Klubi i Tiranës ka reaguar në lidhje me sherrin në futbollin e femrave, në sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë. Bardheblutë shkruajnë se u sulmuan fizikisht nga stafi shkodran, të cilët sipas tyre, në fillim kishin ndaluar zhvillimin e ndeshjes. REAGIMI I PLOTË I TIRANËS: Ditën e sotme ishte planifikuar të luhej ndeshja KF Tirana Femra – KF Vllaznia Femra, në kompleksin “Skënder Halili”. Në këtë takim, klubi shkodran nuk ka lejuar që ndeshja të luhet, duke dhënë shembullin më të keq, në një vend ku futbolli i femrave po zhvillohet dhe për më tepër që dy skuadrat ishin duke zhvilluar…
Author: tirana
Numri i madh i diplomave të falsifikuara është një problem që paraqet shqetësim në shtetin e vogël ballkanik, në Mal të Zi. Kjo dukuri, sipas ekspertëve, kërkon një zgjidhje të shpejtë, jo vetëm nga Ministria e Arsimit në Malin e Zi, por edhe nga institucionet tjera përkatëse, u tha në një tryezë të rrumbullakët në Podgoricë, ku u trajtua kjo dukuri që paraqet një problem të madh në shoqërinë malazeze. Në tryezë u vlerësua se ka mbi 25,000 diploma të falsifikuara ose të dyshimta në Mal të Zi që paraqet një numër tejet të madh për një shtet me 650,000…
Ndeshja mes Tërbunit dhe Besëlidhjes u luajt vetëm 45 minuta për shkak se stadiumi “Ismail Xhemali” u mbulua nga bora. Gjatë pjesës së parë, portieri i vendasve Entoni Shkoza nuk u ndje mirë për shkak të temperaturave të ulëta. 22-vjeçari u dërgua menjëherë në spital dhe pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën. Në pjesën e parë barazuan 1-1. Sakaq, pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 në qytetin e Shkodrës.
Katër persona humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në Gruenau im Almtal, një fshat në Austrinë e Epërme. Autoritetet austriake thanë të shtunën se kanë gjetur trupat e katër personave pas rrëzimit të aeroplanit në Austrinë perëndimore. Nuk dihet shkaku i rrëzimit si dhe destinacioni përfundimtar i fluturimit.
Më shumë se 50 turistë janë bllokuar në segmentet rrugore Kurbnesh-Lurë dhe Arras-Lurë. Mësohet se turistë vendas dhe të huaj ishin nisur drejt Lurës për të kaluar fundjavën, madje kishin rezervuar në bujtinat e këtij fshati turistik. Rreth orës 19:00, ata kanë kërkuar ndihmë pasi e kishin të pamundur të mbërrinin në Lurë. Hasan Hoti, një biznemen i zonës tha për “tirananews.al” se bashkë me banorë të tjerë kanë udhëtuar drejt Kurbneshit dhe Arrasit dhe kanë ndihmuar udhëtarët. Aktualisht në Lurë ka afro 30 cm borë dhe prej mëngjesit mungon edhe energjia elektrike.
Disa automjete janë bllokuar nga dëbora në Rrugën e Arbrit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbritur në terren për të parë nga afër përpjekjet për hapjen për qarkullim. Për Ballukun, reshjet e borës do të vijojnë me intensitet dhe për disa orë të tjera, teksa informoi se në Dibër shumë zona janë pa energji, por me ndalimin e stuhisë, grupet e punës do të dalin në terren për të rikthyer furnizimin.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me simpatizantët në qytetin e Lezhës, ka paralajmëruar kryebashkiakun e qyteti se “do t’i vijë radha” për t’u hetuar. “I them Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin, mbi bandat që i ke shpërndarë natën para votimit nëpër fshatra, i kemi të dokumentuara të gjitha. I kemi vrasësit që sulmonin Salvador Kaçajn me porosi të Edi Ramës. I ke mbi licenca që i kë dhënë për parcelat e drogës, dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë, dhe vota në krim. Dhe do të të vijë radha. Pjerin do të…
Është rritur në 96 numri i njerëzve të vdekur nga vërshimet si pasojë e shirave të mëdha në Somali, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve, SONNA. “Numri i të vdekurve nga vërshimet ne Somali ka shkuar në 96”, shkroi SONNA në rrjetin social X, duke shtuar se kjo shifër është konfirmuar nga Mahamuud Moallin, kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në Somali. Njëlloj sikurse pjesa tjetër lindore dhe Briri i Afrikës, Somalia është goditur nga shira të pandërprerë që nisën në tetor. Ato u shkaktuan nga El Ninjo dhe një fenomen tjetër klimatik i Oqeanit Indian. Të dyja…
Reshjet e borës kanë pralizuar disa akse rrugore në veri dhe veri-lindje të vendit. Në Qafë Murriz, në rrugën e Arbrit raportohet se dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara prej më shumë se katër orë. Akset problematike në Dibër: Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie. Aksi kombëtar Peshkopi – Tiranë është i bllokuar në segmentin Peshkopi – Maqellarë në Dovolan ku kanë mbetur rreth 100 mjete, si dhe aksi tek pishat e Bulqizës – Qafa e buallit i bllokuar. By-Passi i Murrizit është i bllokuar nga fshati Bastar…
Fermerët në Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Ukrainë për të kuptuar se si lufta atje po ndikon operacionet e tyre dhe fermerët e tjerë në botë. Korrespondoenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh bisedoi me një fermer në shtetin e Ilinoit dhe analistë mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në sektorin e bujqësisë në Amerikë dhe në mbarë botën. Adam Brown është pronar i një ferme në periferi të qytetit Dekatur në Ilinoi, rreth 8700 kilometra nga vijat e para të frontit të luftës në Ukrainë. Megjithëse Ukraina ndodhet shumë larg qytetit të tij, fermeri Adam…
Ministrja Belinda Balluku bëri me dije se në terren ndodhen 110 borëpastruese dhe 1100 punonjës për të normalizuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në disa zona të vendit. Nga Rruga e Arbrit, një ndër akset me më shumë problem në qarkullim, ministrja Balluku këshilloi drejtuesit e mjeteve të ndjekin udhëzimet dhe të evitojnë qarkullimin e panevojshëm. “Ne në rang vendi kemi 110 borëpastruese që qarkullojnë në këto momente. Sipas të dhënave të motit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, kjo stuhi do vazhdojë deri në orën 19:00 dhe pastaj do të kemi një qetësim të situatës. Në qarkun e…
Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë u shpreh se demokratët kurrë nuk kanë pasur armik më të egër se Edi Rama. Ai shton se në 10 vitet e opozitës, rregullat bazë të demokracisë, ku pushteti dhe opozita rivalizojnë në kushte normale me alternativat e tyre, u zhdukën. “Kur Edi Rama erdhi në pushtet, i them në parlament: zotëri, lidhjet tua me krimin i njeh e gjithë bota, janë universalisht të njohura, por shqiptarët të amnistuan sepse të votuan. Dhe tani çdo gjë do përcaktohet fati i vendit, i demokracisë, se çfarë do të bësh ti me këto…