Porosia: “Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh…” Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shëndoshë e mirë kudo ku të gjindeni. Po ju shkruaj me dorë në zemër në ditën e fundit të nëntorit të tretë të 1913-tës. Shqipëria sot ka telash të madh mungesën e qetësisë politike, korrupsionin dhe rolin e madh të fuqive të mëdha. “Sot e një mot mot kur të huajt i shkelën të gjithë viset e Shqipnisë, po thuaj pa kurrëfarë kundërshtimi, neve të bijtë e këtyre trojeve, nuk na kishte mbetur veçse një detyrë: përpjekja për të formuar një qeveri…
Author: tirana
Penalltia e akorduar për PSG-në në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Newcastle, ka tërbuar jo pak opinionin futbollistik në mbarë botën, teksa ndaj kësaj situate nuk ka qëndruar indiference as UEFA. Sipas raportimeve të mediave europiane, qeveria e futbollit ka ndëshkuar arbitrin polak Tomasz Kwiaktowski, duke e hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Real Sociedadit dhe Salzburgut. Mbrëmjen e të martës Kwiaktowski ishte arbitër VAR-it, ashtu si edhe në Spanjë sonte, por UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë.
Festat e nëntorit dhe afrimi i fundvitit kanë rritur çmimet e biletave të avionëve. Një fluturim vajtje nga Rinasi në 9 dhe kthim në 12 dhjetor kushton mesatarisht nga 250 euro për person. 5 deri në 15 për qind janë rritur edhe çmimet e biletave nga Tirana në Stamboll dhe anasjelltas, por dhe për ne Milano, Vjenë, Tokio apo Bali. “Nuk është faji i atij që po shet shtrenjtë. Është faji jonë që nuk e kemi blerë më herët, duke përfituar çmime më të lira. Nëse ne do jemi të detyruar të udhëtojmë në një datë apo ditë të caktuar,…
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, po vazhdon të qëndrojë brenda një hoteli në Prishtinë, ndërsa takimi i paralajmëruar me përfaqësues të shoqërisë civile nuk ka nisur ende. Takimi është njoftuar të fillojë në 14:30, por aktivistë të Partisë Socialdemokrate ndërmorën një aksion për ta kundërshtuar vizitën. Në përplasje me policinë, janë arrestuar disa aktivistë të PDK-së, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Një 20-vjeçare nga qyteti i Korçës është larguar nga banesa e saj. Ka qenë nëna ajo që ka denoncuar rastin në polici duke kërkuar dhe ndihmën e uniformave blu për gjetjen e saj. Burime të siguruara pranë komisariatit të policisë Korçë bëjnë me dije se nuk është rasti i parë që 20-vjeçarja largohet nga shtëpia, madje në një nga largimet e saj është gjetur në kryeqytet. Policia pranon se vajza merr mjekime por burimi tha se ajo nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pas denoncimit të nënës, policia edhe njëherë tjetër është vënë në kërkim të saj madje ka…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, e shoqëruar nga Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve) dhe Daniel Forbes, Shef i Kabinetit të CARE, Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zyrtarë qeveritarë, specialistë nga sektorë të ndryshëm si dhe do të vizitojnë afganët e evakuuar në Shëngjin. “Vizita e nivelit të lartë konfirmon marrëdhënien…
Gazetarja dhe ish banorja e BBVIP, Rudina Demneri e cila për të gjithë njihet si Paloma, ka rrëfyer së fundmi një rast të pazakontë që i ka ndodhur shumë vite më parë. E ftuar në ‘Një natë me Aulonën’, Paloma tregon se në kohën kur kryeministri Edi Rama kandidonte për herë të dytë si kryetar i PS, Paloma ka shkuar ta intervistojë mirëpo mes tyre ndodhi një përplasje. Rama i është drejtuar gazetares duke i thënë të largohet ose do ia priste kokën me sëpatë. Mirëpo, ajo shtoi se tashmë marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar dhe se Rama i ka kërkuar falje pas…
Një 34-vjeçar është arrestuar pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 63 vjeçar si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndërsa një punonjës i FRONTEX ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka shkaktuar aksident por më pas nuk ka pritur policinë. dhe është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiali, ndërsa punonjësi i FRONTEX që në atë moment ka qenë jashtë shërbimit është proceduar në gjendje të lirë Njoftimi i policisë Vlorë: DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34…
Shumë njerëz zhvillojnë një hobi për të mbledhur gjëra me kalimin e viteve, dhe një amerikan mblodhi monedha. Ota Anders nga Luiziana, 73 vjeç, mblodhi mijëra monedha. Ai filloi me një shishe të vetme plastike dhe mbushi gjithsej 15 shishe të tilla. Pasi mblodhi monedha për 45 vjet, ai vendosi t’i arkëtonte ato. “Duke parë një monedhë të humbur ose të hedhur më kujtoi të isha mirënjohës“, tha ai. Burri shpjegoi se si arriti të mblidhte kaq shumë monedha të vogla. “Unë kurrë nuk kam shpenzuar kusuret. Më mirë do të paguaj me një faturë sesa të jap një monedhë”, shtoi…
Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, një 21-vjeçare që ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, luftën e vazhdueshme me depresionin. Ajo është Anula Xhaferraj, e cila është një këngëtare e re e muzikës hip hop, rep, që po depërton në muzikën shqiptare. 21-vjeçarja tregoi fillimisht se si kuptoi se ishte bipolare dhe si nisi ankthi. Më pas e reja rrëfeu se familja i ka qëndruar shumë pranë dhe ishte ajo që e dërgoi te psikiatra. Madje psikiatra e parë ka gabuar totalisht kurën dhe e bëri me keq. Por më pas ka ndryshuar edhe…
Një grup kriminal shqiptarësh që kryenin grabitje u shkatërrua në Malaga të Spanjës të martën pasdite, 28 Nëntor, ku 8 persona u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin kthyer në tmerrin e banorëve. Autoritetet spanjolle kanë arritur të provojnë në total 18 grabitje banesash nga i njëjti grup. Sipas Report Tv ata janë Marjan Ndoj, 28 vjeç, Anton Nikolli, 31 vjeç, Anton Kola, 32 vjeç, Romario Balliu, 30 vjeç, Gerald Hoxha, 25 vjeç, Taulant Kolaj, 28 vjeç, Mikael Lazi, 27 vjeç dhe Arben Lazri, 51 vjeç. Vjedhja e banesave nga shqiptarët ishte kthyer në problem saqë banorët e Puerto…
Shumë prindër dhe veçanërisht nëna kanë frikë ta lënë fëmijën e tyre të flejë vetëm në një dhomë tjetër, ndaj e marrin me vete, qoftë në dhomë apo edhe në shtrat. Është folur shumë për këtë zakon, i cili ka përçarë komunitetin shkencor. Ka nga ata që argumentojnë se ky zakon rrit rrezikun e mbytjes së foshnjave, por edhe mundësinë e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave. Përkundrazi, disa këmbëngulin se praktika në fjalë lehtëson ushqyerjen me gji dhe promovon integrimin e vlerave kulturore dhe familjare. Kjo ndarje i ngatërron më tej prindërit, të cilët përballen me një shumë…