Author: tirana

Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Një urim e ka edhe kryeministri Edi Rama, i cili në traditën e postimit të mëngjesit në Facebook, sot ka postuar një foto të veçantë. Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. ”MIRËMËNGJESI! Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë”, shkruan Rama.

Read More

Këtë të martë, moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në verilindje, reshje shiu dhe stuhi në perëndim. Temperaturat minimale do të luhaten -2-8 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 5-9°C në veri, 14 -19°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 -6 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Tani do të keni sundim të lirë për të realizuar projektet tuaja të punës në paqe. Do të ketë një mënyrë për të marrë një kënaqësi të madhe edhe nga pikëpamja ekonomike. Demi Të martën do të keni Jupiterin në shenjën tuaj, vetëm atëherë shumë çështje të pazgjidhura do të gjejnë një zgjidhje përfundimtare. Deri atëherë do të detyroheni të luftoni pak për të gjetur njëfarë stabiliteti edhe në nivelin emocional. Binjakët Të martën nëse java e kaluar u karakterizua me shumë tension, edhe java aktuale filloi me dyshime të mëdha. Nuk është e lehtë të kuptosh se në…

Read More

Gjatë mbledhjes së Asamblesë në Vlorë, Rama zgjodhi një biznes prodhimi të mobiljeve në Panaja. Gjatë fjalës me anëtarët e ansamblesë, nuk munguan edhe batutat e Ramës. “Shkencetarët nuk bëhen sipërmarrës. Unë nuk e di se kush është ky djali që qëndron pas kësaj fabrike të mrekullueshme, nuk e kam takuar ndonjëherë dhe i bëj komplimente, por jam i bindur që nuk është shkencëtar.Sepse janë të ndara rrugët dhe janë të ndara talentet dhe janë të ndara punët. Ju falenderoj shumë për ardhjen këtu. Dua ta falenderoj edhe zotrinë që ka këtë fabrikë të bukur për mipritjen dhe punën e…

Read More

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Austri. Mediat vendase raportojnë se 20-vjeçari shqiptar u hodh në lumin Salzach ndërsa po ndiqej nga policia. Edhe pse efektivët e policisë që po e ndiqnin e nxorën nga uji i akullt, shqiptari nuk ishte në gjendje të mbijetonte Ai humbi jetën në Spitalin Universitar në Salzburg. Policia dyshon se i riu mund të merrej me trafiqe. Kjo për shkak se ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani. Ai kaloi kufirin me makinën, që mendohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari…

Read More

Një aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Llukan Toska” në qytetin Fierit. Mësohet se katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Read More

Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, tërheq vëmendjen se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë dezinformimin me qëllim që të nxisin konflikt ndëretnik në Kosovë, të ulin besimin e shoqërisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të paraqesin Shtetet e Bashkuara në një pasqyrë të shtrembëruar. Raporti me titullin “Vorbulla e rrenave”, që është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nënvizon brishtësinë e institucioneve dhe medieve për t’u përballur me këtë vorbull. Kreshnik Gashi nga BIRN tha se rusët përmes dezinformatave synojnë të pengojnë integrimet euro-atlantike si dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes në mes të…

Read More

SPAK dyshon se grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave. Mësohet se i emërtuar Hawala, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë. Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në Shqipëri. Grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në “SKY”, ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet për…

Read More

Facebook mbetet platforma më e përdorur në mbarë botën, Instagram vjen i dyti me 79%. Jo çuditërisht, Instagram është gjithashtu platforma e dytë më e preferuar për shërbimin ndaj klientit pas Facebook, për tregtarët dhe konsumatorët. Me konkurrencën për video në formë të shkurtër midis Instagram dhe TikTok ende duke u ndezur, Reels përbën 30% të kohës së shpenzuar në platformën në pronësi të Meta. Kohët më të mira për të postuar në Instagram janë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të premten nga ora 9 e mëngjesit deri në 13:00, përgjithësisht. Ashtu si në Facebook, orët “e papërshtatshme”…

Read More

Gazetat britanike raportojnë se ekipi i Chelsea është i gatshëm ta japë Armando Brojën si hua te ekipi i Fullhamit. Lajmi vjen një ditë pas humbjes zhgënjyese të Chelsea me rezultatin 4-1 ndaj Neëcastle, teksa sulmuesi shqiptar e ka patur vështirë të aktivizohet me gjithë potencialin e tij që pas dëmtimit të rëndë në gju, që e la rreth një vit jashtë fushe. Sipas “Daily Mail”, Fullham është interesuar për sulmuesin kuqezi, lëvizje që mund të ndodhë në merkaton e janarit. Broja bëri debutimin e tij të parë që nga rikthimi në gjendje të plotë në një fitore 2-0 kundër…

Read More

Nesër 28 nëntor pritet të ketë reshje intensive shiu në të gjithë vendin. Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të jenë të përqëndruara dhe me intensitet më të lartë në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korcë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqtje të dherave. Për rrjedhojë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen problem me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. • Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër…

Read More

Më 1864, siç shkruan edhe vetë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu…

Read More