Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një bilanc të situatës në terren sa i takon gjendjes së rrugëve. NJOFTIMI I ARRSHNë Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu 🌧️pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht✔️🌨️Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren 🦺me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, si në:🚜Kukës-Krumë, dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram…
Author: tirana
“Big Brother Vip 3” ka nisur nga puna dhe së shpejti pritet të zbulohen një nga një edhe emrat që do të jenë pjesë e formatit. Ndonëse disa emra kanë nisur të lakohen që tani në portale, ende është herët për të konfirmuar personazhet VIP që do të provojnë veten në një dimension tjetër. Megjithatë, Sara Hoxha ka postuar sot një foto në llogarinë e saj, nga e cila duket qartë shtëpia në ndërtim e sipër në ambientet e Top Channel. Sara nuk zbulon asgjë më shumë për atë që po ndodh apo ndonjë kohë të afërt, por është e…
Nuk ishin brilant, por Bayern Munich vijon ecurinë e shkëlqyer në Bundesligë, ku përballë Këln siguruan fitoren e 10 në 12 ndeshje. Trajneri Thomas Tuchel i falet sërish Harry Kane, është ai lideri absolut i këtij ekipi, një investim 100 milionësh, por që po justifikon çdo cent. Në çdo gol që shënon, “bomberi” anglez vendos një rekord të ri, kundër Këln, Harry Kane realizoi golin e tij të 18 në Bundesligë, 18 gola në 12 ndeshje janë një rekord absolut duke kaluar në këtë mënyrë edhe legjendën Gerd Myler, i cili në po kaq ndeshje kishte realizuar 17 gola.
Një person është plagosur në Lezhë nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë tregut. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaqet. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Kapiteni Berat Gjimshiti ishte i ftuar në Podkastin FLASIM, me kryeministrin Edi Rama. Ai ka folur për kalimin tek Atalanta, grupin e ri që është formuar nën drejtimin e trajnerit Silvinjo si dhe për shortin në “EURO 2024”. Kryeministri Edi Rama: Gjimshit, ti je një veteran tashmë, mund të quhesh veteran? Berat Gjimashiti: Po, besoj se po. Po më i vjetri nuk jam këtu brenda. Veseli (Frederik Veseli) është më i vjetër. Po, veteran dhe unë jam. Kryeministri Edi Rama: Ti deshe të ndajë një çikë atë dhembjen e pleqërisë me Veselin po… Berat Gjimshiti: Po, se më the veteran , u ndjeva dhe…
Aktori i humorit, Agron Llakaj mori pjesë sot në homazhet në ndër të Zef Dedës. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Llakaj tha se ikja e Dedës ishte e parakohshme, ndërsa theksoi se ai la pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut. “Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë. Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush…
Lajmi se Kiara dhe Luizi do të bëheshin prindër është konfirmuar më në fund nga vetë çifti. Nëpërmjet një kënge, ata kanë zbuluar më në fund se janë në pritje të një vajze. Kaq mjaftoi për ndjekësit e shumtë të çiftit, që mos t’i kursenin urimet dhe fjalët e ëmbla për çiftin. Por, duket se ky lajm kaq i bukur, ka sjellë edhe përfundimin e disa armiqësive të formuara përgjatë “Big Brother”. Ndër personazhet që nuk i ka kursyer urimet ka qenë edhe Efi Dhedhes, e cila edhe pse tashmë nuk ka një marrëdhënie të mirë me çiftin ka vendosur…
Një kirug 40-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është dënuar nga Gjykata e Monzës në Itali. Ndaj tij rëndon akuza e ngacmimit seksual dhe u caktua masa ‘arrest me burg’ për 20 muaj. Shqiptari me iniciale G.R është gjykuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, kur një vajzë po shoqëronte të dashurin e saj në urgjencë. Ngjarja ka ndodhur në klinikën ‘Zucchi’ ku në atë kohë punonte mjeku. Sipas prokurorit të Monzës, vajza kishte shoqëruar në urgjencë të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti. Në pritje, e reja e kishte pyetur mjekun se ku mund të shkonte për…
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Vorë pasi akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë, tre të rinjtë, 18, 20 dhe 22 vjeç u kapën në flagrancë në rrugën e Limuthit duke transportuar lëndën narkotike të dyshuar kanabis me qëllimin shitjen e saj. Të arrestuarit janë: Genti Peca, 18 vjeç, banues në Vorë, Igli Kuçi, 22 vjeç, banues në Vorë dhe Agron Kaci 20 vjeç, banues në Dibër. Gjatë ndërhyrjes nga policia, ata janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar kanabis, me peshë…
Rafti i ngrirjes në frigoriferin tuaj mund të kthehet në vendin perfekt ku mund të ruani për një kohë të gjatë ushqimet më të shëndetshme. Ushqimet e ngrira janë një nga mënyrat më të mira për të përgatitur shpejt një vakt, një pije, apo për të shijuar disa lloje ushqimesh që iu ka kaluar sitina e prodhimit. Më poshtë AgroWeb.org zbulon për ju se cilat ushqime të ngrira janë opsionet më të mira që mund të mbani në ngrirje. Frutat e pyllitGrumbulloni një shumëllojshmëri frutash pylli dhe ruajini ato në ngrirje për javë ose në qofë edhe për muaj me…
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të demokratëve. Përmes një reagimi në “Facebook” Shehu ironizon ata që i cilëson ‘skutha të cimkave’, ndërsa shton se kanë nxjerrë nga konteksti qëndrimin e tij në mbledhjen e grupit. REAGIMI I SHEHUTNeveri per „skuthat e cimkave”!Lexoj ne media disa „regjistrime“ tipike per ish sigurimsat e dikurshem.Te nxjerra keto pjese-pjese mbi fjalet e mia, pa dijenine time, ne mbledhjen e grupit parlamentar.Dhe si cdo “skuth”, qe ben kete ndyresi ne fshehtesi, duke perfituar nga diskutimet e lira, shkembimin kolegjial te mendimeve, sic duhet…
I jepet sot lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa dha frymë në qytetin e tij të lindjes dhe atje ku zhvilloi karrierën artistike. Në shenjë nderimi për aktorin e njohur, në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë, po mbahen homazhe. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e fundit.