Author: tirana

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Alma Kaçit, gruaja që u shfaq në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ ndaj Kaçit. Kujtojmë se më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, e cila filmoi kryetarin e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e institucionit vendor. Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar…

Read More

Vendet në rajonin e Gjirit Persik po kalojnë ngadalë drejt burimeve të rinovueshme të energjisë. Aktualisht po ndërtohen centrale të energjisë së rinovueshme në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, të cilët janë ndër më të mëdhatë në botë. Katari ndërtoi një sistem diellor përpara Kampionatit Botëror 2022 që mbulon dhjetë për qind të nevojave të vendit për energji. Një qytet në shkretëtirë po ndërtohet në Arabinë Saudite që do furnizohet ekskluzivisht me energji të rinovueshme. Neo thuhet se ka sistemin e vet diellor për hidrogjenin e gjelbër. Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërtojnë atë që thuhet të…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe anëtarët e kësaj force politike, kanë kryer homazhe sot tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ me rastin e ditës së Çlirimit. Ndonëse kjo datë është ditë përbashkimi, politika kryesisht ka festuar e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor. 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

Read More

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në disa akse. Sipas ARRSH rënie gurësh ka pasur në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Po ashtu reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar në Zhetkovc të Zveçanit një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandë mallrash, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare. Pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga Interpol. “Fsh. Zhetkovc, Zveçan 10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në…

Read More

Noizy një ndër reperët më popullur në Shqipëri e jo vetëm, ka dhënë një intervistë për mediat angleze ”Daily Express”, ku ka rrëfyer largimin e tij nga Shqipëria kur ka qenë fëmijë, jetën në Londër dhe karrierën e tij. Artikulli i plotë Kur Rigels Rajku mbërriti në Londrën e Jugut si 10-vjeçar në vitet 1990, ai po i shpëtonte jetës në skajet e një zone lufte. Lufta e Kosovës ishte në lulëzim të plotë dhe, edhe pse Shqipëria nuk po merrte pjesë drejtpërdrejt, të qenit kaq afër konfliktit vdekjeprurës pati ndikim te Rajku, i njohur më mirë me emrin e…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit. Në një postim në Facebook, ai ka postuar një video nga monumenti ‘Nënë Shqipëri’ dhe flamujt Kuq e Zi që valviten. “Gëzuar 79-vjetorin e Çlirimit Shqipëri! Në këtë ditë të rëndësishme, le të festojmë dhe të nderojmë kujtimet e atyre që luftuan për lirinë tonë”,-shkruan Veliaj.

Read More

Në 79-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Krerët e shtetit nderuan kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut. Shqiptarët kremtojnë sot 79 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë. Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua sot ceremonia zyrtare e homazheve, me praninë e personaliteteve më të larta politike të vendit. Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se lejimi i konfliktit në Gaza “do t’i japë Hamasit atë që ata kërkojnë”. Ai tha se Hamasi filloi më 7 tetor sepse i frikësohej “asgjë më shumë se izraelitët dhe palestinezët që jetojnë krah për krah në paqe”. “Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës do të thotë t’i japësh Hamasit atë që ata kërkojnë”, tha ai në X, i njohur më parë si Twitter. Tweet-i i tij shkaktoi konfuzion, duke ngritur pyetje nëse Biden po sinjalizonte një zbutje të qëndrimit të SHBA-së ndaj konfliktit. Biden ka kundërshtuar më parë një…

Read More

Me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thekson se kjo ditë është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar. ”Çlirimi i Shqipërisë është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë”. Kryeparlamentarja nënvizon se lufta e ashpër kundër pushtuesve në malet, luginat, fshatrat, qytetet, në çdo pëllëmbë të territorit të Shqipërisë është një sakrificë e madhe, por edhe një frymëzim i madh. “Antifashizmi, liria dhe vlerat demokratike qëndrojnë në themelet e Shqipërisë evropiane, një anëtare…

Read More

Mëngjesin e sotëm, një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq. Mjeti i aksidentuar është me targa rumune. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës. Deri tani nuk është gjetur personi i cili udhëtonte me këtë automjet, pasi pas aksidentit drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar. Në këtë rrugë edhe pse janë kryer punime madje edhe është bërë zgjerimi i saj mungon sinjalistika. Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti. Policia e Qarkullimit do…

Read More