e re e automjeteve të Policisë së burgjeve është dëshmi simbolike e investimeve në vitet e fundit në infrastrukturën fizike, dhe të transportit në sistemin penitenciar. Manja shtoi se paga e punonjësve të policisë së burgjeve është barazuar me pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, teksa…
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”. NJOFTIMI I POLICISË:Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës. 28-vjeçari dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin. Marokenët të cilët arrestuan Ruben Saraivën më shumë se 6 muaj më parë, pas një kohe të gjatë pa përgjigje, i kanë kërkuar palës shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradim të vrasësit gjakftohtë në drejtim të Tiranës. Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman…
Miliarderi Elon Musk u tha “pirdhuni” reklamuesve që u larguan nga rrjeti social X – që më herët njihej si Twitter – për shkak të përmbajtjes antisemitike. Këto deklarata ofenduese ai i bërë gjatë një interviste të dhënë më 29 nëntor në samitin e New York Times, DealBook. Musk përsëriti se i vjen keq që ka publikuar postimin më 15 nëntor në X, ku ai thoshte se pajtohej me postimet kundër hebrenjve. Që atëherë, Musk është përballur me kritika të shumta, pasi ai u pajtua me një përdorues të X, i cili në mënyrë të rreme pretendoi se hebrenjtë po…
Arbnor Muja ka vetëm tre muaj që është bërë pjesë e Kombëtares shqiptare, por me natyrën e tij karizmatike dhe protagonist pas çdo ndeshje duke festuar me nota patriotike, është bërë shumë i dashur për tifozët dhe duket sikur është prej shumë kohësh pjesë e Shqipërisë. Anësori i cili luan me Antverpin në Belgjikë, në një intervistë për “Telegrafi”-n, zbulon atë që Silvinjo u ka thënë pas kualifikimit. Sipas tij, Shqipëria nuk do të shkojë si turiste në Gjermani, por do të synojë të kalojë grupin. Muja tregon edhe prapaskenat e transferimit te skuadra belge dhe si Mark Overmars e…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se vetëm 3 ditët e fundit janë vënë në pranga dhe janë proceduar 29 persona në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Balla shkruan se operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje. “29 të arrestuar dhe të proceduar në 72 orët e fundit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me…