Author: tirana

Bashkia Mat, pas përfundimit të rehabilitimit të lagjes, “Drita” blloku nr.2. në qytet, ka përfunduar punën dhe për vendosjen e ndriçuesve.Kryebashkiaku Agron Malaj nënvizon se falë këtij investimi tanimë kjo hapësirë është kthyer në një ambient shumë të mirë për banorët e zonës që jetojnë në këtë lagje.Ai siguron se Bashkia Mat do të vijojë investimet në çdo sektor në të gjithë territorin e saj.

Read More

Në prag të festave të nëntorit, Bledar Çakalli është ndalur në Gjirokastër për t’i dhuruar qytetit disa punime murale me figurat që kanë shenjuar historinë e Shqipërisë.E ka nisur duke pikturuar portretet e Çerçiz Topullit, Ismail Qemalit dhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në hyrje të qytetit do të realizojë gjithsej 7 piktura, por thotë se nëse do të ketë mbështetje financiare do të realizojë edhe më tepër.“Projekti i radhës ka qenë në Gjirokastër. E kemi nisur me Skënderbeun, Adem Jasharin, Çerçiz Topullin. Do vijojmë me figura të tjera historike. Janë 7 figura kombëtare që do të bëhen, nëse do…

Read More

Delegacione të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve të Lindjes së Mesme dhe shteteve të Afrikës veriore u takuan në Barcelonë të hënën për të kërkuar përfundimin e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Takimi u dominua nga thirrjet për t’u dhënë fund luftimeve në Rripin e Gazës, ndërkohë që zyrtarët palestinezë kërkuan zgjatjen e armëpushimit. Thirrjet për t’i dhënë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit ishin boshti i takimit të 42 shteteve të Bashkimit Evropian, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore që morën pjesë në takimin e organizuar nga Unioni i Mesdheut. “Asgjë nuk mund të justifikojë brutalitetin e Hamasit…

Read More

Në prag të 28 nëntorit, maratonomaku Erzen Zyberaj është nisur këtë të hënë në orën 10:00 në një vrapim prej 260 Km, nga Sheshi ‘’Skenderbeu’’ në Prishtinë për të arritur në Sheshin ‘’Skenderbeu’’ Tiranë, më 28 nëntor. Maratonomaku, Erzen Zyberaj e ka bërë të ditur këtë aktivitet personal nga llogaria e tij në rrjetin social Facebook.

Read More

Nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Vlorë, kryeministri Rama ngriti pyetjen nëse një i ri mund të blejë një shtëpi në Shqipëri. Më tej ai tha se më një punë të zakonshme kjo nuk është e mundur, ndërsa shtoi se edhe jashtë shtetit, si në Greqi apo edhe në Itali nuk është e mundur, nëse bëhet fjalë për një punë të zakonshme. “Na duhet arsimi profesional në të gjitha strukturat. Nuk mund të luajmë në Champions League me lojtarë amatorë. Po të shohësh raportin e eksporteve bujqësore me konsumnin e brendshëm të prodhimit është rritur dhe do të rritet…

Read More

Hajduk Split arriti që të fitonte me shifrat 0-2 kundër Istrës në transfertë. Në këtë ndeshje arriti që të shënonte edhe lojtari shqiptar, Emir Sahiti. Në fushë pamë një detaj interesant, lojtari serb Mladen Devetak dhe Emir Sahiti janë përplasur edhe fizikisht me njëri-tjetrin, ku ka pasur shtytje. Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë të Istrës që përfituan nga momenti duke shtyrë Sahitin. Por kroati Marko Livaja, tregon se jo më kot është kapiten te Hajduk Spliti. Livaja ka shkuar për të mbrojtur Sahitin dhe ka tërhequr rivalin duke e kapur nga fyti për t’ia bërë të qartë se…

Read More

Ish-deputeti, Fatbardh Kadilli akuzoi klasën politike se pas debateve në parlament, flasin me mesazhe dhe janë në një komunikim krejt normal me njëri-tjetrin, pavarësisht se në sy të njerëzve ndajnë mendime të ndryshme. “Ne u rrëzuam me një milion vota duke qenë në pushtet. Pse? Për korrupsion, konsum dhe dështime. Tani, po i njëjti njeri i thotë shqiptarëve ‘më votoni mua se unë nuk jam aq i keq sa Edi Rama’. Po je i keq mor zotëri! Shqiptarët të rrëzuan njëherë, shqiptarët duan diçka tjetër. Prandaj Edi Rama lufton që të jetë Sali Berisha atje, sepse është një betejë që e…

Read More

Diabeti po prek gjithnjë e më shumë edhe fëmijët në vendin tonë dhe sipas specialistëve janë rreth 600 fëmijë që rezultojnë me këtë sëmundje. “Nëse ne dikur flisnim për diabet vetëm në moshat e thyera dhe në mosha mbi 40 vjeç për shkak të mënyrës së jetesës dhe shumë problematikave të tjera ne flasim për diabet tani në mosha shumë të vogla. Ne në qendër kemi fëmijë me diabet kemI me diabet tip 1 insulinovartës, pra diabet i cili është genetik dhe trajtohet gjithë jetën me insulinë. Në fakt diabeti është kthyer në një problematik shumë të madhe edhe pas…

Read More

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, deklaroi në Asamblenë e zgjeruar të PS në Vlorë, se këtë vit Shqipëria ka patur një stabilitet ekonomik si asnjë vit tjetër më parë. Ai theksoi se pensionistët do të marrin bonusin e festave duke nisur pas disa ditësh “Brenda vitit 2023, ne duhet të arrijmë në 20 milionë turistë dhe në mos më tepër. Ama për të arritur, na duhet të bëjmë shumë më tepër në të gjithë kompnentët e zinxhirit të turizmit. Një tjetër shifër shumë domethënëse për pasqyrën aktuale të ekonomisë së vendit, është borxhi publik. Kemi një ulje…

Read More

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros preventive ndaj pronave që janë ndërtuar dhe po ndërtohen brenda territorit të bazës ushtarake të Shëngjinit. Procedimi penal për këtë çështje nisi nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Në hetim janë vënë disa ish-zyrtar lokal të cilët dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Gjykata e Lartë ka cituar prokurorinë që thotë se “kjo pasuri është brenda vendosjes së Forcave të Armatosura dhe se regjistrimi i kësaj pasurie në emër të personave privatë është në kundërshtim me ligjin dhe përbën cenim të sigurisë kombëtare”. Objekti disa katësh brenda…

Read More

Katër ujësjellës, Fier, Lezha, Vlora dhe Durrësi kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të ujit për të ndryshuar tarifat. Shoqëritë që furnizojnë qytetarët në 12 bashki i kanë argumentuar kërkesat me nevojën për investime dhe shlyerjen e borxheve. Për tre shoqëri, Fierin, Vlorën dhe Lezhën, ERRU ka kërkuar dokumentacion shtesë, ndërsa për Durrësin së afërmi mund të jepet edhe një vendim. Më herët shoqëritë e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, që mbulojnë një total prej 16 qytetesh aplikuan së fundmi pranë ERRU për ndryshim tarifash, por kërkesa e tyre u rrëzua për shkak të mospërmbushjes së kushteve.

Read More

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin kombëtar për nder të festës së flamurit, 28 Nëntorit. Arifi ka thënë se kjo është hera e shtatë që po e vendos flamurin, ndërsa ka uruar qytetarët për festën, transmeton Telegrafi. “Për 28 Nëntor po e vendosim flamurin kuq e zi në luginën tonë, është e shtatë herë. Jemi duke mbijetuar këtu, duke shpresuar se nuk na harroni këtu”, thotë Arifi, derisa e vendos flamurin në objektin e komunës.

Read More