Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha i përgjigjet pro propozimeve të aleatëve të PD: Bashkimi, mjeti për largimin e qeverisë Rama

11:41 / November 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 24 114102
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte krerët e partive opozitare dolën në një konferencë për përbashkët shtypi, pas kaosit që ka mbërthyer Kuvendin e Shqipërisë, nga ana e grupit të Sali Berishës. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të ngrihet në përgjegjësitë e saj. Ai mes të tjerash tha se propozojnë institucionalizimin e federatës së opozitës.

Nuk vonoi shumë dhe Lulzim Basha e ka qëndrimin e tij. “Një federatë dhe një bashkëpunim është i domosdoshëm për të prodhuar energjinë e nevojshme për largimin e kësaj qeverisje të korruptuar e inkriminuar deri në palcë, por kjo fillon duke lënë mënjanë interesin personal”,-tha Basha. Për të Vetting-u i politikanëve dhe listat e hapura i japin fund një politike të inkriminuar dhe të korruptuar.

“Vetingu i politikanëve i jep fund debatit kush është i korruptuar dhe kush jo, kush është i lidhur me krimin dhe kush jo. PD ka marrë vendime të qarta politike i ka konfirmuar në kuvendin e 2 shtatorit, ajo që njerëzit presin nga ne jo të gjejnë punë, si deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ajo që na bashkon është interesi i qytetarëve ata meritojnë një politikë të pastër nga krimi e korrupsioni. Listat e hapura mundësojnë këtë. Qytetarët meritojnë që emigrantët të kenë të drejtën e votës. PD e ka të qartë platformën me qytetarët dhe kushdo që nuk vendos interesin personal të parin është i mirëpritur të bëjë pjesë. Komisioni i reformës zgjedhore ka bashkëkryetarin e PD të zgjedhur prej kohësh. PD nuk bën llogari kungulleshkash, prandaj PD kërkon lista të hapura, që mos ketë deputetë me 300 vota në parlament dhe kandidatë me 4-5 mijë vota që mbeten jashtë listës. Listat e hapura ndajnë shapin nga sheqeri. Deputetët që duan t’u shërbejnë qytetarëve janë të ftuar të mbështesin propozimet e PD. Lista të hapura dhe Shqipëria zonë elektorale për barazinë e votës”.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.