Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SKY dhe të penduarit po zbulojnë policët e inkriminuar

17:14 / November 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 policia vlore 628
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 4 hetime të ndara gjatë 2 viteve të fundit, SPAK gjeti lidhje të forta mes botës së krimit dhe elementëve të caktuar në Policinë e Shtetit.

8 policë dhe ish-policë, u arrestuan me dyshimet se kanë luajtur rol aktiv në ndihmën e dhënë për anëtarë të grupeve kriminale që u goditën në Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe Fushë Kuqe që prej pranverës së 2022.

Lidhjet që u gjetën nga komunikimet pa dorashka të botës së krimit në SKY, por edhe vetë efektivëve të policisë, shkonin përtej shpërdorimit të detyrës.  

Në Shkodër, shefi i sektorit të vrasjeve, Ardit Hasanbegaj, u kap në biseda që siguronte informacione për atentate të menduara nga personazhe të botës së krimit duke përdorur detyrën e tij.

Të njëjtën gjë u konstatua të bënte edhe shefi seksionit të hetimit të krimit në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. 

Nga ana tjetër shefi i komisariatit Kurbin, Dritan Metaj u arrestua me dyshimet se ndihmonte Gëzim Çelajn, një personazh i njohur i botës së krimit.

I penduari i drejtësisë tregoi se si Leonard Palushi, shef i hetimit të krimit në Policinë e Elbasanit, devijoi hetimet për një vrasje me kërkesë të Erion Alibejt dhe tashmë është dënuar për korrupsion.

Në hetim janë edhe dy ish-policët, Erzen Breçani dhe Arlind Ismailukaj, për pastrim parash, përkrahje të autorit të krimit dhe trafik narkotikësh.

Jozyrtarisht burime nga SPAK konfirmojnë se komunikimet e SKY kanë zbuluar edhe raste të tjera të implikimit të efektivëve që janë në ndjekje nga hetuesit.

Nevojën e pastrimit të Policisë së Shtetit nga këta efektivë, e ka shprehur edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili paralajmëroi se të gjithë ata që policë që janë bërë pjesë e komunikimeve të koduara do të përjashtohen nga radhët e policisë.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.