Një tragjedi ka ndodhur këtë mëngjes, ku tre banesa pranë njëra-tjetrës janë djegur në fshatin Pendavinj të Maliqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe shkaktuan dëme të mëdha në shtëpitë e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, teksa zjarrfikësi shkuan menjëherë në vendngjarje për të vënë flakët në kontroll. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Author: tirana
”Greqia nën presionin e BE-së për Shqipërinë”, është titulli nga gazeta greke ”Kathimerini”. Në shkrim thuhet se konsultimet intensive diplomatike po zhvillohen me Greqinë me qëllim që të pranojë të dërgojë një letër në emër të Këshillit Evropian në Tiranë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat për tre grup-kapitujt e parë. Diskutimi përkatës pritet të zhvillohet në takimin e përfaqësuesve të përhershëm në BE (Coreper) të mërkurën ( pra sot, 29 nëntor), pasi Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave të anëtarësimit në BE (procesin e screening) të premten e kaluar pas 14 muajsh konsultime. Nuk është…
Në Librazhd ka përmbytje. Uji ka vërshuar në rrugë, dhe si pasojë disa persona mbetën të bllokuar në automjete. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku personat e bllokuar janë nxjerrë nga automjeti nga forcat zjarrfikëse. Stuhia solli edhe bllokimin e aksit nacional Elbasan-Librazhd, pasi në rrugë vërshuan gurët që u shkëputën nga shpati i malit.
Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet bregdetare të Japonisë më 29 nëntor. Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey. Një zëdhënës i rojeve bregdetare tha se nuk ka detaje të tjera për incidentin, përfshirë edhe për njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni. Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri teksa u rrëzua në oqean. Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar për…
”Big Brother Vip Kosova 2”, po prodhon lajme çdo moment. Ylli Dervishi apo siç njihet Buci ka krijuar një miqësi të mirë me Santiana Malokun. Ata kanë qëndruar në krah të njëri-tjetrit që në fillim të këtij spektakli, duke qenë në mbrojtje për çdo gjë. Së fundmi doli një video në rrjete sociale, që tregon më shumë se kaq dhe që ka bërë të vë në dyshime këtë raport. Në një moment, Buci shihet teksa ia vë dorën në të pasme bukuroshes nga Gjakova, duke e prekur disa herë. Videoja është bërë virale në TikTok dhe u komentua jashtëzakonisht për…
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn sot në ditën e fundit. Izraeli thotë se ka shpresë se armëpushimi mund të zgjatet sërish, por dhe Hamasi ka treguar gatishmëri për zgjatje. Shefat e inteligjencës nga Izraeli, SHBA dhe Egjipti kanë zhvilluar bisedime në Katar për të diskutuar një marrëveshje të re të mundshme. Marrëveshja e re mund të përfshijë lirimin e njerëzve ose të personelit ushtarak, të rrëmbyer gjatë sulmit nga Hamasi më shumë se 50 ditë më parë, ku rreth 160 persona mbeten në robëri. Në Gaza, më shumë furnizime humanitare po hyjnë, por agjencitë e ndihmës thonë se ende…
Milani është me një këmbë jashtë fazës së 1/16 të Champions League, pas një disfate të papritur në shtëpi përballë gjermanëve të Borussia Dortumund. Kuqezinjtë patën të parët shansin për të kaluar në avantazh, por Giroud dështoi të kthente në gol një 11 metërsh, në minutën e 6-të të sfidës. Pavarësisht disavantazhit Milani këmbënguli për të gjetur golin e barazimit dhe më i miri në fushë në pjesën e parë, Chukwueze e gjeti atë në një aksion të mrekullueshëm personal, në minutën e 37-të.
Shqiptarët ku që janë, po festojnë festat kombëtare. Qindra prej tyre kanë dalë në qendër të Londrës të festojnë ditën e Pavarësisë mbrëmjen e 28 nëntorit. Rrugët rreth Westministër kanë qenë të bllokuara nga turma njerëzish të cilët valëvisnin flamurin shqiptar dhe ndiznin fishekzjarre. Gjithashtu me makina, Audi Mercedes dhe makina sportive kanë hipur nëpër trotuare ndërsa i binin borive dhe festonin duke valëvitur flamurin kuq e zi. Tubimi ka shkaktuar trafik dhe bllokim të rrugëve. Përmes postimeve në X policia londineze tha se kishte konstatuar shkelje gjatë tubimit. “Oficerët kanë ndaluar disa autokolona automjetesh që kanë lëvizur në Londrën…
Këtë 29 Nëntor në Shqipëri festohet 79-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 79-vjetorin e Çlirimit. “MIRËMËNGJES dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, shkruan Rama. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, u pushtua nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut,…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në pjesën e parë të ditës, në mbrëmje përmirësim. Temperaturat minimale do luhaten 4-12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 5-9°C në veri, 14 -18°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.
Dashi Të mërkurën dita do të hapet me një ndjenjë agjitacioni. Rreziku për të shkaktuar tension është shumë i lartë. Shmangni debatet për sa i përket punës, lërini gjërat të rrëshqasin mbi ju. Edhe në dashuri duhet të përpiqeni të shmangni përplasjet. Demi Të mërkurën Hëna në sekstil premton mirë. Imazhi astral është i vlefshëm për sa i përket kontakteve. Nuk mund të hiqni dorë nga një punë edhe nëse nuk funksionon ashtu siç do të dëshironit, të paktën deri në maj të vitit të ardhshëm do të jetë mirë t’i mbani gjërat nën kontroll. Binjakët Të mërkurën, do t’ju…
Qyteti i Librazhdit është përfshirë nga stuhia e shiut dhe era e fortë, çka ka bërë që karriget dhe çadrat e bizneseve të fluturojnë në qendër të qytetit. Ka qenë kryebashkiaku Mariglen Disha i cili ka bërë publike në Facebook, pamjet apokaliptike që ka lënë pas stuhia, ndërsa paralajmëron se e keqja nuk ka mbaruar ende. Duke iu referuar IGJEUM, Disha thekson se gjatë natës pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit, prandaj qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes. Ai fton të gjithë banorët e Bashkisë së Librazhdit që të telefonojnë në numrin e zjarrëfikëses 128 për çdo problem që mund…