Author: tirana

Pas rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë zbardhur disa ngjarje kriminale. “SKY” dhe “Encro Chat” kanë identifikuar disa grupe kriminale, duke arrestuar disa persona, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të policisë. Policia ka arrestuar një oficer policie, një zyrtare të kufirit, ish-nëndrejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin dhe disa persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim të cilët akuzohen edhe për grup kriminal. Pas përgjimit që i janë vënë në dispozicion SPAK-ut, kanë dalë në dritë edhe emra të disa vajzave të botës së “showbiz-it”, mes tyre edhe këngëtarja Elvana Gjata. Përveç ish-partneres së Matës, këngëtares Elvana Gjata,…

Read More

Autori irlandez, Paul Lynch i cili më parë e përshkroi romanin e tij “Profet Song” si i frymëzuar nga “ndjenja e rrëshqitjes liberal-demokrate”, fitoi Booker Priza 2023. 46-vjeçarit, i cili jeton në Dublin, iu dhurua trofeu i tij nga fituesi i vitit të kaluar Shehan Karunatilaka, në një ceremoni të mbajtur në Old Billingsgate, Londër. Ai është autori i pestë irlandez që fiton çmimin, me vlerë 63 000 dollarë, sipas Booker Prize, pas Iris Murdoch, John Banville, Roddy Doyle dhe Anne Enright. Ngjarja e të dielës pati një fjalim kryesor të mbajtur nga Nazanin Zaghari-Ratcliffe, i cili u lirua nga…

Read More

Beyonce bëri një ndryshim të madh në pamjen e saj, duke i lyer flokët bionde. Ylli është e adhuruara e Donatella Versace, diçka që e ka theksuar edhe vetë stilistja në postimin që ka bërë përmes Instagramit. 68-vjeçarja italiane ngarkoi foto të yllit të pop-it tashmë bjonde me një krijim të argjendtë Versace. Beyonse pozon duke buzëqeshur me fustanin e saj të gjatë dhe dorezat e njëjta. Dizajneri e ka idhulluar atë me një shfaqje të rrallë entuziazmi, duke shkruar: “ Beyonce, ti je një vizion në Versace. Ti je unike. Një dhe i vetëm, numri një!! Mezi pres të…

Read More

Mazhoranca po tërhiqet nga varianti i propozuar nga Ministria e Financave për të rritur taksën e karbonit për industrinë e hekurit, çimentos dhe prodhimit të ferro-kronit, për emetimet e karbonit në mjedis. Këto industri përdorin qymyrin si lëndë djegëse. Komisioni i ekonomisë është drejt shtyrjes së kësaj takse në 2026, kohë kur edhe Bashkimi Europian do të ndjek të njëjtën linjë. Kreu i komisionit të ekonomisë Eduard Shalsi, argumenton se kjo masë për tregun tonë është e parakohshme. “Ne po konstatojmë se masa duket e parakohshme, mund të penalizojë një sektor dhe nuk do ti shërbejë mirëfilli qëllimit që është…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani, kur vjen fjala për vajzën e saj, është treguar shumë disktrete duke mos e shfaqur shumë në rrjetet sociale. Zoi shfaqet me një fustan të zi, me jakë të bardhë, teksa në duart e saj të vogla mban një mollë. Kujtojmë se Arbana Omsani është nënë e tre fëmijëve, Jonit, Diellit dhe Zoit. Zoi ka ardhur në jetë në shtator të vitit të kaluar. Arbana e dha lajmin e pritjes së ëmbël live gjatë transmetimit të Big Brother Vip.

Read More

Gianni De Biasi ka komentuar arritjen e ëndrrës europiane për herë të dytë të djemve kuqezi. Në një intervistë për “Euronews Albania” ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është shprehur se që nga viti 2016 deri më sot, kanë kaluar 7 vite dhe secili prej futbollistëve kanë fituar më tepër eksperiencë. Gjithashtu, ai ka treguar ndër të tjera se i vjen keq që nuk e përfshiu Berat Gjimshitin në listën e Kombëtares së vitit 2016. “Nga 2016 deri sot kanë kaluar 7 vjet, secili lojtar ka marrë shumë eksperiencë. Isha unë që e sinjalizova të shkonte te Atalanta. Më vjen keq që…

Read More

Marash Gjoklaj sapo kishte dalë nga burgu, por përfundoi sërish në qeli pas denoncimit të një 19-vjeçareje për ngacmim seksual. Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht. Sakaq, janë zbardhur detaje nga dosja hetimore pas denoncimit të 19-vjeçares, e cila punonte si shitëse në një dyqan rrobash. Në dëshminë e saj dhënë në polici, vajza thotë se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë.…

Read More

Banori i një shtëpie në Hermetschwil-Staffeln ndodhej jashtë banesës kur smartfoni i tij papritmas dha alarmin. Kamera e vëzhgimit tregoi dy persona të panjohur që po kalonin fshehurazi në shtëpinë e tij. Ai vrapoi drejt banesës dhe gjeti derën e oborrit të hapur. Telefoni inteligjent dha alarmin në orën 18:45 të së shtunës në mbrëmje. Megjithëse burri vrapoi menjëherë në shtëpinë e tij në Hermetschwil-Staffeln, ai gjeti vetëm një derë të hapur oborri. Ndaj ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka nisur kërkimin me një qen policie. Pak më vonë, një patrullë mundi të ndalonte dy burra që përputheshin me…

Read More

Gjashtë adoleshentë kanë dalë para gjyqit në Paris më 27 nëntor për rolin e tyre në vrasjen e mësuesit Samuel Paty. Ky është gjyqi i parë, nga dy gjithsej, për rastin që tronditi Francën. Të dyshuarit arritën në gjykatën për të mitur, thanë burimet për AFP-në. Gjyqi ndaj tyre do të jetë i mbyllur për publikun dhe pritet të zgjasë deri më 8 dhjetor. Mësuesi 47-vjeçar i historisë dhe gjeografisë ishte therur dhe më pas i ishte prerë koka, afër shkollës së mesme në Konflans-Seint-Honorine, në periferi të Parisit. Sulmuesi i tij, refugjati çeçen, Abdoullakh Anzorov, 18 vjeç, u qëllua…

Read More

Princi Harry në muajin maj mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij Charles pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet. Sipas disa burimeve të asaj kohe u tha se Dukesha e Sussex Meghan Markle qëndroi në Kaliforni me fëmijët e saj për të festuar ditëlindjen e djalit Archie, e cila është gjithashtu më 6 maji, dita kur Mbreti Charles u kurorëzua zyrtarisht. Por një ekspert mbretëror dhe mik i çiftit më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Dukesha e Sussex humbi kurorëzimin. Në librin e tij të ardhshëm “Endgame”, i cili pritet të dalë…

Read More

3 raste të grabitjeve të ndodhura në zonën e Unazës së Re në Tiranë janë zbardhur. Sipas policisë autorët janë identifikuar dhe proceduar penalisht. Bëhet fjalë për tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç si edhe një 41-vjeçare banuese në Tiranë. 41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”. 3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit. Sakaq materialet procedurale i…

Read More

Sali Berisha ka një sfidë të hapur për kryeministrin Edi Rama. Ai e fton në një tryezë, “kokë me kokë” e sipas tij t’u tregojnë se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës. Berisha, është i sigurt se Rama është “hajduti më i madh” i këtij vendi. “Të vijë të ulemi bashkë. Unë jam ish-kryeministër, ai është kryeministër. T’u tregojmë shqiptarëve se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës. Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij…

Read More