Author: tirana

Të gjitha fshatrat e njësisë administrative Voskopojë janë pa energji elektrike. Burime pranë OSSHE Korçë bëjnë me dije se pa energji elektrike janë dhe disa fshatra rreth Voskopit. Shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur dhe në fshatin tjetër turistik, atë të Vithkuqit. Nga ana e OSSHE grupe të punës janë në terren për të normalizuar situatën e krijuar.

Read More

Moti i keq ditën e sotme ka shkaktuar probleme në portin e Durrësit. Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë pezulluar nisjen në orar të trageteve me pasagjerë nga portet e Italisë dhe nga Durrësi. Imbarkimi i kamionëve dhe pasagjerëve pritet të ndodhë normalisht, por nisja mund të bëhet në orët e para të së dielës. Ndërkohë, mjetet e vogla të lundrimit janë ndaluar të dalin në det.

Read More

Zhaklina Lekatari, pak pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë, befasoi me një postim në rrjetin social “Instagram”. “Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, shkroi Zhaklina në postimin e saj. Të shumtë kanë qenë reagimet ndaj Zhaklinës, ndërsa më i fundit është i aktores së njohur, Eliona Pitarka. Ajo ka “shpërthyer” ndaj opinionistes, duke e quajtur të neveritshme dhe të shëmtuar gjestin e saj. “E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të…

Read More

Zëdhënësja e Rithemelimit, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, denoncon se si e si Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, “merr pjesë dhe zbaton tendera publikë, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë”. Sipas saj, “Xhillari është e lidhur me subjekte dhe si bashkëpunëtore, përfituese vlerash monetare prej tyre”. Deklarata e Genta Vangjelit Edi Rama u përbetua dje, në monologun e gjatë me gazetarët, se familjarët e tij nuk përfitojnë nga kontratat publike. Kjo është krejtësisht e pavërtetë, siç do ta dëshmojnë dokumentet e nxjerra nga databazat publike, që po ia vëmë në dispozicion medias. Në fillim duam të…

Read More

Reshje e dëborës prej orësh kanë nisur në  qarkun e Korçës, ndërsa ka nisur të vështirësohet qarkullimi në aksin Prrenjas – Qafë Thanë. Nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht Dardha. Borëpastrueset ndodhen në terren, ndërkohë ju bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve. “Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në keto momente ky aks është i kalueshëm. Kontraktorët…

Read More

Derek Chauvin, ish-polici që u dënua për  vrasjen e George Floyd në vitin 2020  është goditur me thikë në burgun ku po vuan dënimin. Chauvin u sulmua në burgun e sigurisë së mesme ndërsa vuante dy dënime të njëkohshme në vrasjen e Floyd. Në prill 2021, Chauvin  u dënua me akuzat shtetërore për vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë. Ai u  dënua me 22 vjet e gjysmë burg. Muaj më vonë, Chauvin u deklarua fajtor për akuzat federale për privimin e Floyd nga të drejtat e tij civile dhe u  dënua me…

Read More

Nga 1 dhjetori, Google do të fillojë të mbyllë llogaritë joaktive Photos dhe Gmail. Kompania njoftoi muaj më parë se llogaritë që nuk janë përdorur në dy vitet e fundit do të fshihen. Zëvendës presidenti i menaxhimit të produktit të Google, Ruth Kricheli, shpjegoi se mbyllja e tyre është një masë sigurie e nevojshme. “Nëse një llogari nuk është përdorur për disa vite me radhë, gjasat që të kompromentohet janë të larta. Kjo sepse llogaritë e papërdorura zakonisht kanë fjalëkalime të vjetra dhe të ripërdorura që mund të jenë kompromentuar, ose nuk përdorin fare verifikim me dy faktorë.”

Read More

Ish-sulmuesi i njohur brazilian Fred, teksa po kthehej në shtëpi nga stadiumi “Marakana”, ka rënë pre e një grabitjeje. Ai është grabitur nën kërcënimin e armës. Autorët arritën t’i merrnin makinën me të cilën ai udhëtonte, orën, portofolin dhe sendet e tjera të çmuara që mbante me vete. Câmeras de segurança flagraram o momento aonde o Fred é assaltado na zona sul do Rio De Janeiro. Fred chega a se jogar no chão e parecia bem assustado. pic.twitter.com/v11xNtkaWK— Central do Flu🇭🇺23🏆 (@CentralFlu02) November 24, 2023 Fred ka luajtur me fanellën e kombëtares së Brazilit për 39 ndeshje, duke shënuar plot…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 52 tonë miell, pais ruheshin jashtë kushteve të sigurisë ushqimore. Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale në Fierit, gjatë ushtrimit të kontrollit konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare. Ndërsa në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë. Për këto shkelje të konstatuara, u vendos menjëherë ndërprerja e aktivitetit për subjektin, u bë bllokimi i 52 tonë produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700 mijë lekëve.

Read More

Pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shkëputjes së një orteku bore në bjeshkët Oshtrankuh në perëndim të Iranit, raportojnë mediat shtetërore. Trupat e pesë alpinistëve u gjetën nga ekipet e shpëtimit pranë majës së lart 4.150 metra, San Boran, e cila ndodhet rreth 300 kilometra në jugperëndim të Teheranit. Katër alpinistë u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Ekipi prej nëntë alpinistëve përbëhej nga dy alpinistë nga Melair, një qytet në provincën Hamadan, ndërsa shtatë nga qytetet Borujerd dhe Durood në provincën Lorestan. Ky grup e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht…

Read More

Në festën e 2-vjetorit të lindjes së vajzës, Marina Vjolla ka publikuar për herë të parë portretin e vogëlushes së saj. Foton e ka shoqëruar me fjalët më të ëmbla. “Ti nxjerr më të mirën në këdo që takon. Shpirti yt mund të ndriçonte gjithë qiellin. Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetës time!”, shkroi moderatorja. Ndërsa babi Geti i ka dedikuar një këngë për ditëlindje vajzës së tij, titulli i së cilës mban emrin e saj.

Read More

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, pjesë e rrugës së Arbrit, aktualisht është bërë i pakalueshëm. “Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz”, sqaron policia. Ndërkohë, akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të…

Read More