Në qytetin e Vlorës, në “Sheshin e Flamurit” u mbajt ceremonia e zyrtare për Ditën e Pavarësisë. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë vendosur kurorën e luleve dhe më pas janë përkulur përpara monumentit të Ismail Qemalit. Po ashtu Rama dhe Kurti u panë duke buzëqeshur, pasi mes tyre ka pasur edhe kundërshtime politike, por sot duken se i kanë lënë pas dhe janë bërë bashkë për festën e madhe të shqiptarëve.


Lexo edhe https://tirananews.al/111-vjetori-i-pavaresise-google-vishet-kuqezi/
