Author: tirana

U çel në ambientet e Institucionit të Presidencës ekspozita “Shqipëria ime” e piktorit të njohur Helidon Haliti.Ekspozita përfshinte 50 piktura akuarel të Mjeshtrit të Madh me peisazhe nga vise të ndryshme të Shqipërisë.Presidenti Begaj e vlerësoi përkushtimin dhe punët e artistëve, duke shprehur se një shoqëri nuk mund të mbartë kurrë vlerat themelore që gjenden në zemër të qenies njerëzore nëse nuk mbështet dhe nuk respekton artin apo krijuesit e tij.Presidenti Begaj u shpreh për promovimin e artistëve të cilët i vlerësoi si “ambasadorët më të mirë te Shqipërisë”.Ai propozoi zgjerimin e hartës së qendrave të artit në të gjithë…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të ftohta me origjinë polare. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje të herëpashershme shiu që në orët e para të mëngjesit, me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore do të shfaqen problematike. Në relievet malore në lindje të vendit si dhe në Alpe parashikohen…

Read More

Rruga nacionale Peshkopi-Kukës është bërë sot e pakalueshme për shkak të reshjeve të borës. Mjete të shumta që lëviznin në të dyja anët e rrugës, kryesisht drejt Kosovës janë bllokuar prej orësh sepse ende nuk është ndërhyrë për pastrimin e rrugës së rëndësishme. Prej ditësh ishte paralajmëruar rënia e reshjeve të shumta dhe kjo neglizhencë është e pajustifukuar.

Read More

Mbrëmjen e djeshme, Esmaja u shfaq përsëri në emisionin “Piranjat”, duke thënë se dashuria për Algertin u shua.” E kam dashur me gjithë shpirt për atë Zot, po tani nuk dua ta di. Për mua është një derr mashtruesi dhe mos t’i pafsha më sytë”. Madje, ajo tha se nuk do ta shohë sidomos tani që pret fëmijën e tretë. “Jam shtatzënë dhe pres fëmijën e tretë, jam tre muajshe shtatzënë. Do kthehesha tek Kastrioti”, u shpreh ajo. Video: https://vm.tiktok.com/ZM61XfNNH/

Read More

Disa nga futbollistët e Kombëtares si kapiteni Berat Gjimshiti, mbrojtësat Elseid Hysaj e Mario Mitaj, sulmuesi Myrto Uzuni ishte pjesë e podkastit me kryeministrin Edi Rama. Uzuni: Golat i kam lënë për në Europian. Ishte pak e ështirë me Ishujt Faroe sepse mbroheshin me forca të shumta, pasi me ekipet që janë më të forta në letër luajmë lojë të hapur dhe me ekipet më të dobëta në letër luajnë lojë të mbyllur dhe është e vështirë të shënosh. Hysaj: Kemi thyer rekorde kësaj herë, as ne nuk e kemi pritur nhjë grup si ky dhe ne në vendin e…

Read More

Ndërsa marrëveshja e përkohshme e armëpushimit hyri në fuqi në Gazë, Presidenti amerikan Joe Biden foli të premten për të vënë dukje meritat e diplomacisë amerikane dhe falënderoi vendet që ndihmuan për këtë arritje. Për izraelitët, ndalja e luftimeve do të thotë rikthim në shtëpi për një pjesë të 240 pengjeve që Izraeli thotë se u rrëmbyen nga Hamasi në sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor. 24 pengje, ndër ta 13 gra dhe fëmijë izraelitë, nga mosha 2 deri në 85 vjeç, u liruan të premten në darkë. Pjesë e pengjeve të liruar ishin edhe 10 shtetas tajlandezë…

Read More

Dashi Mos e teproni me çdo detaj të vogël që kalon në rrugën tuaj. Sapo të filloni këtë trend, nuk do të mund të ndaleni. Do të përfundoni duke humbur shumë kohë. T’i kushtosh vëmendje detajeve është e rëndësishme, por fiksimi pas tyre është i dëmshëm. Demi Guximi fitohet duke qenë i sigurt, i fortë dhe i bazuar. Pasi të keni këtë bazë të fortë për të punuar, do të keni besim për të kërcyer me besim në të panjohurën. Sot, mendimi juaj është mjaft praktik. Do të arrini të gjeni stabilitetin që dëshironi. Binjakët Ka të ngjarë që sot…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, tha më 24 nëntor se rritja e dhunës nga ekstremistët në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli, duhet të ndalet. Dhuna nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është rritur që nga 7 tetori, kur Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit. “Ne duhet të parandalojmë që dhuna të përhapet, prandaj një bashkëjetesë paqësore është e mundshme vetëm përmes zgjidhjes me dy shtete”, tha Von der Leyen gjatë një konference për media në Kanada, së bashku me kryeministrin…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Izraeli po tenton që të parandalojë të dëgjohet persekutimi që ndodh duke ndërprerë komunikimin e banorëve të Gazës me botën. Ai dërgoi një videomesazh në Samitin Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik, që po zhvillohet në Stamboll, ku theksoi se samiti këtë vit po mbahet në një periudhë dhimbjeje të papërshkrueshme. “Civilët e shënjestruar qëllimisht nga Izraeli nuk kufizohen vetëm me fëmijë dhe gra. Izraeli gjithashtu vret edhe gazetarët të cilët përkundër të gjitha vështirësive përpiqen që tragjedinë humanitare në Gaza t’ia përcjellin botës. Në sulmet izraelite deri më sot janë masakruar mbi…

Read More

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend disa herë në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC”. Në përgjime ajo është përmendur si “transferuese” e parave nga ish-i fejuari i saj Ervin Mata për Erzen Breçanin. Mirëpo, pavarësisht lajmeve të bujshme në adresë të saj, këngëtarja vijon axhendën e saj, duke njoftuar datën e koncertit që do të mbajë në një nga lokalet e Gjermanisë.

Read More