Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nga Çerçiz Topulli te Adem Jashari, i riu zbukuron muralet në qytetin e tij

17:54 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
405989430 779594904165378 5296816109560287075 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të festave të nëntorit, Bledar Çakalli është ndalur në Gjirokastër për t’i dhuruar qytetit disa punime murale me figurat që kanë shenjuar historinë e Shqipërisë.
E ka nisur duke pikturuar portretet e Çerçiz Topullit, Ismail Qemalit dhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në hyrje të qytetit do të realizojë gjithsej 7 piktura, por thotë se nëse do të ketë mbështetje financiare do të realizojë edhe më tepër.
“Projekti i radhës ka qenë në Gjirokastër. E kemi nisur me Skënderbeun, Adem Jasharin, Çerçiz Topullin. Do vijojmë me figura të tjera historike. Janë 7 figura kombëtare që do të bëhen, nëse do arrijmë që me ndihmën e njerëzve këtu nga Gjirokastra, të arrijmë 14 portrete.”
Tregon se pikturat murale janë pritur mirë nga qytetarët madje ata që jetojnë jashtë shtetit thonë se ia kanë shprehur vlerësimin përmes rrjeteve sociale.
“Unë nuk e kam pritur të kishte një reagim kaq pozitiv, sidomos nga mesazhet, banorët e zonës, nga Gjirokastra, banorë që jetojnë jashtë Shqipërisë”.
Vlerësim e mbështetje ka pasur vetëm nga qytetarët, por jo nga pushteti lokal. Të pakta kanë qënë ato institucione që i kanë ofruar bashkëpunim.
Megjithatë Bledari nuk tërhiqet. Thotë se këtë punë që e ka nisur 7 vite më parë e bën plot dëshirë dhe synon që përmes saj të përcjellë frymën e patriotizmit tek qytetarët, veçanërisht tek te rinjtë.
“Unë këtë punë nuk e kam nisur as për interes dhe as për reagim. Por si një reagim, kurrë nuk bëj pazare me çështje kombëtare. Është diçka që vjen nga zemra.”

405265569 779595040832031 317072499914543521 n
405257272 779595004165368 3784072405686741508 n
405989430 779594904165378 5296816109560287075 n
Çerçiz Topullit Ismail Qemalit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.