Një 75-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali mbrëmjën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në Porcari të provincës së Luças në Itali. E moshuara shqiptare, por banuese në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puçini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejt të një ambulance, shqiptarja nuk mundi të mbijetonte. Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volkswagen Golf.
Author: tirana
Një 60-vjeçar nga Kolonja, ka humbur kontaktet me familjen ditën e djeshme, ndërkohë policia vijon punën për gjetjen e tij. Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë. Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve. Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon, por nuk kanë mundur të flasin më me 60-vjeçarin. Sipas policisë nuk dihet ende nëse ka ndodhur gjë me të, apo…
Trajneri Silvinjo është kthyer një ndër personat më të dashur të shqiptarëve për arsye se arriti të kualifikonte Shqipërinë në Europianin e 2024-ës. Ai arriti të kthente lumturinë dhe shpresën tek Kombëtarja dhe tifozët kuqezi. Shumë video qarkullojnë në rrjetet sociale në nder të tij, dhe së fundmi një e tillë është shpërndarë dhe nga vajza e teknikut brazilian. Aty shfaqet Silvinjo duke festuar me futbollistët e Kombëtares. Tati e ka publikuar në InstaStory me mbishkrimin: Qava kur shikova këtë (VIDEO)
Vrasja e Martin Çeços, e ndodhur në qershorin e vitit të kaluar në fshatin Kolanec të Maliqit, ka nxjerë në skenë një kakofoni rrymash të paligjshme, për të ndikuar tek Tina Pajollari, dëshmitarja e kryesore e atij krimi të tmershëm me mbytje me litarin e jonxhës dhe zhdukjen e trupit brenda në rezervuar. Qëllimi i vetëm ishte që Tina Pajollari, të fshihte autorësinë e krimit tek të pandehurit, Valter Mollaj dhe kushëririn e tij Edlir Mollaj, duke sjellë rrethana lehtësuese që më vonë do shërbenin për lirimin nga burgu të dy personave, të cilët janë arresuar nga policia. Dhe për…
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova komenton propozimin e aleatëve të Partisë Demokratike, ku ai bën pjesë, për themelimin e një federate, me misionin për të bashkuar opozitën. I pyetur nëse do të jetë Sali Berisha “prijësi” i kësaj federate, Starova tha se është ende herët për të folur për vendime, por zbuloi se ish-kryeministri ka kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar. “Berisha është ai që është, njeri me shumë përvojë e dije. Është histori e gjallë e gjithë opozitarizmit në Shqipëri. Ndoshta Berisha vetë ka idera të tjera pasi është njeriu që e njeh shumë mirë situatën,…
Një i ri në Lezhë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të marrë nusen, duke shkuar në shtëpinë e saj me karrtrec. Vargu i disa koarroatrecave të zbukuruar me dekorin e dasmës terhoqi vëmendjen e qytetarëve të Lezhës gjatë kohës që lëviznin në rrugët e qytetit.
Pavarësisht se nuk niset si favorite në letër, kuqezinjtë janë gati për të bërë surprizën e madhe në Euro 2024. Skuadra e teknikut Sylvinho vlen jo pak edhe në shifra. Në mesin e 21-skuadrave të kualifikuara deri më tani, kombëtarja jonë gjendet në vendin e 20. Duke iu referuar grumbullimit të fundit, për dy duelet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, vlera në treg e lojtarëve kuqezi kap shifrën e 81.7 milionë Eurove. Kombëtarja shqiptare lë pas përfaqësuesen e Rumanisë, që në treg vlen rreth 10 milionë euro më pak se kuqezinjtë. Në listën e vlerave mungojnë emra të rëndësishëm si,…
Ditën avokate, natën këngëtare. Mariel Colón Miró, juristja e re që numëron mes klientëve të saj trafikantin e fuqishëm meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán dhe që ka vendosur të bëjë emër edhe jashtë gjykatave. Edhe pse për shumë këto dy profesione duken pa lidhje me njëra-tjetrën, për të gjykatat dhe skena janë të ngjashme. “Ju keni një audiencë që është gjyqtari dhe juria, dhe ju duhet t’i bindni ata për një histori. Një tjetër pikë e përbashkët: Të dyja janë botë të udhëhequra nga njerëzit”, u shpreh ajo. Për Colón Mirón, karizmatike dhe e qeshur, industria e argëtimit…
Përdorimi pa kriter i antibiotikëve është një ndër kërcënimet kryesore të shëndetit publik. Organizatat Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për konsumimin e antibiotikëve pa recetë dhe vdekjet e larta që po shkakton rezistenca antimikrobike në Europë dhe mbarë botën. Pas një anketimi të kryer në 14 vende të Europës, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, OBSH konstatoi se një e treta e popullsisë së rajonit përdor antibiotikë pa recetë mjekësore. Arsyet e marrjes së antibiotikëve ishin ftohjet, simptomat e ngjashme me gripin, dhimbje fyti dhe kollë. Por ekspertët e OBSH theksojnë se pa vizitën dhe ekspertizën e mjekut nuk mund të merren…
Presidenti Bajram Begaj, mori sot pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Durrës, në përkujtim të 26 Nëntorit 1912. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e qytetarëve të Durrësit, që në atë kohë dolën në krah të patriotëve për ardhmërinë e Shqipërisë së pavarur dhe, gjithashtu, vizionin e tyre sot për transformimin e qytetit. “Durrësi është qyteti i parë i Rilindjes sonë, ku 111 vjet më parë, më 26 Nëntor, u ngrit krenar flamuri i Kastriotit të lavdishëm, një akt i shenjtë dhe një kujtesë për vlerat më të shtrenjta, njësoj si gjaku dhe gjuha, njësoj si betejat dhe…
Pas u rikthye te fitorja në kampionat, Milan tani sheh për nga Champions League. Dhe ndeshja e radhës Milan-Borussia Dortmund përfaqëson një udhëkryq të rëndësishëm për sezonin e kuqezinjve. Nga ndeshja në San Siro mund të ketë edhe një rezultat përfundimtar që duhet shmangur absolutisht: skuadra e Piolit do të eliminohej para kohe nëse do të humbiste ndaj gjermanëve dhe PSG do të mundte Newcastle. Në të gjitha rastet e tjera, vendimi do të shtyhet për ditën e fundit të caktuar për 13 dhjetor. Me mposhtjen e Borussias shanset për të kaluar do të jenë konkrete, ndërsa me një tjetër…
Ngacmimi seksual i pacienteve në ambientet e urgjencës ku shërbente, i ka kushtuar shtrenjtë një mjeku shqiptar në Itali. Gjykata e Monzës e ka dënuar kirurgun 40-vjeçar me inicialet R.G, me 20 muaj burg. Ndaj tij rëndonte akuza për dhunë seksuale, pasi një paciente 20-vjeçare e denoncoi për aktin e pahijshëm që kreu ndaj saj. Ngjarja ndodhi në vitin 2019, në klinikën Zucchi, ku vajza që denoncoi kirurgun shkoi në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti. Sipas prokurorit të Monzës, Flaminio Forieri, i cili kishte kërkuar dënimin me 14 muaj burg për mjekun,…