Author: tirana

Të martën në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada Kuq e Zi 2023. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada pritet të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre. Në një intervistë për Euronews Albania kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi detaje nga programi i bashkisë në dy ditët festive për 28-29 Nëntorin. Veliaj tregoi…

Read More

Afro 900 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit në 4 vite për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima, me qindra banesa të shembura e me mijëra qytetarë të pastrehë. Aktualisht janë 6 mijë familje që kanë marrë çelësat e banesave të reja, pasi ka përfunduar ndërtimi i 3500 apartamenteve, 2200 banesa individuale si dhe janë rindërtuar 143 shkolla. Ndërkohë rreth 1 mijë familje vijojnë të qëndrojnë në shtëpi me qira, në pritje të banesës së re. Procesi i rindërtimit në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe Krujë mbyllet brenda këtij viti, ndërsa…

Read More

Kryetari i Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ai udhëzon gjyqtarët dhe deklaron se ka qenë në kushtet e flagrancës. Në një reagim në rrjetet sociale, Beleri shkruan ndërsa pritet seanca gjyqësore e 4 dhjetorit, kryeministri sipas tij, urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Reagimi i plotë: Kryeministri shqiptar Edi Rama, për të disatën herë në shtatë muajt e fundit, me ndërhyrjet e tij politike dirigjon drejtësinë shqiptare. Në mënyrë të pavërtetë, deklaron se jam arrestuar në flagrancë për shitblerje votash. Gjykata ende…

Read More

Shpërblimi për përfituesit e pensionit, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet prej 1 dhjetorit. Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale. Shpërndarja e pagesës do të bëhet sipas grafikut të zakonshëm, pra në datat kur të moshuarit apo kategoritë e tjera të përfituesve tërheqin pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregon se tërheqja e pagesës mund të bëhet edhe pas datës 31 dhjetor, madje deri në tre vite pas kësaj date. Fondi në…

Read More

Kanë kaluar katër vite nga tërmeti dramatik i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Kryeministri Edi Rama ka treguar Thumanën e Rilindur, me pallate e banesa private. Në orët e para të 26 nëntorit, një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit goditi vendin tonë.

Read More

Trysnia nga familjet e pengjeve dhe zemërimi për dështimin e Izraelit që të parandalojë sulmin kanë mprehur dilemën me të cilën përballen udhëheqësit e vendit, të cilët kërkojnë të eliminojnë Hamasin si një fuqi ushtarake dhe qeverisëse dhe të lirojnë pengjet. Lufta tashmë u ka marrë jetën e më shumë se 1200 izraelitëve, kryesisht civilë të vrarë nga Hamasi në sulmin fillestar. Më shumë se 13,300 palestinezë janë vrarë, afërsisht dy të tretat e tyre gra dhe të mitur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi. Armëpushimi katërditor, i cili filloi të premten, u ndërmjetësua nga Katari,…

Read More

Dy punonjës të DPSHTRR në Elbasan janë shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tyre 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi policia ka zbuluar se kanë shitur 3 automjete që ishin marrë me qira. I arrestuari u ka hequr automjeteve pajisjet gjurmuese GPS dhe i ka falsifikuar dokumentet e pronësisë me ndihmën e punonjësve të DPSHTRR, për t’i nxjerrë më pas në treg. Njoftimi i policisë “Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi: Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L.,…

Read More

Çelet konkursi për gradat drejtuese në policinë e shtetit. Shpallen 52 vende të lira për drejtues e drejtues i parë, si dhe 500 funksione bosh për kryekomisar e komisar. Me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku në policinë e shtetit është hapur konkursi për gradat drejtues i parë, drejtues, kryekomisar e komisar. Aplikimet duhet të përfundojnë deri më 17 dhjetor kur do të seleksionohen edhe kandidatët të cilët plotësojnë kriteret. Numri i funksioneve të lira për konkurrim sipas gradave policore: Drejtues i parë – 12 funksione Drejtues – 40 funksione Kryekomisar – 200 funksione Komisar – 320 funksione Procesi i konkursit…

Read More

Sinoptikania Lajda Porja nga “MeteoAlb” flet për motin përgjatë javës që vjen. Sipas saj, temperaturat do rriten ndjeshëm pas ditës së martë. Sinoptikania thekson se pas datës 29 Nëntor moti do të jetë njësoj si ai i vjeshtës. “Mbeten prezente reshjet të Dielën dhe të Hënën, por në sasi krejtësisht të pakta për shkak se temperaturat zbresin në -6 në zonat verilindore, -4, -5 në juglindje të vendit. Zbresin temperaturat në disa qarqe si Berati, Shkodra do të shënojë 0 apo 1 gradë, 2 gradë kryeqyteti, parashikohet që rreth vlerës 2, 3 gradë do të jenë vetëm vija bregdetare dhe…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar për ngacmim seksual ndaj një 19 vjeçare në ambientet e punës së kësaj të fundit. Marash Gjoklaj ishte dënuar me 4 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, ishte liruar, me kusht nga gjykata. Ngjarja e ngacmimit seksual ndaj 19 vjeçares ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa kjo e fundit ishte në punë. Gjithashtu po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë, ku është pritur nga kryebashkiaku Përparim Rama. Teksa zbret nga vioni me të cilin udhëtonte, këngëtarja ulet dhe prek tokën me dorë. “Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë”,-shkruan Rama.

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përmbledhje të problematikave në qytete të ndryshme të shkaktuara si pasojë e reshjeve të borës. Akset kryesore të vendit, janë zhbllokuar por qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në rrugë. Gjithashtu ministria njofton për mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës. Bëhet me dije se grupet e punës së OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rivendosjen e energjisë elektrike por ndërhyrja është e vështirë në disa prej zonave malore të Dibrës ku ka prani të lartë të akullit. Njoftimi…

Read More