Author: tirana

Kjo e hënë shënon edhe ditën e katërt të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Një ditë më parë (26 nëntor) u liruan 17 pengje, mes tyre 3 tajlandezë, ndërsa në këmbim Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë. Izraeli ka marrë një listë me 11 pengje që do të lirohen nga Hamasi sot (27 nëntor), në ditën e fundit të armëpushimit në konflikt. Hamasi thotë se po kërkon të zgjasë pauzën aktuale katër-ditore në luftimet me Izraelin dhe të rrisë numrin e pengjeve të liruar. Kryeministri izraelit, Netanyahu duke folur me Biden, tha se ekziston një plan marrëveshjeje që parashikon lirimin…

Read More

Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë kësaj jave. Sot do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale. Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram…

Read More

Dashi Të hënën qielli është optimal për zemrat e vetmuara që mund të kenë takime të veçanta. Ndoshta do të gjeni personin që do t’jua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, sikur të mos ketë ndodhur për një kohë të gjatë. Në punë, kohë e mirë për kontakte. Do të shihni që së shpejti do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses. Demi Të hënën do bëni kujdes në dashuri sepse ka shumë nervozizëm. Në punë ndiheni nën presion por pak nga pak gjërat do përmirësohen. Binjakët Të hënën në dashuri duhet më shumë vëmendje, veçanërisht fjalëve. Në punë vlerësoni…

Read More

Një virus misterioz që shkakton pneumoni është përhapur nëpër shkolla në të gjithë Kinën prej disa ditësh. Rritja e rasteve është shkaktuar nga gripi dhe patogjenë të tjerë të njohur dhe jo nga një virus i ri, theksoi këtë të dielë ministria kineze e Shëndetësisë. “Grupet e fundit të infeksioneve të frymëmarrjes shkaktohen nga një mbivendosje e viruseve të zakonshme  që shkakton rënie të imunitetit, si; rinoviruset, virusi sincicial i frymëmarrjes ose RSV, adenovirusi, si dhe bakteret si mycoplasma pneumoniale, që është një shkaktar i zakonshëm për infeksionet e traktit respirator”- tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Read More

Reshjet e dëborës po ulen globalisht ndërsa temperaturat vijojnë të rriten për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, tregojnë një analizë e re dhe harta nga një shkencëtar klimatik i NOAA, sipas CNN. Megjithatë më pak borë që bie nga qielli nuk është aq e padëmshme sa mund të tingëllojë, pasi kjo kërcënon të përforcojë ngrohjen globale si edhe të krijojë problematika për ushqimin dhe ujin për miliarda njerëz në rang global. Shkencëtarët thonë se e ardhmja e reshjeve të borës është mjaft e qartë. Një botë më e ngrohtë e nxitur nga ndotja njerëzore do të thotë se…

Read More

Andreea Vilcan, këngëtare nga Rumania, ka publikuar ‘coverin’ e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”.“Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, ka thënë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës. Vilcan ka paralajmëruar po ashtu se më 28 nëntor do të vizitojë Kosovën.

Read More

Publikohen disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet edhe fondi personal i ish-udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, në ditarin e tij politik që i përket periudhës qershor 1961, nëntor 1963, ai ka mbajtur shënime dhe ka analizuar disa nga ngjarjet kryesore të asaj periudhe, si: takimi i Nikita Hrushovit me Xhon Kenedin në Vjenë, raportet e acaruara të Tiranës zyrtare me Moskën, pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve dhe tërheqjes së ambasadorit rus nga Tirana, në nëntorin e 1961-it, (sipas Enverit, ambasada sovjetik kishte një personel me…

Read More

Një qershori 2024 do të jetë data e shumëpritur për shqiptarët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, pasi në këtë datë do të hyjë në fuqi faza e tretë e ndryshimeve në ligjin për emigracionin. Juristi Rafael Todhe, shpjegoi në Ditarin  se kjo është faza më e rëndësishme për emigrantët, teksa shpjegoi edhe disa nga fazat e ligjit, i cili hyri në fuqi në 18 nëntor të këtij viti. “Nuk përfitojnë, por ligji nga 1 qershori 2024 jep dyfishimin e personave që aplikonin me ligjin e vjetër të Ballkanit Perëndimor, pra nga 25 mijë në 50…

Read More

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italine për strehimin e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme ka sjellë reagimin e aktivistëve në Lezhë. Protesta e një grup aktivistësh, u shoqëruan edhe me tensione mes tyre e policisë, pasi këta të fundit e quajnë të paligjshme diçka të tillë. Aktivistët tentuan të ngrejnë një çadër “kamp” përpara bashkisë, por një veprim i tillë u ndalua nga uniformat blu. Kujtojmë se nga marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni do të strehojë mbi 3 mijë emigrantë të Lindjes së Mesme që ndodhen aktualisht në Itali.…

Read More

Mevlan Shanaj ka rrëfyer për jetën e tij personale dhe karrierën e tij të gjatë si aktor dhe regjisor. Ai komentoi dhe Ismail Kadarenë, për të cilin shprehu vlerësimin e tij dhe tha se shqiptarët që e anatemojnë nuk kanë të drejtë. “Ismail Kadare është një artist nga Shqipëria i përkthyer në 46 gjuhë. Mbylle gojën, kush je ti anonim? Ti je një njeri që s’di të lexosh ndër rreshta. Ka bërë kompromise, edhe ai ka bërë. Janë 46 kombe që kanë nevojë për mendjen e tij,” – u shpreh Shanaj. Ai është një figurë e dashur për publikun shqiptar…

Read More

Marcel Orsoto është një nga të vetmit njerëz që hyri në burgun e grave të Támara ku duken pasojat e përgjakshme të 46 të burgosurve që u masakruan nga njëri-tjetri. Nga trupat e prerë e deri te krerët e bandave të etur për gjak, ai që ka kaluar nëpër burgjet më famëkeqe të Hondurasit dhe El Salvadorit, tregon se ata janë ferri në tokë. Marcel Osorto, një gazetar investigativ nga Hondurasi, tregoi për ‘The Sun‘ tmerret që pa pasi hyri në burg pas “ditëve të tyre më të errëta dhe më vdekjeprurëse”. Osorto i ka kushtuar vite kërkimit të krimit të organizuar…

Read More

“Kur mora vesh se isha shtatzënë më fëmijën tim të tretë, pashë në eko se ishte vajzë. Unë u gëzova shumë por vjehrra me kunatin shprehën pakënaqësinë e tyre që fëmija e tretë është prapë vajzë. Ata më thanë që nëse do ishte djalë edhe do të ngushtoheshim , ndërsa tani që është vajzë, pjesa financiare është shumë e vështirë për ta përballuar. Kunati një herë në kuzhinë më tha ‘ti do të na lësh pa trashëgimtarë’, ndërsa vjehrra pati guximin dhe më dha numrin e një gruaje që bënte aborte si qëmoti.” Kjo më sipër është historia e Zhulit…

Read More