Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka folur në lidhje me një nga statuset e tij që bëri shumë bujë në median online. Në këtë status ai u shpreh se në Tiranë do të ndërtohet një tjetër stadium, i cili do të jetë me 40 mijë vende. Ylli tregoi dhe detaje të tjera lidhur me këtë stadium. Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar tha se stadiumi nuk do të jetë vetëm për futboll, por edhe për evente ose sporte të tjera. Madje ai u shpreh me shumë optimizëm: “Po bëjmë një qytet olimpik, më të madhin në botë”. Pjesë nga…
Author: tirana
Qeska me patatina të mbushura me ajër, paketim me më shumë plastikë sesa produkt, kuti të mëdha, por pak përmbajtje, e gjithë kjo do të mbetet në histori, thotë eurodeputetja kroate Biljana Borzan. “Afërsisht 73 për qind e qytetarëve të BE-së thonë se janë mashtruar nga paketimi i madh i produkteve. Domethënë, edhe pse sasia është e shkruar në produkt, konsumatorët shpesh e vlerësojnë sasinë e përmbajtjes ‘on the top’ dhe kur kthehen në shtëpi habiten në mënyrë të pakëndshme. Kam marrë shumë pyetje nga qytetarët për produkte si patate të skuqura, madje edhe produkte që vijnë në shishe”, shprehet…
Një prej reperëve më të mëdhenj në botë, Drake, publikoi pak javë më parë albumin e tij të ri, ku në një prej këngëve përmendet edhe Prishtina. Megjithëse konteksti në të cilin e ka përmendur Drake -Prishtinën mbetet disi i pakuptueshëm, ai përmend edhe fjalën tensione në vargjet e këngës “Polar Opposites”. “Ose është teksti yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës së Drake. Por dashuria e reperit kanadez për shqiptarët nuk ndalet…
Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vjet burg në Gjermani, pasi kishte transportuar disa kilogramë kokainë në emër të një bande në Paderborn. I riu u kap në kufirin belgo-gjerman në prill, si rezultat i një pune të gjatë dhe të gjerë hetimore nga autoritetet gjermane. Në automjetin e tij kishte më shumë se 10 kilogramë kokainë, të fshehura në një tastierë qendrore të përgatitur me mjeshtëri me një bravë elektrike. Policia zbuloi një rrjet kompleks në të cilin trafikohej kokaina në një shkallë të gjerë. “Gjërat” u sollën në Gjermani nga korrierë nga Belgjika, u ruajtën përkohësisht në…
Sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj këtij sulmi zgjojnë emocione dhe mobilizojnë mijëra njerëz edhe në Gjermani. Një valë e paprecedentë e antisemitizmit e shpreh këtë në mënyrë tronditëse, ashtu si edhe sulmet kundër jetës hebreje në Gjermani. Zhvillimi i situatës së sigurisë në Gjermani varet kryesisht nga zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme. Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, shpreh shqetësimin e autoriteteve gjermane të sigurisë për sulmet me motive islamike në veçanti. “Rreziku është real dhe më i madh se sa ka qenë për…
Prestigjozja australiane “Lonely Planet” e cila shërben si një guidë turistike online, i ka kushtuar një artikull bukurive të Shqipërisë. Pikërisht për këtë, ka shkruar në Facebook-un e tij kryeministri Edi Rama. Ai thotë se janë promovuar 9 destinacione mes perlave pafund të vendit tonë, në vigjilje të 2024-ës. “Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjozja e udhëtimeve”Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës “Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë…
Një mekanik shqiptar e ka pësuar keq pasi u kap gjatë një dorëzimi kokaine prej 139,000 eurosh nga policia irlandeze. Ai u dënua me dy vjet burg. Xhevair Ibraj, 42 vjeç, u pa nga policia teksa kishte parkuar në një kryqëzim në Porterstown Road duke marrë një çantë në makinën e tij nga një i bashkakuzuar, që më vonë doli se ishte e mbushur me drogë. Kur policia iu afrua dhe iu kërkua të dorëzonte çantën që sapo kishte marrë nga burri tjetër, Ibraj fillimisht dorëzoi një qese me patate dhe më pas një qese me rroba përpara se qesja…
Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me kryetarët e degëve në “selinë blu”, pak ditë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar. Berisha është shprehur se Rama, po tenton të marrë edhe pushtetin e fundit, pushtetin e opozitës, ndaj sipas tij beteja është jetike për shpëtimin e vendit. Ai është shprehur se beteja që po zhvillohet në parlament, mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të vendit, duke i bërë thirrje që përgjigja ndaj qëndrimit antikushtetues të Ramës t’i përgjigjen më të gjitha mjetet e mosbindjes civile. “Beteja që bëhet në Parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në…
Anduena Llabani tha se pas datës 22 dhjetor do dalin emra drejtuesish të Policisë së Shtetit që janë përfshirë në komunikimet e aplikacionit SKY. Llabani tha se Erzen Breçani ka pranuar që të flasë për Prokurorinë në lidhje me gjithçka ai di. Llabani tha se në listën e personave që kanë pasur komunikime në SKY janë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ajo foli për gazetarë kronike të paguar nga krimi për të raportuar versione të caktuara të ngjarjeve. Ishte një urdhër që ministri paralajmëroi që kush ka përdorur aplikacion do të largohej nga policia. Nga ajo ditë deri tani unë nuk…
Nga Ylli Pata Europa e sotme, e jo vetëm ajo, është krijuar nga fryma antifashiste e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, pjesë e të cilës ishte edhe Shqipëria. Heqja e 29 nëntorit nga ana e pushtetit të Sali Berishës nuk se u bë duke u konsultuar dhe gjetur një zgjidhje akademike të çështjes, meqë bëhej fjalë për një vulë shkencore. Njerëzit që dolën kundër datës 29 nuk ishin gjë tjetër veçse politikanë të PD-së, ose personazhe që më pas u quajtën historianë thjesht sepse u emëruan nga partia në akrivat e shtetit, apo studiues autodidaktë, si doktorët që shërojnë…
Me titullin “lozonjare” “Klasa e 2024”, ‘Politico’ publikoi listën e 28 personave më me ndikim në Evropë për vitin e ardhshëm. Midis tyre janë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, Donald Tusk, Rexhep Tajip Erdogan dhe shumë të tjerë, të gjithë të ndarë në tre kategori të ndryshme si “vepruesit”, “problematikët” dhe ëndërrimtarët. Redaktorët e Politico në një artikull të veçantë shpjegojnë se si dhe pse i bënë këto zgjedhje, dhe nëse forcat e moderuara të Evropës do t’ia dalin mbanë t’i zmbrapsin ata në skaj që kërcënojnë pushtetin e tyre. “Lista bazohet në ekspertizën e ekipit të lajmeve dhe më gjerë…
Vladimir Putin ka zbuluar ëndrrën e tij për distopinë e stilit të një përralle, teksa kërkon që gratë t’i shërbejnë Rusisë duhet të kenë së paku “tetë ose më shumë” fëmijë. “Familjet e mëdha duhet të bëhen normë“, urdhëroi despoti i dëshpëruar pasi dërgoi qindra mijëra të rinj të ikin ose të vdesin në fushat e ngrira të betejës të Ukrainës, shkruan britanikja ‘The Sun’. Udhëheqësi tani po përpiqet të ndryshojë një normë lindjeje në rënie dhe eksod masiv, madje duke komplotuar për të shkëmbyer dënimet me burg me shtatzënitë. Në një fjalim të fundit, Putin u kërkoi rusëve të ktheheshin…