Ilia Jani, administratori i njësisë Çarçovë në Përmet është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka pësuar një aksident. 38-vjeçari banues në Përmet, teksa udhëtonte me makinë në rrugën Çarçovë-Përmet në afërsi të fshatit Kaludh, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S.K, 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve
Author: tirana
Vokalisti i Guns N’ Roses, Axl Rose, është denoncuar për sulm seksual ndaj modeles dhe aktores Sheila Kennedy, ngjarje që mendohet se ka ndodhur në një dhomë hoteli, më shumë se 30 vjet më parë, në vitin 1989. “Ai e trajtoi atë si pronë, vetëm për kënaqësinë e tij seksuale. Ai nuk përdori prezervativ. Kennedy nuk pranoi dhe u ndje e dominuar. Ajo ndjeu se nuk kishte shpëtim apo rrugëdalje dhe u detyrua të pranonte. Ajo besonte se Rose do ta sulmonte fizikisht atë ose diçka më keq nëse ajo thoshte jo ose përpiqej ta largonte. Ajo e kuptoi se…
Këtë të premte krerët e partive opozitare dolën në një konferencë për përbashkët shtypi, pas kaosit që ka mbërthyer Kuvendin e Shqipërisë, nga ana e grupit të Sali Berishës. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të ngrihet në përgjegjësitë e saj. Ai mes të tjerash tha se propozojnë institucionalizimin e federatës së opozitës. “Opozita duhet të ngrihet ne përgjegjësitë e saj. Propozojmë institucionalizimin e federatës se opozitës, e cila do të kthehet në një koalicion opozitar. Me këtë federatë do të krijohet një strategji e koalicionit opozitar”, tha ai. Po ashtu Mediu u ndal dhe te reforma…
Pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj Sali berishës këtë të premte, e njëjta gjë është bërë edhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezit. Për këtë të fundit, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që seanca të shtyhet për në orën 15. Malltezi kërkon në gjykatë shfuqizimin e vendimit për sekuestron e 25 pasurive të tij. “Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 10:00, mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për mashtrim. Policia njofton se këta persona kanë tentuar të mashtronin një biznesmen duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, me qëllim marrjen e një shumë të madhe parash. Në pranga kanë rënë një 19 vjeçar dhe një 25 vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër 25 vjeç. Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.
Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën ndaj Sali Berishës, i cili ka kërkuar shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij për çështjen “Partizani”. Gjyqtarja Iliriana Olldashi, ka shtyrë seancën ndaj ish-kryeministrit për në orën 14:00. Kujtojmë se SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Olldashi nga çështja e Berishës për shkak të konfliktit të interesit. Ndërsa seanca e sotme ishte planifikuar të zhvillohej sot në orën 09:00. “Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë…
Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigand kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë. Në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen paradës kuqezi më 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “MIRËMËNGJESI. Nga Tirana e veshur KUQ E ZI. Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , ora 11:00. #PARADAKUQEZI2023”, shkruan Veliaj.
Në një kohë që tensionet në Ballkanin Perëndimor përfshirë edhe veriun e Kosovës vijojnë, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për të rinjtë që duan ta kryejnë shërbimin ushtarak për vitin 2024. Këtij njoftimi i jepet një këndvështrim nacionalist, ku thuhet se “kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vizituar bazën ushtarake ajrore në Batajnicë. “Jam krenare për ushtrinë tonë dhe investimet e mëdha që po bëjmë. Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të jemi gjithmonë të aftë dhe mjaftueshëm të…
Një ditë pas samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve të kryeqendrës arbërore të Krujës. Te kjo e fundit do hapet “Shtëpia e arbëreshëve”, një muze me asete kulturore.”Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. “Shtëpia e Arbëreshëve”, do të jetë jo thjeshtë një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.
Pas samitit të Diasporës që u mbajt dje, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, duke theksuar se shqiptarët vazhdojnë të largohen më shumë se sa në vendet rajonit. Tabaku thotë se janë 3 faktorë, dhe një ndër të është se ”mundësitë, qofshin ato ekonomike, qofshin ato në biznes, në sipërmarrje, në punësim prej mungesës së meritokracisë që ka sot sistemi shqiptar”. Postimi i plotë Fatkeqësisht Shqipëria ka diasporen e tretë më të madhe në botë. Shqiptarët vazhdojnë largohen edhe sot më shumë se vendet e rajonit. Largohen prej…
Rita Ora nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës, me veshjen e saj ekstravagante. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur me një fustan transparent, që i nxirrte në pah hiret e saj. Ylli i muzikës kishte zgjedhur të shfaqej pa reçipeta, duke mbuluar modestish hiret me trëndafila të zinj, ndërsa poshtë fustanit të saj rrjetë mbante veshur vetëm tanga nudo. 32-vjeçarja dukej mahnitëse me veshjen e zezë rrjetë dhe fiziku i saj tepër i tonifikuar mori vëmendjen e të gjithëve.
Ajsbergu më i madh në botë ka lëvizur pas më shumë se 30 vitesh. Ajsbergu, i quajtur A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 por u vendos me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull prej akulli. Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 km katror është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës. Vitin e kaluar ai është zhvendosur me shpejtësi duke kaluar përtej ujërave të Antarktidës. A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje. Kjo pllakë akulli është rreth 400 metra e…