Author: tirana

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, gjatë qëndrimit në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVK2”, ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij personale. Së fundmi teksa po bisedonte më një ndër konkurrentët e tjerë, artisti tregoi vështirësitë që ka kaluar për të realizuar këngën e tij të parë. Ai tha se për të bërë realitet këtë ëndërr ka punuar në punë të ndryshme, ndërsa tregoi se ka punuar në fabrikë ditë e natë dhe parat që i fitonte i kursente për të realizuar këngën e tij të parë. “Videon e parë që e kam bërë tamam profesionale me Memlin, kam…

Read More

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka plagosur me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Raportohet se shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Sakaq, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë: Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Shërbimet e Policisë…

Read More

Këtë të hënë Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar një seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës. Presidenti Bajram Begaj tha se sfida e sistemit gjyqësor po përballet me një numër të lartë dosjes që janë në shqyrtim, ndërsa theksoi se synim mbetet afrimi i drejtësisë me eficencë, barazi para ligjit e transparencë, te qytetarët shqiptarë. “Rishikimi i Kushtetutës për shkak të zhvillimeve e realiteteve të reja duhet vlerësuar me kujdes, maturi, e ekspertizë, duke mbajtur në vëmendje të ardhmen evropianë, parimet themelore e shtyllat kryesore të saj. Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak…

Read More

Debatet e forta nuk kanë munguar në ”Big Brother Vip Kosova”. Më i forti ishte ai i së dielës mes Lumbardhit dhe Gani Gërmisë, ky i fundit doli jashtë kontrollit. E kjo situatë nxiti reagime të shumta nga banorët e tjerë, mes tyre edhe Shqipja e cila për këtë ka biseduar me Lumbardhin. Shqipja u shpreh se banorëve të tjerë u ka thënë se “Lumi e ka nxorri jashtë kontrollit më të fortin e shtëpisë”. “Ti, mund të nxjerrësh jashtë edhe Bucin, unë nuk të nënvlerësoj, por as me të vlerësuar nuk të vlerësoj”, i tha Shqipja ndër tjera. “Unë…

Read More

Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, Policia kaloi në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Rendit, në akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu shkuar në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje. Gatishmëria dhe shërbimi i përforcuar do të vijojnë deri më datë 30 nëntor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të zhvillohen festime, informoi sot policia. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit po bashkëpunojnë me policitë bashkiake, për…

Read More

Policia e Elbasanit ka është vënë në pranga shtetasen I.B, 30 vjeçe, punonjëse e DRSHTRR Elbasan, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumentet. Një ditë më parë, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli në kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS. “Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për…

Read More

Dennis Ballazhi, i njohur ndryshe me nofkën (Ushtari Ilirian), sot 26- vjeç, filloi karrierën në boksin profesional katër vite më parë duke u stërvitur me kampionë bote, europe e shumë të tjerë si edhe me trajnerë të rangut boteror. Deri tani Ballazhi, një i ri mjaft premtues, ka zhvilluar dy ndeshje për shkak të vonesës së licensës profesionale e cila jepet nga federata e boksit në Angli. Ky është vetëm fillimi për Dennisin të cilin e pret një rrugëtim i gjatë drejt suksesit. Ndeshjet e Denisit po promovohen dhe menaxhohen nga Steve Goodwin (Goodwin Boxing)një ndër promovuesit më të mëdhenj…

Read More

Pas një kaosi prej një muaji, sot në sallën e Kuvendit po mbahet një seancë dhe kjo për kujtimin e “25 viteve Kushtetutë”. Në këtë datë të shënuar për shtetin ligjor, në seancë janë të pranishëm presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe personalitete të larta shtetërore nga vendi dhe vende mike. Gjatë fjalës së saj Nikolla solli në vëmendje rëndësinë e zbatimit Kushtetutës. “Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi të ata që i kanë zgjedhur. Para një dekade u përballëm me një sistem të korrupsionit, që ishte…

Read More

Shumë shkolla në Bruksel dhe rajonin Braband do të mbajnë dyert mbyllur për nxënësit këtë të hënë pas një alarmi për bombë që u dha të dielën mbrëma dhe që ngriti në këmbë autoritetet belge. Kërcënimi u bë mbrëmjen e së dielës, teksa autoritetet e Wallonie-Bruxelles Enseignement njoftuan prindërit përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fillim të këtij muaji, disa shkolla brenda dhe jashtë Brukselit u evakuuan pasi policia mori njoftime për kërcënime të ngjashme për sulme me bombë.

Read More

Ndeshja e femrave në futboll mes ekipeve të Tiranës dhe Vilanisë degjeneroi në dhunë. Shkak u bë përplasja në fushë mes lojtareve dhe stafeve të dy skuadrave, ndërsa klubet në reagimet e tyre kanë akuzuar njëra-tjetrën. Sot është publikuar edhe video e përplasjes në të cilën duket sherri masiv në fushë. Siç shihet, në përleshjen mes vajzave të skuadrave të Tiranës dhe Vllaznisë, nuk mungojnë as meshkujt të cilët kanë qenë pjesë e stafeve respektive.

Read More

Moti i acartë dhe ngricat në rrugë, është situata në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7. Po ashtu qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa grupet e mirëmbajtjes kanë punuar për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave. Sa i përket drejtuesve të automjeteve, ARRSH i këshillon këta të fundit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për…

Read More

Një dasëm në Tajlandë u kthye në tragjedi. Chaturong Suksuk 29-vjeç, do të martohej me një grua 44-vjeçare, por ai hapi zjarr dhe vrau gruan e tij, nënën e saj 62-vjeçare dhe motrën e nuses 38-vjeçare, e më pas vrau veten. Autori i tragjedisë është Chaturong Suksuk, i cili ishte një sportist paralimpik dhe ish-ushtarak. Plumbat e 29-vjeçarit në dasmën që u zhvillua të shtunën plagosën dy të ftuar, njëri prej të cilëve përfundoi i vdekur. Çifti ka pasur një debat gjatë ceremonisë martesore, ndërsa burimet thonë se 29-vjeçari ndihet i pasigurt për diferencën në moshë me 44-vjeçaren. Çifti jetonte…

Read More