Author: tirana

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dërgoi gjashtë këshilltarë policorë të cilët do të punojnë në katër stacionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Dislokimi është bërë të enjten dhe ka për qëllim përforcimin e kapacitetit këshillues dhe monitorues të këtij misioni, bëri të ditur EULEX. Dislokimi do të zgjasë fillimisht për dy muaj, me mundësinë e vazhdimit “derisa Misioni ta ketë krijuar një kapacitet afatgjatë këshillues policor në veri të Kosovës”. “Në mënyrë të veçantë, ES e EULEX-it do ta këshillojë Policinë e Kosovës se si t’i kryejë më mirë aktivitetet e…

Read More

Si do festojmë festat tona kombëtare? Sinoptikania Besa Sherollari ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe fillim javën. Sipas saj fundjava do jetë në kushtet tipike të ditëve të dimrit. Në pjesën më të madhe të territorit do ketë reshje shiu, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindje do të ketë reshje bore. ”Ditët e festave, për fat të keq lajmet për kushteve meteorologjike, pasi ditën e martë ne presim përsëri depërtim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe në zonat malore mbi 600-700 metra,…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili i pyetur për numrin e deputetëve që e mbështesin, tha se nuk bën llogari personale siç bëjnë të tjerët. Bardhi në reagimin e tij ka ironizuar kryedemokratin, duke e akuzuar sërish se ka marrë përfitime personale për të mbajtur këtë qëndrim ndaj aksionit opozitar. “Meme e gatshme! Pyetje: Ka mbyll derën e katit të parë apo katit të dytë të Kullës?! Përgjigje: Lojë kungulleshkash/ Sa kate? 2. Jo; Po sa? 3. Jo; Po sa? 4”,-shkruan Bardhi në rrjetin ”X”.

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sekuestron preventive për 25 pasuritë e Jamarbër Malltezit. Vendimi për sekuestrimin e pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, u dha 4 ditë më parë. Malltezi është aktualisht në arrest shtëpie si person i akuzuar lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani.” “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar…

Read More

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër oficerë policie në Durrës. Vendimi ka ardhur pasi punonjësit kanë qenë me shërbim, në kohën kur është larguar nga banesa e tij një shtetas i akuzuar për vrasje, i cili ishte në arrest shtëpie në fshatin Gjuricaj. AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive. Njoftimi i Policisë Durrës Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë: -Inspektorë B.…

Read More

Zef Deda mbylli sot sytë në moshën 73-vjeçare, pas një lufte me sëmundjen. Mjeshtri i madh i humorit, është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë-letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të…

Read More

Sali Berisha ka reaguar ndaj propozimit të aleatëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë që opozita duhet të organizohet në një federatë për të unifikuar qëndrimet përballë mazhorancës në Parlament. Berisha reagoi në konferencën e përjavshme me gazetarët, duke u shprehur se “nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me “Ballat” dhe “Bravat”. Unë do t’i thoja çdo opozitari se opozita shqiptare është opozitë me kontribute të mëdha kundër interesave ruse në Shqipëri dhe rajon”. Lexo edhe https://tirananews.al/basha-i-pergjigjet-pro-propozimeve-te-aleateve-te-pd-bashkimi-mjeti-per-largimin-e-qeverise-rama/ Lexo edhe https://tirananews.al/berisha-kaos-ne-kuvend-partite-e-vogla-behen-bashke-mediu-dialog-politik-me-prezencen-e-nderkombetareve/

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, aktorit të humorit Zef Deda. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj e cilëson Zef Dedën emblemë të humorit shqiptar. “Fort i trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të emblemës së humorit shqiptar, aktorit Zef Deda. U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh”, thekson Veliaj.

Read More

Ish-oficeri i forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami ka dalë nga burgu këtë të pretme, pasi ka përfunduar dënimin për “shpërdorim detyre”. Ai është personi i fundit që mendohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë. Jeton Lami ka refuzuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt para hetuesve. Sipas tij, me bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë. Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Lami dëshmoi se…

Read More

Pas një periudhe relativisht të gjatë, Lulzim Basha këtë të premte ka pasur një përballje me gazetarët. I pyetur pse nuk merr pjesë në seancat parlamentare në Kuvend për të protestuar bashkë me kolegët e opozitës, ai tha se seancat janë asgjësuar nga pazari i Edi Ramës dhe Sali Berishës. Me apo pa Sali Berishën? Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me telenovelat e vjetra tashmë 2-vjeçare. PD ka marrë vendime të qarta politike, i ka rikonfirmuar në Kuvendin Kombëtar të 2 Shtatorit. A do i bashkoheni PD për ta çuar në Kushtetuese marrëveshjen e emigrantëve? Lulzim Basha:…

Read More

Sali Berisha e nisi me një minutë heshtje konferencën e kësaj të premteje me gazetarët, në nder të mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Berisha tha se Zef Deda ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij, ia kushtoi në çdo kohë të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë. “Sot është një ditë zie për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit e mbarë Shqipërisë, mbasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur, e talentuar, Zef Dedën. Zef Deda ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij, ia kushtoi…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të aktorit legjendar të humorit, Zef Deda. Përmes një mesazhi, Rama i jep lamtumirën Dedës, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. “LAMTUMIRË i dashur Zef”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të aktorit të ndjerë.

Read More