Ministria e Jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për 111-vjetorin e Pavarësisë. Me anë të një postimi në rrjeti social “X”, ministria serbe, shkruan po ashtu se mezi pret që të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dialogun e ngushë”. “Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë”, shkruhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme serbe. Our most sincere felicitations to our colleagues at @AlbanianDiplo and to…
Author: tirana
Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, mbërriti sot në kryeqytet.Ai u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i cili e vlerësoi edhe me një medalje. “Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.Ai tha gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme. Zyberaj u nis paraditen…
Agron Llaka ka publikuar një video me nipin e tij për të uruar festën e Flamurit. Ai bashkë me nipin kanë kënduar këngën e njohur “Mora Fjalë”.
Nga Monika Stafa Prej një gjysmë shekulli të gjithë ne kemi mësuar se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të Ahmet Zogut. Ky mendim ka vazhduar edhe për gati 33 vite pavarësisht se studimet janë divulguar prej marshit politik.Po përse ne ende kemi këtë përfytyrim?Si qëndron e vërteta? E gjitha rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, një histori politike e cila ende na mungon.Qeveria kombëtare e Ismail Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha. Po Shqipëria vetë çfarë ishte në vështrimin e këtyre…
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të ligjshme zgjedhjen e një biznesi për të vendosur që një shërbim publik të mos ofrohet nga punonjës që përdorin veshje apo simbole të fesë. Kjo çështje u trajtua duke iu referuar veshjes që mbajnë gratë dhe vajzat muslimane. “Për të krijuar një mjedis administrativ tërësisht neutral, një shërbim publik mund të ndalojë përdorimin e dukshëm në vendet e punës të çdo simboli që zbulon besime filozofike apo fetare”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian. Në vitin 2021, komuniteti i Annes në Belgjikë e ndaloi një…
Në ndeshjen e Al Nassr ndaj Persepolis, në Ligën e Kampionëve në Azi, ka ndodhur një ngjarje e rrallë. Pas një ndërhyrje ndaj Cristiano Ronaldos, gjyqtari i ndeshjes ishte pranë akordimit të penalltisë, por ka qenë vetë portugezi që e ka ndalur. Sulmuesi i Al Nassr është parë duke i thënë arbitrit se nuk është penallti e rregullt. Ai ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron një avantazh të pamerituar, duke respektuar “Fair Play”-n.
Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri dhe ish zv-kryetari i të njëjtës bashki Avdulla Cano kanë sërish probleme me drejtësinë. SPAK insiston se ata duhet të shpallen fajtore dhe për këtë arsye ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm kërkesën për dënimin e tyre jo vetëm me burg, por gjithashtu edhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike SPAK i thotë Gjykatës së Apelit se ish-kryebashkiaku duhet dënuar me një vit burgim. Të njëjtën kërkesë për t’i cilësuar si fajtorë, SPAK e përsërit edhe ndaj ish-drejtoreshës Enkelejda Kllomollari, Nexhmi Korrën ish-koordinator i njësive administrative të dyshuar për shpërdorim…
Një 54-vjeçar ka mbetur viktimë e një grabitjeje, mesditën e së hënës, në zonën e Kordelio-s në Selanik , nga tre të mitur të cilët e kanë sulmuar dhe i kanë marrë unazën e martesës që mbante dhe një zinxhir me kryq. Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur herët pasdite në afërsi të rrugës 25 Marsi, kur tre të mitur, dy romë 16 dhe 15 vjeç dhe një 17 vjeçar me origjinë shqiptare, kanë pikasur mësuesin 54-vjeçar dhe e kanë sulmuar në mes të rrugës. Pasi e kanë kërcënuar dhe rrahur, më pas i kanë rrëmbyer stolitë dhe janë larguar, ndërsa…
Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e Champions League. Shumë skuadra kërkojnë kualifikimin dhe shumë tjera që duan pikët e plota për ta provuar fatin në ndeshjen e fundit. Ndeshjet më interesante pritet të zhvillohet në “grupin e vdekjes”, Grupin F, ku Milani pret Dortmundin në San Siro dhe Paris Saint-Germain është pritës i Newcastle United në ‘Parc des Princes’. Të gjitha ekipet janë në garë për një vend që i dërgon në fazën e eliminimit direkt. Interesant do të jetë edhe në ndeshjen mes Barcelonës dhe Portos me katalanasit që presin një fitore për të siguruar kualifikimin, ndërsa Shakhtari me…
Një shqetësim që është shprehur shpesh nga prindërit që kanë fëmijë me spektrin e autizmit, janë vaksinat. Sipas tyre, kanë vënë re shenjat e autizmit te fëmija pas kryerjes së një vaksine. Neuropediatrja Migena Kika sqaron në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se vaksinat janë një faktor rreziku neutral për autizmin sepse as nuk e ulin dhe as nuk e ngrenë prevalencën. Faktorët e vërtetë të rrezikut janë të paturit e një fëmije tjetër me autizëm, gjinia e tij, mosha e prindërve dhe distanca kohore mes shtatzënive. Migena Kika: Është një nga faktorët e rrezikut madhor fakti që familja ka…
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Shqiparinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të DASH, Blinken vlerëson Shqipërinë për bashkëpunimin e ngushtë dhe thekson se lidhjet mes dy vendeve mbeten të qëndrueshme. Sekretari amerikan shton se SHBA është krenare që ka aleatë si Shqipëria, për promovimin e të drejtave të njeriut në botë. DEKLARATA E BLINKEN Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë dhe ju uroj një festë të gëzuar për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë…
Në Maj 1968, Franca u paralizua nga protesta shumë të ashpra. Tensionet kishin filluar në vitin 1967, kur studentët në kampusin e Nanterre në Universitetin e Parisit u rebeluan kundër kufizimeve të vendosura në konvikte, që u ndalonte studentëve meshkuj dhe vajza që të flinin bashkë. Shumë shpejt trazirat u përhapën, dhe frustrimi i të rinjve ndaj një shoqërie që kishte mbetur sipas tyre në të kaluarën, i shtyu drejt “Botës së Tretë” – një ideologji anti-imperialiste që vinte theksin në solidaritetin me jugun global dhe vendet në zhvillim, gjë që reflektohet në ikonografinë maoiste dhe vietnameze, që shihet edhe…