Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Horoskopi javor! Zbulo ç’do ndodhë me shenjën tënde

12:29 / November 27, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Fol me zë të lartë, që të dëgjohesh. Hëna e plotë te Binjakët do të ndriçojë zonën e komunikimit, duke të të ndihmuar që të jesh më i/e qartë, në mënyrë që të zgjidhësh një dilemë që të ka munduar prej kohësh. Mërkuri shkon te Bricjapi duke të të orientuar drejt karrierës, ndaj mos u çudit nëse merr një rol lideri, apo një shpërblim.

Demi

Dëgjoje trupin tënd, Dem! Të hënën, Hëna e plotë në Binjakë të ndihmon të lidhesh me trupin tënd, pasi Mërkuri të frymëzon që të kthesh sytë nga kujdesi për veten. Në 6 muajt e fundit, e ke lënë paksa pas dore shëndetin tënd dhe kjo s’është aspak gjë e mirë.

Binjakët

Rifillo sërish, i dashur Binjak. Të hënën, kur të ndodhë Hëna e plotë, ti do të bësh më të mirën që të fuqizosh veten, humorin, komunikimin dhe të përftosh më shumë dije. Do të rikthehesh në mënyrën më të mirë! Do të shfaqësh aq shumë fuqi, sa do t’i surprizosh të gjithë.

Gaforrja

Është koha të lësh pas të shkuarën. Do të sfidohesh, por edhe do të çlirohesh nga ngjarje që të kanë munduar dhe bërë të vuash për një kohë të gjatë. Një monolog i heshtur do të të bëjë të reflektosh më shumë, që të jesh sa më i/e përgatitur kur të kryesh dialogun e vështirë me personin që duhet të qëndrojë në të shkuarën tënde.

Luani

Fuqia u përket njerëzve dhe ti e di shumë mirë! Hëna e plotë në Binjakë të frymëzon që të udhëheqësh miqtë e tu, të zgjerosh fushën e pasionit dhe të jesh më energjik/e se kurrë. Kur vjen puna te vëmendja, ti gjithnjë fiton. E di që e ke këtë superfuqi, ndaj përdore për të mirën e të gjithëve.

Virgjëresha

Ngrihu dhe shkëlqe, Virgjëreshë! Që prej fillimit të javës do të ndriçohet zona e karrierës, duke e pozicionuar fuqinë tënde të komunikimit në krye të aftësive të tua. Kjo do të të ndihmojë që të bësh ndryshimet e domosdoshme në punë, në të njëjtën kohë, të jesh një person që mendon për të gjithë.

Peshorja

Udhëtim të mbarë në aventurat dhe kapitujt e ri që do të shpalosen para teje. Ndiq zemrën tënde, ndërmerr aventura dhe krijo kujtime të bukura. Të shtunën, kur Mërkuri do të hyjë te Bricjapi, ti do të kesh një inteligjencë emocionale shumë të lartë, ndaj do i kuptosh të tjerët më mirë se më parë.

Akrepi

Mendja jote është organi më seksi që ti ke. Hëna e plotë në Binjakë i jep dritë zonës erotike dhe të rikujton se intimiteti mes trupave është i rëndësishëm, por është imagjinata dhe komunikimi ato që e plotësojnë gjithë spektrin e kënaqësisë.

Shigjetari

Gëzuar ditëlindjen, Shigjetar! Hëna e plotë e së hënës të jep aftësinë që të krijosh lidhje të reja. Nëse je në një marrëdhënie, do e bësh atë edhe më dinamike, ose do t’i japësh fund njëherë e mirë, nëse gjërat mes jush nuk po funksionojnë.

Bricjapi

Si fillim, bëj hapa të vegjël, i dashur Bricjap. Përmbush qëllimet e tua duke u përqendruar edhe te pritshmëritë që ti je. Mërkuri hyn në shenjën tënde për të të motivuar të mendosh ndryshe dhe për të fuqizuar aftësitë e tua të komunikimit, të cilat do të kenë ndikime fantastike në jetën tënde.

Ujori

Je një person me vlera dhe të hënën, kur Hëna e plotë ndodh në Binjakë, ti do të rikujtohesh se sa person i bukur në shpirt je dhe se sa dashuri dhe gëzim dhuron. Vepro sipas të vërtetës dhe shiko se sa gjëra pozitive do të ndodhin.

Peshqit

Këtë javë do të gjesh sigurinë që ke kërkuar, duke komunikuar emocionet e tua. Kjo do të të japë më shumë qartësi dhe do i ndihmojë edhe njerëzit përreth të të kuptojnë më mirë. Mërkuri në Bricjap të nxit të rilidhesh me miqtë, komunitetin dhe familjarët e tu.

Horoskopi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026

Horoskopi, 20 korrik 2026

07:51 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.