Author: tirana

Olly Alexander është në bisedime për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në ”Eurovision 2024”. Këngëtari thuhet se është një fans i madh i konkurrencës dhe i dëshpëruar për të qenë hyrja zyrtare e Britanisë për vitin 2024. Drejtuesit e BBC- së pa dyshim shpresojnë të ndryshojnë fatin e Mbretërisë së Bashkuar pasi Mae Muller nuk arriti të impresiononte audiencën në fillim të këtij viti në konkursin në Liverpool, ku ajo përfundoi e dyta nga e fundit. Sipas The Sun, Olly ka realizuar një këngë tërheqëse të shkruar nga Dua Lipa dhe producenti i saj Danny L Harle, truri i hitit…

Read More

Një prift kalendarik 68-vjeçar në Salaminë të Greqisë, është vënë në pranga për akte seksuale me një të mitur që nuk kishte mbushur moshën. 12. Prifti 68-vjeçar ka qenë i njohur i babait i së miturës dhe duke përfituar nga njohja e tyre, ka vizituar shtëpinë e familjes kur prindërit nuk ndodheshin aty dhe ka kryer vazhdimisht akte seksuale ndaj 12- vjeç. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij dhe në vendin ku ai kryente detyrat fetare, u sekuestruan media dixhitale, përmbajtja e të cilave do të hetohet nga laboratorët e mjekësisë ligjore. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë…

Read More

Tirana do jetë në festë të madhe më 28 dhe 29 nëntor, dy data të rëndësishme për Shqipërinë: Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv fton të gjithë të vijnë në Tiranë dhe të shijojnë këtë ngjarje fantastike. “Nesër do i tregojmë botës kulturën tonë! Sot Tirana jeton ditët më të mira, Shqipëria jeton ditët më të mira, shqiptarët po jetojnë ditët më të mira, jo ditët perfekte po jemi shumë më mirë seç kemi qenë në 111 vite shtet. Sigurisht data 28 dhe 29 ashtu…

Read More

Për festën e 28 Nëntorit, atleti Erzen Zyberaj do të niset nga Kosova në këmbë drejt Shqipërisë. Ai do ta nisë rrugëtimin e tij nga Prishtina dhe do ta përmbyllë në Tiranë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash. “Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.

Read More

Në Muzeun Etnografik Berat ka përfunduar faza e parë e restaurimit. Janë kryer punime në: suvatimin e fasadave si dhe suvatimet në interierin e muzeut. Gjithashtu, është realizuar vendosja e tavanit në “Dhomën e Çiftit”, restaurimi i tavanit tek “Dhoma e Miqve”, drenazhime rreth gjithë perimetrit të objektit, instalimet elektrike, restaurimi i trarëve në tavanin e Çardakut, si dhe lyerja e tyre me antimol e vaj lini. Ka përfunduar restaurimi i gjithë çatisë së muzeut si dhe shumë punime të tjera restauruese, si dritaret e dyert. Ky investim vjen përmes kontributit të Këshillit të Qarkut Berat. Qartazi evidentohet transformimi i…

Read More

Një raporti për dezinformata, thuhet se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq. Raporti i titulluar “Vorbulla e rrenave”, që është publikuar më 27 nëntor, është hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), dhe është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Raporti ka gjetur narrativë e cila synon të kriminalizojë NATO-n, duke e parë si diçka të dëmshme për Kosovën. Gjatë analizës…

Read More

Greqia vijon që të ndërhyjë në çështjen e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Papastavro në një intervistë për mediat greke thotë se çështja e Belerit nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një çështje evropiane. “Ka shtete anëtare që thonë se çështja është dypalëshe. Jo vetëm e thonë këtë, por pretendojnë se është i papranueshëm bilateralizimi i hyrjes së Shqipërisë në Evropë. Unë them se kjo është një qasje e gabuar […] çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit ligjor”,-tha Papastavrou në një intervistë për…

Read More

Me rastin e festave kombëtare të Nëntorit, dhjetëra patriotë shqiptarë me banim në Massachusetts dhe jo vetëm në SHBA, ngritën Flamurin kombëtar shqiptar në sheshin e Bashkisë së Bostonit, krah atij Amerikan. Një ceremoni e shkëlqyer që ngriti zemrat peshë. Me bekimin e kryetares së Bashkisë së Bostonit Michelle Wu, përfaqësuesja e se cilës lexoi përshendetjen në emër të saj, duke cilësuar komunitetin shqiptarë ndër më të rëndësishmit në Boston. Me pas hirësia e tij, peshkop Theofan Koja drejtues i peshkopates shqiptare njëherazi kryetari i përkohshëm i Vatrës në Boston bekoi Flamurin Kombëtar Shqiptar i cili u ngrit pranë sheshit…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se buxheti i ardhshëm për institucionin që ajo drejton është buxheti më i madh i akorduar, pothuajse 1 miliard euro. Në buxhetin prej rreth 98.72 miliardë lekë i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale është parashikuar 67.7 miliardë lekë për sektorin e shëndetësisë dhe 30.1 miliardë lekë për Mbrojtjen Sociale. Në një intervistë në programin me “Wake Up”, në televizionin Top Channel, Koçiu u shpreh se ky sektor ka vëmendje të veçantë me programe të dedikuara dhe objektivi kryesor është mbulimi me sistem shëndetësor sa më pranë vendbanimit…

Read More

Dashi Fol me zë të lartë, që të dëgjohesh. Hëna e plotë te Binjakët do të ndriçojë zonën e komunikimit, duke të të ndihmuar që të jesh më i/e qartë, në mënyrë që të zgjidhësh një dilemë që të ka munduar prej kohësh. Mërkuri shkon te Bricjapi duke të të orientuar drejt karrierës, ndaj mos u çudit nëse merr një rol lideri, apo një shpërblim. Demi Dëgjoje trupin tënd, Dem! Të hënën, Hëna e plotë në Binjakë të ndihmon të lidhesh me trupin tënd, pasi Mërkuri të frymëzon që të kthesh sytë nga kujdesi për veten. Në 6 muajt e…

Read More

Një muaj pasi u denoncua i zhdukur, këtë të hënë 29-vjeçari shqiptar Angjelo Avdiu u gjet i pajetë në një fshat të Greqisë, i varur në një pemë dhe me duar të lidhura. Baba i një fëmije, ai jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ishte larguar mëngjesin e 29 tetorit, ndërsa gjatë natës kishte qëndruar me një të afërm. Vëllai i tij ka thënë se 29-vjeçari kishte ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre. “Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij…

Read More

Një vilë, katër makina luksoze dhe 600 mijë euro cash i janë sekuestruar në Itali një trafikanti të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për pasuri të shtetasit Geront Dedja, 44 vjeç, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe ndihmë për emigracionin e paligjshëm, eksponent i krimit të organizuar shqiptar. Dekreti i sekuestrimit me qëllim konfiskimin e pasurive është nxjerrë nga seksioni i masave parandaluese të gjykatës së Torinos. Hetuesit e Seksionit Antikrim të Komisariatit të Torinos kryen masën mes Torinos dhe Venetos, duke sekuestruar një vilë në bashkinë Caselle Torinese, katër makina luksoze, një degë të tërë kompanie aktive në ndërtim,…

Read More