Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

FOTO/ Përfundon faza e parë e restaurimit në Muzeun Etnografik të Beratit

13:12 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
406021042 661428892844557 2546709059971147300 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Muzeun Etnografik Berat ka përfunduar faza e parë e restaurimit. Janë kryer punime në: suvatimin e fasadave si dhe suvatimet në interierin e muzeut.

Gjithashtu, është realizuar vendosja e tavanit në “Dhomën e Çiftit”, restaurimi i tavanit tek “Dhoma e Miqve”, drenazhime rreth gjithë perimetrit të objektit, instalimet elektrike, restaurimi i trarëve në tavanin e Çardakut, si dhe lyerja e tyre me antimol e vaj lini. 

Ka përfunduar restaurimi i gjithë çatisë së muzeut si dhe shumë punime të tjera restauruese, si dritaret e dyert.

Ky investim vjen përmes kontributit të Këshillit të Qarkut Berat. Qartazi evidentohet transformimi i këtij objekti ikonik të kulturës qytetare që do të hapë dyert sërish, por këtë herë me një pamje dinjitoze dhe qasje moderne që ruan në thelb të bukurën arkaike të historisë & traditës.

Financimi i këtij projekti është mundësuar nga BE, në kuadër te projektit INTERREG IPA I| CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020.

Kohët e fundit rezulton se vizitueshmëria në muzetë e vendit tonë është rritur ndjeshëm.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ndarë në rrjetet sociale shifrat e vizitorëve në muzetë e vendit, ku grafiku ka ardhur gjithnjë në rritje, nga 2020 deri më 2023-shin, gjë që dëshmon se trashëgimia kulturore tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë dhe një nga arsyet është kujdesi i shtuar ndaj siteve arkeologjike e muzeve. 

640 0 muzeu 1 1686729388
406287668 877579570388334 5376165811699595420 n 1
640 0 muzeu 15 1686729386

Berat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.