Dy incidente që prekin të miturit janë regjistruar në dy institucione parashkollore në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se në QSUT janë paraqitur dy fëmijë të moshës 5 vjeç. “Në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë”, bën me dije policia. Njëri prej incidenteve është regjistruar në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”. Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim.
Author: tirana
SPAK-u nuk tërhiqet, pasi ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit dy kërkesa të tjera për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi për shqyrtimin e kërkesave të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kanë depozituar një kërkesë për shuarjen e masave shtrënguese. Kërkesat Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi shqyrtimin e kërkesave të depozituara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.11.2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar informon se:– me nr. 12 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit” në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj shqiptarëve. Kryebashkiaku Veliaj tha se lidhja mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është shumë e veçantë, edhe për shkak të shumë emigrantëve shqiptarë që jetojnë sot në Gjermani. Ndërsa, Presidenti Krach u shpreh i lumtur se do të bashkëpunojë me një qytet dinamik si Tirana. “Shqipëria sot është më moderne, Tirana është më e hapur. Kur jam rritur unë, Gjermania ishte një ëndërr. Kur shikonim Altin Lalën që luante në Hanover, për…
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, deputeti Enklejed Alibeaj i caktuar nga Partia Demokratike e vulës, këtë të premte ka paraqitur propozimet për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Alibeaj thotë se PD-ja do të kërkojë sistem proporcional kombëtar, lista tërësisht të hapura dhe votë elektronike të diasporës. PD kërkon ndryshim të sistemit në 1 zonë zgjedhore: sistem proporcional kombëtar. PROPOZIMET NË LIDHJE ME LISTAT E HAPURA JANË NDRYSHUAR KËTO NENE: Neni 162 ndryshohet si vijon: Neni 163 ndryshohet si vijon: Në nenin 166, pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Mandatet e këshillave vendorë ndahen nga KQZ-ja në bazë të sistemit proporcional, sipas…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagon për sulmet ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme pas deklaratave të forta nga Sali Berisha. KLP dënon çdo shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre. Reagimi i plotë Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Këshilli Lartë i Prokurorisë ka detyrimin ligjor sipas nenit 185 te ligjit 115/2016 të mbajë qëndrim publik… “në mbrojtje të prokurorëve të veçantë kur gjykon…
Në orën 06:00 të mëngjesit nisi armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza për të lejuar shkëmbimin e pengjeve nga shteti hebre me të burgosurit palestinezë. Shërbimi penitenciar izraelit ka në dorë listën me 39 të burgosurit palestinezë që do të lirohen nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor pak para mesditës, duke u dërguar në Jerusalemin lindor. Pak orë pas nisjes, armëpushimi duket se po funksionon pasi trupat izraelite janë fotografuar duke u larguar nga Gaza teksa nis një periudhë e përkohshme paqeje. Tanke dhe automjete të tjera ushtarake u panë duke lëvizur përgjatë kufirit të izraelit, ndërsa ushtarët buzëqeshnin…
Këtë të premte krerët e partive opozitare dolën në një konferencë për përbashkët shtypi, pas kaosit që ka mbërthyer Kuvendin e Shqipërisë, nga ana e grupit të Sali Berishës. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të ngrihet në përgjegjësitë e saj. Ai mes të tjerash tha se propozojnë institucionalizimin e federatës së opozitës. Nuk vonoi shumë dhe Lulzim Basha e ka qëndrimin e tij. “Një federatë dhe një bashkëpunim është i domosdoshëm për të prodhuar energjinë e nevojshme për largimin e kësaj qeverisje të korruptuar e inkriminuar deri në palcë, por kjo fillon duke lënë mënjanë interesin…
Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se kanë tentuar që t’i marrin para me anë të mashtrimit drejtoreshës së Vilma Nushit, shumë që i përkiste kësaj të fundit. Ata i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh. Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër. Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka…
Arti është në zi, pasi është shuar në moshën 73-vjeçare mjeshtri i madh i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkodër. Ceremonia e percjelljes për në banesën e fundit do të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni. Buzëqeshja e tij përtej çdo analize që i bënte shoqërisë shqiptare do të mbetet e paharruar. Dyzet vite në teatër dhe mbi më shumë se 20 vite të tjera në botën e spektaklit në Shqipërinë post komuniste do ta bëjnë portretin e Zef Dedës, atë…
Kryeministri Edi Rama thotë se pagat e mësuesve mund të rriten edhe më tej vetëm duke pasur më shumë ekonomi dhe më shumë të ardhura. “Pagat e mësuesve do të rriten siç janë rritur deri më sot, me politikat e qeverisë, por si rriten edhe më shumë? Rriten duke pasur më shumë ekonomi dhe më shumë të ardhura. Nëse kemi më shumë ekonomi nga turizmi, na takon apo jo që të mendojmë për rritjen e kapaciteteve të strukturave që kemi? Si sistem arsimor duhet të japim kontribut”, tha Rama i pranishëm në një aktivitet për prezantimin e risive në arsimin…
SPAK-u kërkoi përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga ankimi i Malltezit për pasuritë, GJKKO e rrëzon! Vendimi nga gjyqtarja Miljana Muça! ‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës…
Një i plagosur me armë zjarri dhe tjetri me thikë, është bilanci i sherrit banal që ndodhi të enjten e 23 nëntorit në Vorë. Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e cila mund të kishte një fund tragjik, ku oficeri i Forcave të Armatosura, Ermal Muzhaqi përdori armën e shërbimit për të neutralizuar 34-vjeçarin Erges Hoxhës, i cili tentoi të vrasë me thikë vëllanë e tij. Policia e Tiranës thotë se Hoxha iu afrua te makina dhe tentoi të vriste Kidi Muzhaqin. Në atë moment ka ndërhyrë i vëllai i tij, Ermal Muzhaqi, punonjës i Forcave të…