Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ndotja akustike në qytete mbi normat e BE-së, ja qytetet më të zhurmshme në Shqipëri

17:22 / November 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bradashesh trafiku 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndotja akustike në Shqipëri është mbi normë në shumicën e qyteteve.

Fluksi i madh i automjeteve, gjendja motorike e tyre, punimet në ndërtim, mungesa e brezit mbrojtës të gjelbër midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore janë disa nga faktorët e zhurmave në vend.

“21 Dhjetori mbetet zona më e zhurmshme gjatë ditës jo vetëm e Tiranës, por e gjithë Shqipërisë. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2022 këtu niveli i zhurmave ditën e tejkaloi me 25% standardin e OBSH dhe ligjit shqiptar”.

Në rang vendi Shkodra dhe Tirana janë dy qytetet më të zhurmshme. Shkodra prodhon ndotjen më të lartë akustike ditën, ndërsa Tirana gjatë natës.

Pasojat deri në humbje të dëgjimit i përjetojnë drejtpërdrejtë qytetarët. Qytetet më të qeta rezultojnë Kukësi dhe Berati.

“Nga monitorimi i zhurmave urbane për vitin 2022 rezulton se në qytetin e Kukësit nuk kemi tejkalim të nivelit të zhurmave ditën dhe natën. Në qytetin e Beratit nuk kemi tejkalim të normës natën”, njoftoi AKM-ja.

Së fundmi përmes një udhëzimi të posaçëm janë përcaktuar edhe nivelet kufi të çdo lloj zhurme, që do të inspektohet nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Për shkeljen e normave parashikohen gjoba nga 5 000 lekë deri në 50 mijë Lekë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.