Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona. Sipas policisë, Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia morën peng një 30-vjeçari për shkak të një borxhi 6 mijë paund. Morën me forcë një shtetas, në automjet, ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur lirimin e 30-vjeçarit. ”Pengamarrja, për shkak të një borxhi për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve. Autori kryesor i pengmarrjes dhe shtetasi i marrë peng, të dy të dënuar më parë, në Britani, për krime në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë. Hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish-drejtorin e forcave Operacionales, ish-shefin e Kurbinit Dritan Metaj, ish-shefin e krimeve të komisariatit nr.6 Dedan Gjoni. Po ashtu hetim pasuror po kryhet edhe ndaj ish-shefit i krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega. Të gjithë janë nën arrest me burg. Edhe ndaj shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, po bëhen verifikime për pasurinë e tij. Prokuroria e Posaçme po verifikon edhe pasuritë e disa ish-zyrtarëve të tjerë të policisë mes tyre Erzen Breçani dhe një polic Arlind…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm sot në qytetin e Vlorës në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mbajti një deklaratë për mediat. Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e Sali Berishës po nga Vlora, i cili përdori një shprehje për të përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, duke i thënë: “I themi derrit, dajë”. Kurti tha se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale, por shtoi se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët sipas tij, e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë…
Vdekja e tij shkaktoi protesta të forta, por Prokuroria e Tiranës vendos pushimin e çështjes për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit, duke mos gjetur shkelje nga policët të cilët e arrestuan. Sipas hetimeve ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga mbidoza e lëndës narkotike. Kërkesa e prokurorisë së bashku me rezultatet e hetimit është dorëzuar në gjykatë. Ngjarja ndodhi në 22 tetor 2022. Gjatë ndjekjes së policisë, 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika pasi nuk donte të arrestohej. Lear Kurti ndërroi jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i ishte…
Për herë të parë në Tiranë mbahet Parada e Shqiptarëve me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada ka mbledhur mbi 200 ansamble popullore. Dikur parakaloi i veshur si hero ynë kombëtar, Skëndërbeu.
Urimet nuk kanë munguar as nga yjet shqiptarë nëpër botë. Ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje kanë qene nga personazhe të njohur publikë. Mes tyre që po bën xhiron e rrjetit është dhe urimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka shpërndarë në “InstaStory” një postim të babait të saj, Dukagjin Lipa. Ky i fundit ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”. Ndërsa, Dua ka shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.
Konferenca e Londrës e vitit 1912 nuk e njohu qeverinë e Ismail Qemalit. Ajo vendosi që Shqipëria të bëhet principatë. Një libër sqaron sfondin. Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, kur ambasadorët e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Italisë u mblodhën për një çaj në dhomën e punës së ministrit të Jashtëm anglez Edward Gray. Njëra nga temat kryesore të takimit, që në muajt e mëpasshëm do të përsëritej e do të hynte në histori nën emrin Konferenca e Londrës, ishte Shqipëria.Që vendi ballkanik, populli i të cilit gati tri javë më parë kishte shpallur pavarësinë,…
Nikollë Sherrniku, mik i Ervis Martinaj do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” në lidhje me masakrën e Don Boskos, ku gjatë sulmit mbi lokalin e Fatjon Muratit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja. Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimet dhe pritet te dorëzojë dosjen ndaj Sherrnikut për gjykim. Sipas prokurorisë I pandehuri gjatë kohës që ishte vendosur nen masën e arrestit në shtëpi, ka udhetuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë ku në një servis në pronësi të një shtetasi nga Kosova mori atje target, të cilat u përdoren në masakrën e Don…
Nga sheshi “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ai tha se shqiptarët janë duke jetuar ditët tona më të mira, kombi ynë nuk ka qenë kurrë më i begatuar, më i prosperuar, kurrë më i lidhur me njëri-tjetrin se sa sot. “Falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë ardhur nga çdo cep i trojeve tona. Kemi pak shi sot, por është bereqet, është begati. I uroj secilit gëzuar festën e flamurit, gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Rroftë Shqipëria! Është shumë e rëndësishme, që teksa kemi ambicie për të shkuar…
Në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” ka nisur parada kuqezi me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet. Kjo paradë organizohet për herë të parë dhe parada mbledh mbi 150 Ansamble popullore.
Rekordet e Guinness kanë filluar të bëhen të zakonshme për Arbnora Fejzën. Edhe këtë vit me flamurin kombëtar të punuar në mënyrë unike me artin e origamit, ajo synon ta thyejë rekordin e radhës për t’i dhënë edhe më shumë kuptim festës së 111-vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar dhe ditëlindjes së Heroit të Kombit, komandantit legjendar, Adem Jashari. Mozaiku i flamurit kombëtar më përmasa 1300.4 m, është gara jetike e saj, kurse inspirimi është dashuria që ka për çdo milimetër të këtij simboli si dhe flijimi titanik i përmasave botërore nga heroi kombëtar, Adem Jashari së bashku me familjen.…
NATO ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, përmes një fotoje të postuan në Twitter. “Urojmë aleatin tonë Shqipërinë që feston ditën e Pavarësisë”, thuhet në postimin që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar.