Shqipëria do të përfshihet në fundjavë nga moti i keq. Instituti i Gjeoshkencës njofton se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në intensive në disa zona. Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje, hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e…
Author: tirana
ntervista e “31 pyetjeve” këtë të premte nga “Rudina” pati si protagoniste Gazetarja Balina Bodinaku, në një rrëfimi personal te “Rudina”, ndau çastin më të vështirë në jetën e saj, kur u diagnostikua me një sëmundje të rëndë. Me lot në sy, Bodinaku foli për herë të parë për luftën me një sëmundje të rëndë, thuajse të pashërueshme që i ka ndryshuar jetën. Balina Bodinaku: Momenti më i vështirë në jetën time është momenti kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…. i cili më ndryshoi jetën, më ndryshoi gjithçka në jetën time, është një sëmundje me të…
Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, Edi Rama u ndal edhe te pezullimi i ligjit për studentët e mjekësisë nga Gjykata Kushtetuese, ligj i cili i ndalon studentët të ikin jashtë vendit pa mbushur 5 vite të qëndrimit në Shqipëri. Kryeministri e ka quajtur absurd këtë vendim. “Pezullimi që i bëri gjykata kushtetuese kërkesës absurde për ta hedhur poshtë këtë gjë është absurd. Është absurd. Po e diskutoj thjesht sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht që mund të hysh në shkollë por s’e merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjsitrat. Ajo…
Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare. Në valën e reagimeve e mesazheve ngushëlluese, ishte edhe i gazetares Kozeta Kurti, e cila i dha lamtumirën aktorit me një postim të veçantë. Ajo tregoi se si Mario Deda ndodhej mbrëmjen e djeshme në skenë për të argëtuar njerëzit me muzikë, ndërkohë që në shtëpi i ati po kalonte orët e tij të fundit të jetës. Postimi i Kozeta Kurtit: Mbrëmë, pas një pune më shumë se një muaj, mbyllëm me sukses koncertin e kantautorit Altin Goci Ndoshta këto kanë qenë duartrokitjet që i kanë shijuar…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të premten për një lehtësim të sanksioneve kundër Federatës Ruse, duke hequr masën kufizuese për fluturimin e avionëve rus në hapësirën e saj, për t’i mundësuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në konferencën vjetore të OSBE-së në Shkup ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov. Pas një sërë spekulimesh mëngjesin e së premtes se qeveria kishte hequr sanksionet, Ministria e Jashtme lëshoi një komunikatë në drekë duke bërë me dije se bëhet fjalë për një “plotësim” të vendimit të mëparshëm që pasoi vendimin e Bashkimit Evropian për sanksionet kundër Rusisë, pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës. “Qeveria…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reguar pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit u pyet në lidhje me Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se Rama u shfaq për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij, si dhe për t’i bërë presion drejtësisë. “Sot Edi Rama u shfaq sërisht për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij. Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në…
Gjermania ktheu ditën e djeshme 24 tonë kastraveca, të prodhuar në Lushnje, për shkak se rezultuan me normë të lartë pesticidesh. AKU u paraqit pranë pikës së grumbullimit, duke kërkuar asgjësimin e gjithë sasisë së kthyer nga eksport. E teksa kryhej ky aksion, fermerë nga Lushnja Fieri dhe Berati protestuan para pikës së grumbullimit, ku prej vitesh dorëzojnë perimet për eksport. Fermerët shprehen se preparati “oksamil” kanë vite që e përdorin dhe shitet në çdo farmaci bujqësore. Ata thanë se asnjë nga institucionet në vend nuk i ka njoftuar se “oksamil” është i ndaluar të përdoret gjatë rritjes së kastravecave në…
Florjan Sulejmani është emëruar kryetar i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ai u prezantua sot nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit të tij. “Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit tim si Ministër i Brendshëm.Policia e Shtetit duhet të jetë një organizatë e shëndoshë, e pastër, e besueshme dhe e fortë në goditjen e paligjshmërisë në tërësi, dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti. Nuk dua ta harroni për asnjë moment se roli i AMP është jetik. Veshi…
Në rrjete sociale është duke qarkulluar një deklaratë e bërë nga një prej banorëve të ‘Big Brother Vip Kosova’, Lumbardh Salihu, i cili dikur në një intervistë 60 sekondëshe për ‘Prive’ ka shprehur hapur pëlqimin e tij për këngëtaren Era Istrefi. “Po të kishe mundësi kë do ta fusje në shtrat çdo natë?”– e pyeti gazetari, ndërsa ish-futbollisti tha: “Era Istrefin”.
Një vrasës serial, i quajtur Denis Gorin dhe i dënuar nga rajoni rus Sakhalin, është liruar nga burgu për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë. Gorin u dënua me 10 vjet në një burg të sigurisë maksimale në vitin 2003 për vrasje, por iu dha lirimi me kusht për sjellje të ‘mirë’ vetëm shtatë vjet pas dënimit. Në vitin 2010, ai kishte vrarë përsëri, hoqi mishin nga kufoma e viktimës së tij dhe e hëngri atë. Pas një viti, Gorin sulmoi një burrë me ndihmën e vëllait të tij, i preu fytin dhe më pas e varrosi trupin. Në…
Kristi ka inaguruar ekspozitën e tij të parë. Në këtë event të rëndësishëm për të, ai bëri edhe daljen e parë publike me partneren. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Lisja Tërshana dhe dyshja janë fotografuar bashkë nga Bordo në këtë dalje të tyre të parë.
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për oficeren e e drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto. Babameto dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol ka dhënë informacione nga sistemi për Bujar Germizin, Besmir Mustafin dhe shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin, për planin e vrasjes së 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe, Albert dhe Edmond Nela. “Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i K.Pr.Penale të dhënë ndaj…