Përgjaket 111 vjetori i Pavarësisë. Babë e bir kanë mbetur të plagosur në qytetin e Pejës, pasi u qëlluan me armë zjarri nga një person, për motive ende të paqarta. Sipas Policisë së Kosovë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa babë e bir janë qëlluar me pistoletë dhe u dërguan me urgjencë në spital. Autori është arrestuar në vendngjarje dhe po merret në pyetje, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. “Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të…
Author: tirana
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë. Sipas ARRSH, në këto akse rrugore po pastrohet dëbora përmes shpërndarjes së kripës.Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionaleARSSH bën thirrjen që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Ndërkohë ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.Reshjet do…
Kryeministri Edi Rama në 68-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, thotë se erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar. ”68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar”,-shkruan Rama.
Aktori i njohur shqiptar, Robert Ndrenika, ka ndarë një urim të veçantë për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në një video emocionuese, Ndrenika shprehet: ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Ky moment ka shpërfaqur ndjenjat e thella patriotike të aktorit, duke sjellë një ndriçim të veçantë në këtë datë të rëndësishme kombëtare. Lajmi ka shpërndarë emocion dhe krenari në rrjetet sociale, duke theksuar ndërtime pozitive për identitetin kombëtar. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)
Presidenti Bajram Begaj ka uruar nga Vlora shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka thënë se dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më përbashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë. “Nga Vlora, uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe kudo në botë: Gëzuar Festën e Pavarësisë! Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më përbashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë. Sot jemi shtet i pavarur në sajë të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Osmani tha se më 28 Nëntor festohen tri festa: Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja e parë në skenë e UÇK-së. Ajo pohoi se nderimi për familjen Jashari do të jetë i vazhdueshme duke shtuar se për këtë familje respekti duhet të jetë i jashtëzakonshëm. “Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin…
Në qytetin e Vlorës, në “Sheshin e Flamurit” u mbajt ceremonia e zyrtare për Ditën e Pavarësisë. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë vendosur kurorën e luleve dhe më pas janë përkulur përpara monumentit të Ismail Qemalit. Po ashtu Rama dhe Kurti u panë duke buzëqeshur, pasi mes tyre ka pasur edhe kundërshtime politike, por sot duken se i kanë lënë pas dhe janë bërë bashkë për festën e madhe të shqiptarëve. Lexo edhe https://tirananews.al/video-berisha-ne-vlore-vendos-kurora-me-lule-ne-varrin-e-ismail-qemalit-erdha-per-tu-betuar/ Lexo edhe https://tirananews.al/me-qeleshe-ne-koke-dhe-simbolin-e-shqiponjes-kreu-i-bashkise-se-new-york-ut-uron-shqiptaret/ Lexo edhe https://tirananews.al/rama-uron-me-nje-foto-te-vecante-gezuar-pervjetorin-e-111-te-te-flamurit-te-pavaresise/…
Në Vlorë ndodhet edhe Sali Berisha, edhe pse i vetëm ai ku ka vendosur kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit. Por Berisha ka bërë edhe një premtim politik, duke thënë se Ramën do ta paketojnë dhe do e çojnë në Serbi, aty ku e ka vendin. “Sot mbarë shqiptarët përulen me mirënjohjen e pakufishme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës. Erdha të betohem, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, sepse shqiptarët do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky…
Me qeleshe në kokë dhe simbolin e shqiponjës, kreu i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit. Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që Nju Jorku të lëvizë”. Adams nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për komunitetin shqiptar, të vendosur në një prej qyteteve më të mëdha në botë.
Ylli Limani është një nga artistët më të dashur nga publiku, por ai ka anuluar koncertin mbrëmjen e djeshme për shkak të një lajmi që në klub është vendosur një bombë. Përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram, ai ka treguar se klubi është detyruar që t’i nxjerrë jashtë të gjithë pjesëmarrësit si pasojë e një alarmi të rremë, gjë që shkaktoi edhe anulimin e koncertit për festën e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntorin. “Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi patur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi…
Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri, sot pret mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria për Ditën e Pavarësisë. Kryetari i bashkisë Ermal Dredha tha në një prononcim për mediat, se sot ne duhet të jemi të gjithë së bashku. 111 vjetori i Pavarësisë ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës…
Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet dhe kuriozitetet e tyre. Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve. Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve. E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani’. Ditëve të…