Nëna e Lear Kurtit ka reaguar pasi një ditë më parë Prokuroria pushoi çështjen, duke dalë në përfundimin se nga ana e efektivëve të policisë nuk ka pasur shkelje gjatë dhe pas shoqërimit të tij në komisariat. 32-vjeçari humbi jetën një vit më parë, ndërsa sipas aktit të ekspertimit, shkak është bërë gëlltitja e qeses me lëndë narkotike, pasi u ndalua nga policia. Nëna e tij thotë se djali i saj ka vdekur në duart e efektivëve, dhe se ata do dihej që t’i epnin ndihmën e parë dhe ta dërgonin në spital, e më pas të vazhdonin me procedurat…
Author: tirana
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt dje e sot në Bruksel është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike. “Aleanca e NATO-s është e bashkuar”, shkroi Blinken në X, duke shtuar se kanë folur për shumë tema. “Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në…
Një 19-vjeçare u sulmua nga një person pak ditë më parë në qendër të Tiranës. Ai tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale. Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është vënë në pranga. E reja ka rrëfyer në “Me Zemër të Hapur”, çfarë ka ndodhur. ”Mësova se ky person ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të spikatur në fusha të ndryshme, si dhe miq britanikë, festat kombëtare të Nëntorit, atë të Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. “Historia jonë na bën krenarë. Ajo është historia e një kombi të cilit i është dashur të luftojë gjithmonë për lirinë, pavarësinë integritetin dhe dinjitetin tonë kombëtar”, iu drejtua Balla të pranishmëve. Ai veçoi virtytin e mikpritjes së popullit shqiptar, si pjesë të ADN-së së tij. “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Pyesni…
Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan ka bërë një performancë të mahnitshme të hitit të Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”. Tani ajo ka ardhur në Kosovë dhe ka vizituar Prekazin. Këtë e ka bërë të ditur me anë të disa fotografive që ka shpërndarë në rrjete sociale. Ajo madje në njërën prej fotografive shihet duke e bërë edhe shqiponjën me duar. “Urime 28 Nëntori, gjithë shqiptarëve”, shkruan në postim. View this post on Instagram A post shared by Andreea Vilcan (@andreeavilcan) View this post on Instagram A post shared by Andreea Vilcan (@andreeavilcan)
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Ai është i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës” i ka bërë rekurs vendimi të Apeli që nuk zëvendësoi masën “arrest në burg” ndaj tij në një masë më të butë. Alla është vënë në akuzë nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Për herë të parë pas 32 vitesh, një kryetar i Bashkisë Shkodër përkujton 29 Nëntorin e Çlirimit të vendit. Pas 32 vitesh është kremtuar 29 Nëntori përmes një ceremonie zyrtare tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku Benet Beci. Ai ka nderuar kujtimin dhe vetëflijimin e Dëshmorëve të Kombit për Çlirimin e Shqipërisë. Këtë datë, politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
8 shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi kultivonin kanabis në ambiente të mbyllura. Të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri në 49 vjeç. Ata e kishin kultivuar lëndën narkotike në tre vila luksoze, për të mos u diktuar nga policia. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto prona policia zbuloi afro 1300 bimë kanabisi. Agjentët e zbuluan rrjetin kriminal gjatë momentit që ata po blinin materiale të ngjashme me ato që përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike. Nga hetimet rezultoi se rrjeti kriminal I përbërë nga shqiptarë, merret prona luksoze me qera dhe brenda tyre ndërtonte shtëpi bari. Për…
”Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri”, uron presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit thotë se nderon ato që me guximin, trimërinë dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë. “Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri. Nderim përjetë atyre që me guximin, trimërinë dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë”, shkruan Presidenti Begaj në Facebook. Më herët, President Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve për Çlirimin e Shqipërisë. Kreu i Shtetit vendosi kurorë me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Po përballemi me një kufi të ri për zhvillimin njerëzor dhe nuk është koha për t’iu dorëzuar tundimit për të pasur frikë, duke u kthyer mbrapsht. Diçka befasuese po ndodh në Silicon Valley. Përplasja e ashpër për fatin e OpenAI përfundoi me kthimin e Sam Altman në rolin e CEO, por ajo që kemi parë ka një rëndësi shumë më të madhe: përshkruan sfidën e fortë, për të përcaktuar natyrën dhe perspektivat e inteligjencës artificiale. Prandaj është një pikë kthese në revolucionin teknologjik që i jep formë shekullit të 21-të dhe hyn edhe në jetën tonë. Rreth një vit pas…
Një incident pa asnjë pasojë është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë, ku pema e dekoruar e Krishtlindjes është rrëzuar për shkak të erës së fortë që kishte përfshirë zonën. Pamjet e pemës së rrëzuar u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, dhe shumë kritikë të presidentit Biden me ironi u shprehën se kjo ngjarje tregon ekzaktësisht presidencën e tij. Pema 12 metra e lartë ishte vendosur në jug të Shtëpisë së Bardhë, kur u godit nga era e fortë, që sipas aeroportit Regan arrinte deri në 80 km shpejtësi për orë. Punëtorët Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “shpëtonin” pemën dhe…
Autorët e grabitjes së argjendarisë “Marsi” në Kamëz, i kanë pasur punët të ndara për të marrë sasinë e floririt. E përbashkëta e të treve ishte maska farmaceutike që mbanin për të fshehur fytyrat dhe dorezat që mbanin në duar për të mos lënë shenja gishtash, një prej tyre kishte në duar doreza si ato të punës. Njëri nga 3 autorët që hynë në argjendari mbante në duar kallashnikov, tjetri në dorë kishte vare dhe i fundit një qese në duar për të futur bizhuteritë që do të grabisnin. Ato nuk janë identifikuar akoma nga policia, ndërsa u ndihmuan edhe…