Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse nuk protestoni në Kuvend? Basha debat me gazetarët: Seancat janë asgjësuar nga pazari Rama-Berisha

12:41 / November 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 24 114102
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një periudhe relativisht të gjatë, Lulzim Basha këtë të premte ka pasur një përballje me gazetarët. I pyetur pse nuk merr pjesë në seancat parlamentare në Kuvend për të protestuar bashkë me kolegët e opozitës, ai tha se seancat janë asgjësuar nga pazari i Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Me apo pa Sali Berishën?

Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me telenovelat e vjetra tashmë 2-vjeçare. PD ka marrë vendime të qarta politike, i ka rikonfirmuar në Kuvendin Kombëtar të 2 Shtatorit.

A do i bashkoheni PD për ta çuar në Kushtetuese marrëveshjen e emigrantëve?

Lulzim Basha: Ne nuk e përdorim Parlamentin për interesa personale. Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga krimi dhe korrupsioni. Ligji për vetingun e politikanëve bën pikërisht këtë. Listat e hapura mundësojnë që qytetarët të votojnë për deputetët që duan në Kuvend. Qytetarët meritojnë që emigrantët të kenë të drejtën e votës.

Propozime me 9 deputetë zoti Basha, a duhet të merrni parasysh dhe kërkesat e deputetëve që njohin Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar?

Lulzim Basha: Asnjë interes personal dhe asnjë llogari personale nuk do ta zhvendosë PD nga rruga që ka nisur. PD e ka të qartë platformën për qytetarët, aleancën e ka me qytetarët.

-Me 7 deputetë zoti Basha, janë numrat..

Lulzim Basha: S’duhet të ketë deputetë me 300 vota në Palrament.

Ato lista i bëtë ju me 25 Prill, pse nuk protestoni në Parlament me kolegët tuaj për komisionet hetimore?

Lulzim Basha: Le t’u themi shqiptarëve të vërtetën, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të përfaqësojnë konsensus të gjerë. Seancat parlamentare janë asgjësuar nga pazari i Edi Ramës me Sali Berishën.

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ Rama përsërit thirrjen për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë

09:57 / October 20, 2026

“Kush do të komunikojë me ne, jemi të hapur”/ Rama: Po punojmë për një paketë masash. Kush shkatërron, do paguajë

08:52 / October 20, 2026

Protesta e dhunshme/ Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

08:50 / October 20, 2026

Rama viziton Ministrinë e Arsimit/ Protestat e dhunshme janë pjesë e një “lufte hibride”, synojnë marrjen e pushtetit me forcë

08:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.