I pyetur nëse Ledri dhe Sara, janë bashkë, Ermal Fejzullahu u shpreh se nuk e di dhe se do pyesë Ledrin të premten pasi kanë një koncert së bashku. Sipas tij uron që asnjë çift të mos ndahet, sidomos ata që kanë sjellë në jetë një fëmijë. Ronaldo Sharka: Janë ndarë Sara dhe Ledri? Ermal Fejzullahu: Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithësesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj. Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë…
Author: tirana
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli feston sot ditëlindjen. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, Topalli mes emocionesh rrëfen vështirësitë dhe sfidat në jetë, por edhe të mirat që ka, rrethuar me dashuri me fëmijët, nipërit dhe bashkëshortin. Ish kryeparlamentarja, teksa kujton kohët e vështira që ka kaluar, shprehet se fëmijërinë e saj e ka kaluar duke punuar për të ndihmuar prindërit, por edhe duke rrëzuar muret që kishe shumë vite më parë. Por pavarësisht të gjithave, Topalli e ka një peng që do e ndjekë gjithë jetën: mungesën e saj në familje dhe në rritjen e djalit, që ka…
Moti i keq ka shkaktuar problematika për lëvizjet e automjeteve në zonën e Qafë Murrizit. Për shkak të trashësisë së dëborës, kanë mbetur të bllokuar disa automjete, teksa raportohet se ka edhe mungesë të energjisë elektrike. Ndërkohë, policia u ka bërë apel shoferëve që kalojnë në këtë zonë që të pajisin automjetet e tyre me goma dimërore për të ruajtur sigurinë.
Fatos Berisha, drejtues i PriFest dhe regjisor i njohur, ka ndarë një histori nga vizita e tij e fundit në Tiranë. Duke udhëtuar me një taksi, Berisha tregon se kishte humbur kuletën bashkë me dokumentet e tij. Megjithatë, taksisti, Halil Hafuzi nga Kukësi, e gjeti kuletën dhe pasi e identifikoi, bëri një përpjekje të madhe për ta kthyer atë në dorë të pronarit. Regjisori shprehet për mënyrën e papritur dhe admiruese si taksisti mori përgjegjësinë për të gjetur kontaktin në internet dhe ia dorëzoi kuletën në atë adresë. “Dje në Tiranë. Mora taxi për te TullaCulture dhe me taksistin (me…
Ndotja akustike në Shqipëri është mbi normë në shumicën e qyteteve. Fluksi i madh i automjeteve, gjendja motorike e tyre, punimet në ndërtim, mungesa e brezit mbrojtës të gjelbër midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore janë disa nga faktorët e zhurmave në vend. “21 Dhjetori mbetet zona më e zhurmshme gjatë ditës jo vetëm e Tiranës, por e gjithë Shqipërisë. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2022 këtu niveli i zhurmave ditën e tejkaloi me 25% standardin e OBSH dhe ligjit shqiptar”. Në rang vendi Shkodra dhe Tirana janë dy qytetet më të…
Në 4 hetime të ndara gjatë 2 viteve të fundit, SPAK gjeti lidhje të forta mes botës së krimit dhe elementëve të caktuar në Policinë e Shtetit. 8 policë dhe ish-policë, u arrestuan me dyshimet se kanë luajtur rol aktiv në ndihmën e dhënë për anëtarë të grupeve kriminale që u goditën në Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe Fushë Kuqe që prej pranverës së 2022. Lidhjet që u gjetën nga komunikimet pa dorashka të botës së krimit në SKY, por edhe vetë efektivëve të policisë, shkonin përtej shpërdorimit të detyrës. Në Shkodër, shefi i sektorit të vrasjeve, Ardit Hasanbegaj, u…
Shoqata iraniane, Nexhat, e cila është themeluar nga disa ish-anëtarë të Organizatës opozitare të Iranit, MEK, ka zhvilluar këtë të dielë një konferencë në të cilën i bëri thirrje shtetit shqiptar për integrim në shoqëri të pjestarëve të cilët kanë arritur të dalin nga kampi. Pjesë e konferencës ishin gjithashtu edhe familjarë të disa anëtarëve të cilët janë ende brenda kampit Ashraf 3 në Durrës dhe sipas tyre, këtyre pjesëtarëve u janë ndërprerë kontaktet me jashtë dhe jetojnë në kushte të vështira. Suraja Abdullah, nëna e njërit prej iranianëve brenda kampit, kërkoi që të takohej me të birin. “Nuk kam…
Me Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën e Yas Marina, është mbyllur Botërori i vitit 2023 në Formula 1. Kampioni i shpallur prej disa javësh, Max Verstappen dominoi edhe në garën e fundit të sezonit duke triumfuar në Lindjen e Mesme dhe duke koleksionuar triumfin e 19 sezonal nga 22 gara në total. Një dominim total i holandezit dhe RedBullit që mbyllin kështu një tjetër vit mjaft të suksesshëm. Klasifikimi përfundimtar i pilotëve: Ndërkohë, sa i takon garës, Charles Leclerc e mbylli në vendin e dytë. Megjithatë, ky sukses i pilotit monegask nuk i mjaftoi Ferrarit që ta…
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për dallimet dhe vlerësimet e tij personale sa i përket dy trajnerëve të kuqezinjve, atij që na çoi në EURO 2016, Gianni de Biassi dhe atij aktual, që na kualifikoi në EURO 2024, Sylvinho. Duka nuk bëri ndonjë diferencë të madhe mes të dyve. Sipas tij, si de Biassi ashtu edhe Sylvinho janë me balanca pozitive dhe se kush më shumë e kush më pak, është e vështirë ta ndash, pasi çdokush e shesh në këndvështrimin vet. Le të flasim për trajnerët, të dy shumë të dashur për sportdashësit shqiptarë. Nga…
Një në tre gra në botë sipas organizatave ndërkombëtare i është nënshtruar dhunës fizike ose seksuale nga partneri të paktën një herë në jetë. Në Shqipëri në rreth 4100 raste përgjatë këtyre 11 muajve dhuna ka qenë e tillë sa gratë kanë mundur mentalitetin dominues se ky është një fenomen që qendron brenda mureve të shtëpisë dhe e kanë denoncuar në polici. Më shumë se gjysma ose rreth 2700 gra në vend kanë kërkuar urdhër mbrojtje. Procedimet penale për dhunë ndaj grave referuar të dhënave të Institutit të Statistikave pesë vitet e fundit kanë ardhur në rritje. Mbi 1800 persona…
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga njësia “FAST” e policisë holandeze. Ai ishte i dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge. Ngjarjet për te cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali. Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti. Shqiptari fshihej prej vitesh në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do…
Ryan Haigh, një i ri britanik i cilësuar si tepër i rrezikshëm është dënuar me burg për një sërë veprash penale kundër të dashurës së tij të cilën ai e sulmonte, e mbante nën kontroll dhe e kërcënonte se do ta vriste nëse ajo nuk i hiqte akuzat. Duke qenë në lidhje me vajzën për dy vjet, ai bëhej tepër xheloz nëse ajo të fliste me burra të tjerë. Madje ai vendoste se kë ajo mund të shihte dhe shpesh humbiste durimin, duke e grushtuar, shkelmuar dhe pështyrë në fytyrë. Gjithashtu ai e kishte kërcënuar se do të vriste veten…