Author: tirana

Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat për shkaqe ende të pa ditura. Policia sqaroi se i riu nga Kavaja ishte shtruar në këtë qendër rehabilitimi në muajin qershor. “Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qendror për Vlerësimin e Nevojave të Personave…

Read More

Fjalë zemre dedikuar babait të tij të ndjerë. Aktori i humorit, Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar Zef Dedës, që u nda nga jeta dje pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Pasi vlerësoi rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër. “Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjyq i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di…

Read More

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në botë. Në nivel global, vlerësohet se rreth 736 milionë gra – pothuajse një në tre – i janë nënshtruar dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri, dhunës seksuale nga jopartneri, ose të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre. Kjo plagë është intensifikuar në mjedise të ndryshme, duke përfshirë vendin e punës dhe hapësirat në internet, dhe është përkeqësuar nga efektet post-pandemike, konfliktet dhe ndryshimet klimatike. Zgjidhja qëndron në përgjigjet e fuqishme, duke përfshirë investimet në parandalim. Megjithatë, në mënyrë alarmante,…

Read More

Makina me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij të cilët u ekzekutuar tek mbikalimi i Fushë Krujën verën e shkuar ishte dërguar për t’u çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë. Kjo është përgjigja që autoritetet e drejtësisë sllovene u sollën hetuesve shqiptarë, duke i orientuar këta të fundit të kthejnë sytë nga Kosova në kërkim të gjurmëve dhe provave të atentatit mafioz. Pas marrjes së përgjigjes së letër-porosisë së parë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion shtesë nga Sllovenia, ndërsa përmes një letër-porosie të dytë kërkon informacion nga…

Read More

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se “nuk do ta lërë pa përgjigje” vendimin e Moldavisë për të vendosur sanksione kundër saj, si pjesë e pakos së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës. Autoritetet moldave iu bashkuan së fundmi pakos më të madhe të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Sanksionet kanë për cak qindra njerëz, përfshirë nga Moldavia, apo njerëz që kanë punuar në rajonin e ndarë nga Moldavia me mbështetjen e Kremlinit, Transdniester. Rusia i ka mbi 1.000 trupa në Transdniester. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha…

Read More

Zyliha Miloti mes pikëllimit ka kujtuar kontributin e kolegut të saj, Zef Deda, i cili u nda nga jeta dje në moshën 73-vjeçare. Në një prononcim për mediat, Milot tha se Shkodra dhe Shqipëria janë zgjuar sot pa një artist të madh. “Sot Shkodra jonë e dashur është zgjuar pa një artist të madh, pa një ikonë. Zef Deda është personalitet i artit shqiptar. Ai ka lindur me qenë artist. Që në moshën 5-vjecare ka dalë në skenën e Migjenit. Babai i tij ishte piktor. Me Zefin kam punuar mbi 50 vite në skenë, kemi qëndruar më shumë se në…

Read More

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, i cili hetohet për skandalin seksual në zyrën e tij. Gjici ra në pranga për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo i të zgjedhurve vendorë. SPAK i ka komunikuar akuzën edhe Alma Kaçit, protagonistes në videon e publikuar pak muaj me parë, e cila akuzohet për korrupsion aktiv dhe ndodhet në arrest shtëpie. Kodi Penal parashikon 3-7 vitet burg për korrupsionin aktiv të pushtetarëve dhe deri në 12 vite për korrupsionin pasiv.Njoftimi: Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Byronë Kombëtare…

Read More

Një ditë e bukur sot në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa” në qytetin e Burrelit. Me iniciativë tē kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj u zhvillua një aktivitet interesant për të kujtuar e vlerësuar kontribuesit e sportit të basketbollit prej themelimit deri ne vitet 2000.Gjatë ceremonisë së mirëorganizuar u përmendën ish drejtuesit e klubit, trajnerët ndër vite, basketbillistet e ekipit të parë dhe skuadrës së të rejave.Në fjalën e tij kryebashkiaku tha se ai dhe Bashkia Mat nuk mund të harrojë mundin dhe sakrificat e sportisteve matjane. “Rezultatet që ju keni arritur në këtë sport na bëjnë krenar të gjithëve.…

Read More

Disa prej lojtarëve të kombëtares ishin pjesë e podcastit të kryeministrit, Edi Rama. Një prej tyre ishte edhe Elseid Hysaj. Shkodrani tregoi si u përjetua ajo periudhë e errët që kaloi kombëtarja deri para mbërritjes së Sylvinhos. Mbrojtësi që aktivizohet me Lazion, shprehet se tekniku brazilian di si t’ju japë siguri lojtarëve ndërsa i bën ata të ndjehen si më të mirët. “Ka ndryshuar shumë sepse kam thënë gjithmonë, nëse një skuadër fiton, merr vetëbesim, merr siguri dhe kjo besoj ka qenë një ndër pikat më të forta që kemi pas në këtë kombëtare. Edhe ardhja e trajnerit të ri…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se nga 300 kontrolle të ushtruara në çerdhe dhe kopshte, janë proceduar penalisht 129 pronarë dhe administratorë të tyre. Ministri theksoi se në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla u gjobitën 18 subjekte. “🔴Tiranë📍#PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit👮👮‍♂️ kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht.”, thekson Balla.

Read More

Teksa sot në disa zona malore veriore ka pasur reshje dëbore, një masë e ftohtë ajrore siberiane vjen në vendin tonë. Sinoptikania Lajda Porja bëri me dije se nesër do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave. “Do të ketë reshje dëborë. Këtë mbrëmje do të ketë reshje dëbore të shtuara në qarkun e Korçës. Parashikohet që deri në mesnatë dëbora të jetë e konsiderueshme. Nesër pritet që të ketë temperatura të ulëta, deri në -5 në zonat malore. E diela do të jetë ditë tipike dimri. Do të ketë reshje të izoluara në jug, më pak në juglindje. Problematike…

Read More

Zbulohet identiteti i personit të plagosur dhe autorit të krimit në Lezhë. Njoftimi i policisë:Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore…

Read More