Edhe këtë vit Franca ka triumfuar në ”Junior Eurovision 2023”, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e tetë me këngëtaren Viola Gjyzeli. Festivali që u zhvillua në Nisë solli në skenë 16 këngëtarë, ku Viola Gjyzeli interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe me këngën “Bota ime”. Pas votimit të shteteve përkatëse dhe jurisë, Franca arriti të fitonte me këngëtaren Zoé Clauzure “Cœur” (Zemra).
Postime te ngjashme
Add A Comment
