Author: tirana

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn në ditën e tretë dhe të parafundit. Izraeli deklaroi se kishte marrë listën e re të pengjeve që duhet të lirohen sot. Hamasi do të lirojë një grup të tretë të pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë. Zyra e kryeministrit Netanyahu, tha se kishte marrë një listë të pengjeve që do të lirohej nga Hamasi të dielën. Lista po kontrollohej nga zyrtarët e sigurisë dhe familjet ishin informuar. Mbrëmë Hamasi liroi 17 pengje, mes tyre 4 tajlandezë dhe 4 shtetas me pasaporta të dyfishta, izraelite dhe gjermane, ndërsa Izraeli, nga ana tjetër,…

Read More

4-vjetori i tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë qindra familje shqiptare. Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe u ndje në disa qytete të vendit.

Read More

Një shpërthim është raportuar në veriun e Mitrovicës pas mesnate. Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme. Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt. Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i fortë. Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.

Read More

Një valë protestash ka përfshirë Romën dhe shumë qytete të tjera italiane në veri të vendit pas vrasjes së 22-vjeçares e quajtur Giulia Ceccheti nga i dashuri i saj. Mediat italiane raportojnë se numri i protestuesve arrin deri në 500 mijë persona të cilët kanë marshuar kundër dhunës ndaj grave. Pati dy marshime kryesore, në kryeqytet dhe në Messina. Në mëngjes pati një fjalim nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella i cili nënvizoi se “pas çdo femicidi qëndron një dështim i shoqërisë”.

Read More

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Priten reshje të pakta dëbore në jug dhe juglindje të vendit. Temperaturat minimal do të luhaten nga -8 deri në -2 gradë celcius. Temperaturat maksimale parashikohen 4-7 gradë celcius në veri dhe 8/11 gradë në zonën e ulët dhe zonat e bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 10-20 metër për sekondër duke shkaktuar një dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Të dielen po ktheheni nga një ditë e qetë. Ditët e fundit në punë keni pasur gjysmë kënaqësi dhe nuk dini më si t’i përmirësoni gjërat, veçanërisht nëse punoni vetë. Mundohuni të mendoni qartë dhe të jeni të drejt. Demi Të dielen gjatë orëve në vijim do të jeni të lodhur pas përpjekjeve të javës dhe të së shtunës. Venusi është i favorshëm dhe së shpejti do të përmbushë edhe favoret e Jupiterit dhe Saturnit. Binjakët Të dielen gjatë kësaj fundjave do të keni një qiell çlirimi. Përqendrohuni te e ardhmja sepse do të ketë lajme të mëdha nga…

Read More

Steriotipet i ka lënë mënjanë dhe prej 5 vitesh ushtron zanatin e kasapit. Kjo është Mirela Hallaçi nga Kukësi. Ka përfunduar me rezultate mjaft të mira studimet e larta për Infermieri të Përgjithshme, por ka zgjedhur të punojë në biznesin e saj. “Unë kam mbaruar për Infermieri të Përgjithshme me nota shumë të mira, por për mendimin tim, zanati i infermierisë ka qenë shumë i mirë për mua, por kam pasur qejf që të punoj në punën time më mirë.” E nisi si ndihmëse në dyqanin e bashkëshorit dhe sot menaxhon gjithë biznesin. “Çdo gjë e bëj vetë, vetëm me…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore, pasi i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore. Gjithashtu, kërkohet ulja e shpejtësisë, respektimi i sinjalistikës dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore. Njoftimi i ARRSH Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit ku mjetet borëbastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme. Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë…

Read More

Seriali H.O.T rikthehet në sezonin e dytë, që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel. Duke filluar nga 7 janari, çdo të diel në orën 21:00 për 10 javë me radhë, publiku do të shijojë dramën shqiptare të producentit Ermal Mamaqi. Me një kast aktorësh të mirënjohur, H.O.T premton të bëjë për vete publikun. I ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas”, Mamaqi foli për rikthimin e tij në Top Channel. “Rikthehem në Top Channel, në vendin ku pothuajse lindëm, u rritëm. Sezoni i dytë i serialit H.O.T kthehet këtë radhë në Top Channel. Unë dhe…

Read More

50 persona janë shpëtuar nga automjetet që mbetën të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qafë Murrizë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të posaçme nxorën pasagjerët nga zona e rrezikuar, për t’i transportuar drejt Klosit, Bulqizëa dhe Peshkopisë. Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen.

Read More

Policët e Dibrës u kanë ardhur në ndihmë dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, që ishin bllokuar në automjet në Qafë Murrizë. Mësohet se ata janë transportuar me automjetin e një punonjësi policie, pas informacionit se kishin mbetur të bllokuar. Njoftimi i policisë: Policia Rrugore e Dibrës iu jep ndihmë dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, që ishin bllokuar në automjet, dhe i transporton me makinën e një punonjësi policie. Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende…

Read More

Një anije transporti karburantesh në pronësi të një miliarderi izraelit u sulmua nga një dron iranian në Oqeanin Indian, tha të shtunën një zyrtar amerikan i mbrojtjes. Sulmi i së premtes ndaj anijes “CMA CGM Symi” vjen ndërsa linjat e transportit ndërkombëtar të mallrave janë bërë gjithnjë e më shumë objekt sulmesh që me fillimin e luftës Izrael-Hamas, e cila rrezikon të zgjerohet në një konflikt më të gjerë rajonal, megjithë armëpushimin e përkohshëm të arritur për një pauzë në luftime, si dhe për shkëmbimin e pengjeve të marra nga Hamasi dhe të burgosurve palestinezë në Izrael. Zyrtari amerikan i…

Read More