Author: tirana

Xhavit Gjuzi, 78 vjeç, është gjetur pa shenja jete këtë të premte në qytetin e Burrelit. Ish-minatori nga Kavaja banonte prej vitesh në qytetin verilindor. Bashkia Mat e kishte sistemuar disa herë në objektet që ajo disponon, por i braktiste vazhdimisht ato. Qendronte kryesisht në vende publike, duke u pëballur jo rrallëherë me kushtet e vështira atmosferike.Vitet e fundit qëndroi në vendin e quajtur “Tuneli”, ngjitur me sheshin “Demokracia”, ku ushqehej dhe flinte. Sakaq qytetarë të ndryshëm e ndihmonin me gjithçka mundnin. Policia bëri me dije se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ndodhur për…

Read More

Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ironizoi Lulzim Bashën kur u pyet nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën për reformën zgjedhore. “Ku është ky? Ka kohë që nuk e di. Më sjell gjithnjë një buzëqeshje kur dëgjoj këtë emër. Tjetri mund të mos shfaqet fare. Është një shaka më shumë se gjysma e së vërtetës. PD është katandisur në diçka që është një histori unikale. Edhe pa tym edhe pa flakë është vështirë të kuptosh se kush është kush”, u përgjigj Rama.

Read More

SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në komunikimet e Ervin Matës në telefonat e koduar SKY ECC. Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY”, ajo është përmendur disa herë si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin, ku nga llogaria e saj bankare do të kaloheshin 500 mijë euro. Hetimi nisi pas arrestimeve të ditëve të fundit nga SPAK, kur 4 persona u arrestuan dhe 6 të tjerët u shpallën në kërkim dhe 1 tjetët në detyrim paraqitje.

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci. Gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, palët theksuan bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare sidomos produkteve bujqësore e blegtorale. “Diskutimet i përqendruam në shkëmbimin e përvojave, teknologjive moderne dhe strategjive, për të përmirësuar prodhimin bujqësor në të dy vendet dhe sigurinë ushqimore të produkteve, duke synuar të krijojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe në avantazh për të dy vendet në fushën e bujqësisë” – u shpreh ministrja Denaj. Gjatë këtij takimi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për shtyp me mediet në Kryeministri. Rama e nisi me vendimin e gjykatës së Strasburgut për 21 janarin. “Krime shtetërore si ajo e 21 janarit, historia mëson se vonojnë të zbardhen por nuk mbeten kurrë pa zbardhur” Rama tha më tej se “Prokuroria e Tiranës është tallur me kushtetutën dhe ligjin dhe dhimbjen e familjarëve të viktimave. Është koha që drejtësia e re të reagojë” “Prokuroria e Tiranës është tallur me kushtetutën, ligjin, dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe e ka trajtuar si një leckë një provë të re të dalë para disa…

Read More

Duke folur për gazetarët këtë të premte, Edi Rama iu përgjigj pyetjes nëse Greqia mund të vendosë veton për pengimin e rrugës së Shqipërisë drejt BE, nëse nuk zgjidhet “çështja” Beleri. Ai tha se nuk preferon që të përgjigjet për diçka që ka ndodhur duke shtuar se edhe mund të ndodhë. “A mundet Greqia të bllokojë? Po edhe mundet. Po pastaj? Nëse do ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim, s’kam pse bëj një koment para se diçka të ndodhë. Jetojmë në një botë ku secili ka të vetat”, tha ai.

Read More

Ami dhe Ermali kanë postuar sot një video të veçantë. Çifti shfaqet në momente romantike duke u përqafuar dhe duke dhuruar plot dashuri teksa filmojnë njëri-tjetrin nga dy anë të ndryshme. Askujt nuk ja kishim parë deri tani këtë mënyrë filmimi prandaj presim që të kthehet një sfidë për çiftet e tjera.

Read More

Një reklamë informuese e qeverisë në TV, e nënshkruar nga Ministria e Tranzicionit Ekologjik dhe e drejtuar kundër konsumizmit, ka zemëruar tregtarët në ditët e shumëpritura të së Premtes së Zezë (”Black Friday”), duke ngjallur kritika edhe ndaj ministrit të Ekonomisë, Bruno Le Maire. Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Christophe Béchu bëri thirrje për kthjelltësi në blerje duke shtuar se nisma në emër të uljeve ishte e dëmshme. Béchu njoftoi disa herë dje se kishte autorizuar shfaqjen e një reklame informuese që nxit frenimin e blerjeve të panevojshme duke preferuar produkte të përdorura, të ricikluara ose të rinovuara. ”Reklama nuk do…

Read More

Edhe pse u prit rikthimi i tij në fushë pas pauzës së kampionatit, sërish Esat Mala do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Laçit. Mesfushori vijon fazën e riaftësimit nga dëmtimi, ndërsa mungesë e sigurt sot do të jetë Bekim Balaj për shkak kartonësh. Lajm i mirë për trajnerin Qatip Osmani është rikthimi në formë i mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj, i cili ka lënë pas dëmtimin. Sa i përket formacionit, në majën e sulmit gjasat janë që të luajë Gomesh.

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të ngrejë komisione hetimore me thashetheme siç i quan ai pretendimet e opozitës, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se Rregullorja ka përcaktuar që një deputet përjashtohet vetëm 10 ditë edhe kur vë zjarr në Kuvend dhe përtej këtij vendimi sipas tij duhet të veprojë drejtësia. Rama: Përveç shgarravitjes së imazhit të Shqipërisë janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre. Parlamenti ka rregullat e veta, ka edhe kufizimet e veta. Në kushtet kur rregulloja e Parlamentit përjashton vetëm me…

Read More

Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë dhe kanë plagosur 11 të tjerë, sipas Associated Press. Palestinezët po shkonin drejt zonës kryesore luftarake në veri të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga ushtria izraelite për të qëndruar në vend gjatë armëpushimit të përkohshëm. Një gazetar i AP pa dy trupat dhe të plagosurit teksa mbërritën në një spital në qytetin Deir al Balah në gjysmën jugore të Gazës. I plagosuri ishte qëlluar në këmbë. Sulmi erdhi disa orë pasi ushtria izraelite paralajmëroi palestinezët e zhvendosur të mos ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të vendit gjatë armëpushimit katërditor. Që nga…

Read More

Jessica Ledon, 31 vjeç është një modele kubaneze dhe e njohur në rrjete sociale për lidhjen me David Guetta. David dhe Jessica nisën të takoheshin në vitin 2015, megjithëse marrëdhënia e tyre ka pasur disa ulje-ngritje. Guetta është baba i dy fëmijëve nga ish-bashkëshortja e tij, Cathy Lobé, djalit 19-vjeçar, Tim Elvis dhe vajzës Angie, 16-vjeç.

Read More