Author: tirana

Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet dhe kuriozitetet e tyre. Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve. Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve. E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani’. Ditëve të…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Ditën e Pavarësisë ka uruar shqiptarët. Ai thotë se duhet nderim për veprën e ndritur te shumë patriotëve që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912. ‘Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë”,-shkruan Meta.

Read More

Për Ditën e Flamurit dhe të 111 viteve Pavarësi të shtetit shqiptar, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Parada të fillojë në orën 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. Parashikohet që parada të zgjasë disa orë, nga ora 11 deri në orën 14:00 dhe do të parakalojnë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me një urim për Pavarësinë e Shqipërisë, thotë se me datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor. Osmani ka shkruar në Facebook se flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë. “Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij…

Read More

Fredi Beleri kërkon të dalë nga burgu dhe të marrë në dorën Bashkinë e Himarës. Nga ana tjetër, ai vijon që të flasë për mediat greke, duke thënë se mbahet në mënyrë të padrejtë në burg, me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “Ligji në Shqipëri nuk funksionon. Në datën 4 dhjetor, pas 6 muajsh pengesë, do të ekzekutohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo”, ka deklaruar Fredi Beleri nga burgu, për median greke Skai. “Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka një gjueti shtrigash nga qeveria. Kushdo që nuk pëlqehet nga…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet. Shpërthimi është shkaktuar nga një sasi lënde eksplozive që ishte vendosur në ambientet e jashtme të një lokali, në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç. Mësohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More

Për 111 vjetorin e Pavarësisë, Policia e Shteti ka bërë një video-mesazh për të uruar shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme. Teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, Policia e Shtetit thotë se rreth 11 mijë efektivë policie kontribuan në çdo skaj të vendin për sigurinë e shqiptarëve. Për Policinë e Shtetit ky është një vit jubile, pasi shënjon rezultatet më të mira. ”Rreth 11 000 efektivë policie, me një dëshirë dhe një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, kontribuan në çdo skaj të vendit, gjatë vitit të 111 të pavarësisë. Për Policinë e Shtetit, ky është një…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë. Ai ka zgjedhur një video të veçantë urimi me fëmijët e qytetit, ku citon se sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka. “Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë – Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri. Flamujt që valëviten sot na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Dita e sotme, 28-Nëntori do kulmojë me Paradën e Shqiptarëve, një aktivitet madhështor që bën bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni e bota, e që organizohet për herë të parë në…

Read More

Kaos nuk ka paska vetëm në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi i Malit të Zi u karaktetizua nga tensione dhe përplasje, pasi ish-kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç. Pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, Tensioni arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues Bensedin. Më pas erdhi reagimi i Abazoviçit.

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndodhet prej disa ditësh në Kosovë. Mbrëmë u organizua një darkë, ku përveç familjes Ora të pranishëm qenë edhe një pjesë e madhe e figurave publike. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka organizuar këtë darkë ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku tregon se të gjithë janë mbledhur për të festuar sukseset e Ritës. Aty shihen edhe artistë si: Dafina Zeqiri, Ylli Limani, Alma Bektashi, Valdrin Sahiti etj. Të pranishëm qenë edhe disa aktorë përfshirë, Kaltrina Krasniqin, Blerta Basholli e Samir Karahoda. “Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi…

Read More

Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me një mesazh në rrjetet sociale. Ministri thekson se modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza. “Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën! Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh…

Read More

Për 111 vjetorin e Pavarësisë, Google ka një dhuratë për shqiptarët. Google ka ndryshuar imazhin dhe është veshur kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë. Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Read More