Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim 5 mjekë të Spitalit Rajonal për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Bledar Sherifaj, i cili më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale. Mjekët Ledjusa MuhametajEnton DoreAgim SulajAleks SulejmaniNdriçim Bala
Author: tirana
Atmosfera kuqezi, jo vetëm në dekor, por edhe me shumë aktivitete do të përfshijë Shkodrën për festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamje nga qyteti i Shkodrës i stolisur kuq e zi për festën e Pavarësisë. “Shkodra e veshur kuqezi për festat e mëdha të shqiptarëve”, shprehet Rama krahas video nga qyteti verior. Bashkia Shkodër ka programuar zhvillimin e një sërë aktivitetesh në kuadër të festave të Nëntorit.
Dennis Ballazhi, i njohur ndryshe me nofkën (Ushtari Ilirian), sot 26- vjeç, filloi karrierën në boksin profesional katër vite më parë duke u stërvitur me kampionë bote, europe e shumë të tjerë si edhe me trajnerë të rangut boteror. Deri tani Ballazhi, një i ri mjaft premtues, ka zhvilluar dy ndeshje për shkak të vonesës së licensës profesionale e cila jepet nga federata e boksit në Angli. Ky është vetëm fillimi për Dennisin të cilin e pret një rrugëtim i gjatë drejt suksesit. Ndeshjet e Denisit po promovohen dhe menaxhohen nga Steve Goodwin (Goodwin Boxing)një ndër promovuesit më të mëdhenj…
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është në Kosovë dhe vizita përkon me ditëlindjen e saj të 33-të. E shoqëruar nga bashkëshorti, Taika Waititi, Rita ka vizituar disa nga zonat më të bukura të Kosovës, por nuk kanë munguar dhe takimet me zyrtarë të lartë të shtetit. Kryeministri Albin Kurti vlerësoi rolin që Ora ka luajtur për përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të kaluar ditëlindjen time. Jam 33 vjeçe sot dhe mendoj që kemi bërë një punë të mirë deri tani Sot ka qenë një takim frymëzues dhe emocionues. Mendoj…
Aksidenti i të miturve me makinë në Sarandë, është tragjik. Arjol Dervishaj, 14-vjeçari nga Vllahati i cili ishte pasagjer në makinë me shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj pak ditë më parë, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin e Tiranës.
Sot mbushen 55 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorit të rëndësishëm kombëtar. Demonstratat shpërthyen më 27 nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj dhe Gjilan. Nismën e ndërmori dhe shkëndijën e ndezi një grup politik nëntë anëtarësh i studentëve të Prishtinës, me Osman Dumoshin në krye. Ky grup quhej Komiteti i Demonstratave dhe përbëhej nga Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Afrim Loxha, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati dhe Hasan Dërmaku. Demonstruesit mbanin në duar parullat: ”Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, “Poshtë politika kolonialiste ndaj Kosovës”, “Duam bashkimin e të…
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Bruksel sot (27 nëntor) dhe do të qëndrojë deri më 29 nëntor për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë. Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftim ka bërë të ditur se Sekretari Blinken do të nënvizojë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Blinken do të theksojë edhe përkrahjen e SHBA-së për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Përveç këtyre temave, Blinken do të diskutojë prioritetet e Samitit…
Angjelo Avdiu ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga data 30 tetor nga zona Vartholomiu në rajonin Achaia në Greqi, ku ndodhej për të vizituar familjarë të afërt. Por sot mediat greke kanë dhënë lajmin tragjik. Sipas policisë greke, 29 vjeçari është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini. 29-vjeçari shqiptar është identifikuar nga rrobat, ndërsa nëna e tij ka kryer dhe procedurën e vështirë të identifikimit nga afër. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi…
Prefektura e Kukësit rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa të bllokuara janë rrugët për njësitë Arrën, Zapod dhe Kalis. Po ashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësinë Topojan dhe disa fshatra në Njësinë Malzi. Në Mirditë vijojnë të bllokuara nga bora rrugët e fshatrave, Ndërshen, Nënshejt e Lajthizë. Nga subjektet kontraktore është punuar dhe po punohet për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale.
Edhe këtë vit Franca ka triumfuar në ”Junior Eurovision 2023”, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e tetë me këngëtaren Viola Gjyzeli. Festivali që u zhvillua në Nisë solli në skenë 16 këngëtarë, ku Viola Gjyzeli interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe me këngën “Bota ime”. Pas votimit të shteteve përkatëse dhe jurisë, Franca arriti të fitonte me këngëtaren Zoé Clauzure “Cœur” (Zemra).
Temperatura të acarta kanë përfshirë Dibrën me -13°. Në akset rrugore kombëtare nuk ka më borë, por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes dhe të përdorin mjetet antirrëshqitëse. Rruga e Arbrit është e kalueshme, por ka prezencë të akullit në orët e para të mëngjesit dhe të darkës. Prezencë të akullit ka edhe tek pishat e Bulqizës edhe pse rruga është kriposur. Aksi Peshkopi-Kukës ka prezencë të akullit nga Sllova deri në Vasie, ndaj në orët e para të mëngjesit dhe të darkës duhet të përdoren zinxhirët. Rrugët e njësive administrative janë hapur, po…
Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka pranuar çmimin “Nëntori shqiptar”, nga komuniteti shqiptar në New York, në prag të 28 nëntorit. Në ngjarjen e organizuar e pranishme për të kënduar ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti. Pas performancës ajo u pa e shoqëruar nga Grenelli, i cili ndau disa imazhe nga ky event në llogarinë e tij në Instagram. Në njërën prej tyre Grenell shihet përkrah Bleonës, e cila shihet duke i dhuruar një puthje në faqe ish-emisarit. “Jam shumë mirënjohës që kam pranuar këtë çmim në New York nga…