Author: tirana

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur masat e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi sipas gjykatës shfaq rrezikshmëri shoqërore dhe ka dyshime se ai mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit. “Rrezikshmëria e autorit lidhet me rrezikshmërinë e veprës. Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se vepra penale është kryer në rrethana rënduese sikurse është kryerja e veprës penale “duke shpërdoruar funksionin publik” dhe e kryer në “bashkëpunim” parashikuar nga neni 50 gërma “dh” dhe “gj” të Kodit Penal”, thuhet në vendimin e GJKKO. Gjykata Kundër Korrupesionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka…

Read More

Mëngjesin e sotëm trupi pajetë i një 42-vjeçari është gjetur në portin e peshkimit në Durrës. Viktima është pikasur nga peshkatarët. Dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi viktima nuk ka shenja dhune. “Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Paqja 4 ditore ka nisur mëngjesin e sotëm. Izraeli ka thënë se ky nuk është fundi i luftës, qeveria është zotuar të përfundojë misionin e saj për të eliminuar Hamasin dhe për të kthyer të gjithë pengjet. –Armëpushimi: Një pauzë katër-ditore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi me të dyja palët duke thënë se pauza është e përkohshme. Gazetarja e BBC në jug të Izraelit, Anna Foster, thotë se ushtria izraelite vazhdoi operacionin e tyre deri në fillimin e armëpushimit. -Lirimi i pengjeve dhe të burgosurve: 13 gra dhe fëmijë të marrë peng nga Hamasi do…

Read More

Me punë synimet arrihen dhe ëndrrat bëhen realitet. Këtë e ka treguar Alketa Vejsiu, e cila ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se ka dalë në kopertinën e revistës “Forbes” në Britaninë e Madhe. Moderatorja dhe sipërmarrësja shprehet shumë e lumtur në një postim në Instagram, që iu kushtua një artikull në këtë revistë, si shqiptare më shumë sesa si Alketa Vejsiu. View this post on Instagram A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Read More

Prokuroria e Elbasanit bën me dije se ka sekuestruar pronat e shtetasit L.C i cili rezulton të jetë i dënuar në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”. Sipas provave të prokurorisë, pasuritë e këtij shtetasi janë vendosur mbi burime kriminale. Njoftimi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme: Nga…

Read More

Nga mëngjesi i sotëm, paqja në Rripin e Gazës kthehet pas thuajse 7 javëve të mbushura me luftime të ashpra dhe shkatërrim. Ushtria e Izraelit dhe militantët e Hamas ulin armët për t’i lënë hapësirë shkëmbimit të 50 pengjeve izraelite në total me 150 palestinezë të burgosur. Detajet e këtij armëpushimi u bënë nga Katari dhe Egjipti që ndërmjetësuan paqen katër ditore. “Civilët e parë do të lirohen nga Gaza rreth orës 16:00 të së premtes. Ata do të jenë 13, të gjithë gra dhe fëmijë. Ata pengje që janë nga të njëjtat familje do të lirohen bashkë. Natyrisht, çdo…

Read More

Edhe pse ai e mohon, SPAK thotë se Erzen Breçani e dinte për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës me të cilën merrej djali i tij, Eralbi Breçani. Madje në disa përgjime ai interesohet disa herë, ndërsa në një bisedë të datës 28 shtator 2020 i kërkon djalit të heqë dorë pasi e gjithë Shqipëria e kishte marrë vesh që ai kryente atë aktivitet të paligjshëm Në një bisedë me ”SkyEcc”, Erzen Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë pasi në Shqipëri kishte dalë zëri që…

Read More

Këtë të premte moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi në veri. Temperaturat minimale do të luhaten 6-13 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 13-14°C në veri të vendit. Ndërsa në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit temperaturat do të jenë nga 19 -20°C. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 10-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Të premten rekomandon të luani me pozitivitet dhe të gjeni një ekuilibër midis asaj që dëshironi dhe asaj që mund të bëni. Pavarësisht mendimeve të të tjerëve, është e rëndësishme të ndiqni rrugën tuaj. Demi Për ata që kanë lindur nën shenjën e Demit, e premtja ju pret një fazë rikuperimi dhe shprese të re. Është koha për të gjetur stabilitet edhe në marrëdhënie, veçanërisht nëse ka pasur rivalitete për t’u përballur. Binjakët Të premten mund të ndihen ende konfuz për shkak të ndikimit të Hënës, por nuk do të ketë turbulenca të mëdha. Është e rëndësishme të mos…

Read More

Ditën e djeshme, çifti i dashur i publikuar shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli konfirmuan më në fund lajmin që prej kohësh qarkullonte në media se do të bëheshin prindër dhe gjithashtu zbuluan gjininë e foshnjes. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Luizi dhe Kiara kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur. Disa skena nga festa…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se grupimi opozitar që ai drejton është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo parti opozitare, përveç PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, të cilin ai nuk e quajti parti por fraksion. Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha gjithashtu se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore dhe për këtë arsye nuk ka qenë shumë prezent në publik. Ai shtoi se kontrollet për Metën dolën mirë dhe se tani ai është në mbështetje të plotë të linjës opozitare. “Tre aleatët tanë kanë shpallur se…

Read More

Ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry ka bërë një deklaratë tepër kritike në emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC. Francezi 51-vjeçar shprehet se skuadra të vogla përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk kanë lidhje me një kampionat prestigjoz si ai i Europianit. “E kemi për detyrë të tregojmë se si do t’i shpenzojmë paratë, ashtu si një kryefamiljar ka detyrim te familja e tij të tregojë si shpenzohet rroga dhe ku do të shkojnë shpenzimet e familjes. Ne i qëndrojmë besnikë parimeve që kemi ndjekur çdo vit, në këto 8 vite, dhe do të vazhdojmë diskutimet e buxhetit me të njëjtin zell,…

Read More