Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Botëror, ka arritur një rezultat historik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar skiatoren shqiptare që bën pjesë dhe në Sport Klubin Tirana, për performancën e saj të jashtëzakonshme. “Rezultat historik për Shqipërinë! Skiatorja shqiptare Lara Colturi, me performancën e saj të jashtëzakonshme, na bëri krenarë duke dalë e para në botë në raundin e dytë dhe e 12 në mesataren e dy kohëve, në Botërorin e skive. Spektakolare”, shkruan Veliaj. Vitet e fundit, Klubi shumësportësh “Tirana”, po njeh një hov në cilësinë e sportistëve që garojnë në disiplina të…
Author: tirana
Ndërtimi i rrugës Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën. Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge kushtoi rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga peisazhi mahnitës që ofron përshkimi i kësaj rruge. Rama po ashtu vuri në dukje edhe ndikimin e saj në shtimin e fluksit të turistëve që vizituan zonën. “Peizazh mahnitës i rrugës së re Leskovik-Ersekë, ku ky vit solli shumë turistë, e më shumë akoma do të sjellë tjetri”, u shpreh ai. Rruga është e gjatë 42.67 km, gjerësia e…
Mbi 10 mijë bimë narkotike janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zona e thella malore të fshatrave Kir dhe Pult. Operacioni “Alpe të Pastra” përfundoi me arrestimin e shtetasve, Arben Shpati, Pavlin Shpati, Aurel Fejzo, Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve Gjovalin Shpati, Artan Shpati, Aleksander Shpati, Fatmir Shpati, Mhill Shpati, Aleksander Rrasa. Njoftimi: Shkodër/Hetime proaktive të thelluara dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”. Kishin kultivuar 10…
Shqipëria shënon një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE. Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel. Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. “Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit”, u shpreh Hasani. Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit…
Aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë dje u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të borës, sot është rihapur për qarkullimin e automjeteve. Policia bëri me dije se edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë-Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura. Policia e Dibrës u angazhua duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.
Automjeti tip Benz përfundoi jashtë rruge në një arë në qytetin e Fierit. Mjeti është përmbysur dhe thuajse është shkatërruar, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Policia tha se nga ngjarja mbetën të plagosur katër persona, përkatësisht drejtuesi dhe pasagjerët.
Borë në qarkun e Korçës. Më së shumti nga rreshjet u përfshi zona e Dardhës. Ka pasur reshje intensive dëborë edhe në Qafë-Thanë edhe në këtë aks është punuar me borëpastruese për të shmangur problemet në qarkullimin e automjeteve. Janë segmentet e fshatrave malore ato që po rishikohen sot në mëngjes për kriposje. Bashkitë e qarkut nuk raportojnë probleme nga moti i keq ndërsa sa i përket mungesës së enërgjisë elektrike ka në fshatra të bashkive Maliq dhe Pogradec por po punohet per riparimin e tyre nga grupet e punës të cilat ndodhen në terren. Policia Rrugore apelon për rritje…
Robert Aliaj dhe djali i tij, Kristi kanë folur hapur për një çështje të kaluar tashmë, atë të hyrjes së Sabianit në ”Big Brother Vip Albania 2” ku ishte edhe vajza e tij. Të ftuar në “S’e luan Topi” ata nuk kursyen këndvështrimet e tyre lidhur me situatën e pazakontë të krijuar pas hyrjes së Sabianit në shtëpi. “Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe, sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e…
Operacioni ”Tempulli” është në Prrenjas, ku në pranga ka rënë një 62-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjet një sasi lënde narkotike të ndara në doza gati për shitje. Dozat e lëndës narkotike i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë. Njoftimi i Policisë Sekuestrohen lënda narkotike kanabis, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe…
Qyteti i Peshkopisë këtë të diel zgjohet i veshur nga bora. Reshjet përgjatë mbrëmjes së kaluar kanë zbardhur tërë qytetin. Pamjet janë mahnitëse dhe tregojnë që zyrtarisht dimri ka zënë vend. Me gjithë bukurinë që ofrojnë pamjet e dëborës në pemë apo mbi çati, kujdes të shtuar duhet të kenë njerëzit dhe shoferët që udhëtojnë me makinë. Shkak janë ngricat që mund të shkaktojnë incidente nga më të ndryshmet.
Sipas “The Guardian”, mbreti Charles III ka përfituar nga vdekja e mijëra njerëzve në dukatin e Lancasterit, në veriperëndim të Anglisë, asetet e të cilit do të përdoreshin fshehurazi për të forcuar një perandori të administruar të pasurive të paluajtshme dhe tregtare nga trashëgimia e tij. E gjithë kjo rrjedh nga një zakon i lashtë i bazuar në një rregull mesjetar ende në fuqi, të quajtur “bona vacantia”. Sipas këtij rregulli, të ardhurat e sovranit përfshijnë edhe pasuritë e atyre që vdesin në Dukat pa lënë testament, ose pa trashëgimtarë. Dukati i Lancasterit, një pronë e diskutueshme toke dhe pronash…
Borë ka në disa zona të Kukësit, Dibrës, Malësisë së Madhe të Shkodrës si dhe Korçës. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar, autoritetet kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur të gjitha akset kryesore rrugore. Temperaturat në Peshkopi kanë zbritur disa gradë nën zero. Personat që u bllokuan në by pass-in e Qafë Murrizës u ndihmuan nga policia dhe u larguan nga aty. Bëhet me dije se një pjesë e atyre që kanë lënë mjetet aty ku u bllokuan kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur. Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por…