Që nga dita e nesërme, data 1 dhjetor, Google do të fillojë procesin e fshirjes së llogarive joaktive të Gmail. Për këtë lëvizje, Google ka njoftuar në maj, duke shpjeguar se llogaritë që nuk kanë qenë aktive për dy vjet do të fshihen tërësisht. Fshirja e këtyre llogarive nuk do të ndodhë brenda një dite, por do të jetë një proces me faza dhe përdoruesit do të informohen me paralajmërime në email adresat e tyre. Për të shmangur fshirjen e llogarisë, përdoruesit duhet të regjistrohen në llogarinë e Gmail, ose të kryejnë aktivitete si shkarkimi i ndonjë aplikacioni. Që nga…
Author: tirana
Mëngjesin e sotëm ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, ku do të mbahet seanca e radhës ndaj tij. Ai është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Pak ditë më parë ish-ministri tha se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.
Pak ditë më parë, me një këngë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë treguar se do të bëhen prindër. ”Frymë” është kënga që artisti ka kënduar edhe mbrëmë në sheshin ”Skëndërbej”, për Natën e Bardhë, ku në shesh ishte edhe Kiara, dhe bashkë emocionuan publikun. View this post on Instagram A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)
Liridona Murseli e cila u vra mbrëmë në Prishtinë, është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Çifti Murseli, bashkë me dy fëmijët, ndodheshin në makinë kur dyshohet se u përballën me disa grabitës. Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, kanë qëlluar me thikë, duke plagosur rëndë 33-vjeçaren. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Për ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe vetë Behgjet Bacolli. “Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona“, shkruan ish-presidenti në rrjetin…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me pamjet e urës së re në Bashkinë Përmet, për të cilën thotë se lidh disa fshatra të bukura me njëri-tjetrin. Sipas kreut të qeverisë, deri dje kjo zonë ka qenë pothuajse e izoluar për shkak të mungesës së këtij investimi si dhe ju lehtëson jetën banorëve të zonës. ”MIRËMËNGJES dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe…
Para se të vijnë refugjatët në Gjadër, në vend do të vijnë punëtorë nga Kameruni. Kujtim Dervishi, kreu i Organizatës së Restoranteve dhe Bujtinave në Shqipëri, thotë se punëtorë nga Kameruni janë gati që të vijnë në vendin tonë për specializim dhe për të punuar në sektorë të ndryshëm, përfshirë turizmin. “Dhoma Kombëtare e Kamerunit ka ofruar shumë mundësi për sektorin e turizmit, për të bërë kurse profesionale në Shqipëri. Ne kemi hyrë në një rrugë pa krye dhe jemi të detyruar të marrim edhe nga Afrika. Ne nuk i kemi trajtuar mirë me paga stafet dhe tani jemi në…
Gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në stacionin e tramvajit në hyrje të Jerusalemit, në bulevardin Weizman, ku dy prej tyre kanë humbur edhe jetën. Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza do të zgjatet shkurtimisht për të lënë më shumë kohë për të përfunduar bisedimet e ndërmjetësve për lirimin e mëtejshëm të pengjeve.
Muaji nëntor do të mbyllet me një përmirësim të motit, ku do mbizotërojnë kthjellimet me alternime vranësirash. Gjatë pasdites pritet të ketë shtim të vranësirave, që do të sjellin reshje shiu, kryesisht në Veri të vendit. Temperaturat do të variojnë nga 1 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalja do të jetë gjatë ditës në zonat e ulëta, me 23 gradë Celsius.
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, është shuar në moshën 100-vjeçare. Kissinger vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Konektikat. Ai lindi në një familje hebreje të klasës së mesme në Bavari më 27 maj 1923. Ai u arratis nga Gjermania naziste, dhe bashkw me familjen iu bashkuan komunitetit gjermano-hebre në Nju Jork në 1938. Ai u thirr në ushtri në shkollën e mesme dhe u caktua në këmbësorinë, ku truri dhe aftësitë e tij gjuhësore u përdorën nga inteligjenca ushtarake. Në moshën 23-vjeçare, atij iu dha një ekip për të gjuajtur ish-oficerët e…
Dashi Të enjten gjatë orëve në vijim mund të të kaplojë agjitacioni dhe ankthi i dëshirës për të bërë gjithçka, edhe nëse në të vërtetë është e pamundur për momentin. Lërini gjërat të rrëshqasin mbi ju nëse provokoheni. Demi Të enjten një ditë premtuese për sa i përket kontakteve dhe marrëdhënieve falë Hënës në Gaforre. Ju mund të përshpejtoni një projekt të këndshëm ose të vendosni bazat për një lëvizje, në mënyrë që të plotësoni nevojën e mundshme për të filluar nga e para në një vend tjetër. Binjakët Të enjten ju po shihni ngadalë dritën në fund të tunelit.…
Nga Admir Malaj- Unë kam jetuar rreth 10 vite në Itali dhe si shqiptar mund të them që shumë djem, moshatarë të mi që i futeshin rrugës së krimit vinin atje për të studiuar, me qëllime të mira të vetat dhe të familjes, të pastërvitur për të shkelur ligjin. Në fakt ligjin mësonin ta shkelnin atje. Nga kush? Shpesh nga shqiptarë të tjerë që jetonin në Itali prej kohësh, si dhe vetë indigjenët, pra italianët. Pra edhe pse djemtë ishin shqiptarë, ç’edukimi i tyre kriminal mund të themi që ishte italian. E di që shumëkujt mund t’i duket i çuditshëm…
Arrestimi i bujshëm i dy të rinjve në Elbasan, të dyshuar për arsenal armësh dhe eksplozivi dhe planeve që hartonin për të kryer vrasje hasmërish, është mbyllur me dështim dhe në heshtje. Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi nga arrest me burg u dërguan nga gjykata në arrest shtëpie, me argumentin se ju ka përfunduar afati i paraburgimit. Shtatë armë, mes tyre 4 automatikë, 3 pistoleta me silenciatorë dhe lëndë plasëse e montuar në aparate telefoni ishin arsyeja se përse u prangosën një vit më parë Gaxhi dhe Spahiu që të dy të dyshuar se po planifikonin të vrisnin një biznesmen,…