Author: tirana

Arianna Budanova, gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, është helmuar, shkruajnë mediat ukrainase, duke cituar burime nga ministria e Mbrojtjes e Kievit. Gruaja u diagnostikua me helmim nga metalet e rënda. “Këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme. Prania e tyre mund të tregojë një përpjekje të qëllimshme për të helmuar një person specifik”, thanë disa burime. Marianna Budanova ndodhet në spital në gjendje të mirë shkruajnë burimet.

Read More

Koçi Selamaj është një ndër personat që do të kthehen në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes me Britaninë për emigrantët e dënuar. Shqiptari Koçi Selamaj është dënuar me 36 vite burg për vrasjen e një arsimtareje. Ai e ka goditur arsimtaren 25 herë në një park në juglindje të Londrës. Në vendimin e dënimit, gjykata britanike ka shkruar se shqiptari që njihej si punëtor garazhesh, e sulmoi mësuesen më 17 shtator 2022, teksa ajo po shkonte të takonte një mik. Shqiptari Selamaj ishte divorcuar pasi kishte një histori dhune familjare dhe dyshohet se motiv i krimit ka qenë sulmi seksual.…

Read More

Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) është një virus i zakonshëm që mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, por infeksioni është më i zakonshëm tek fëmijët dhe foshnjat. Për shumë të rritur dhe fëmijë të shëndetshëm, një infeksion RSV shkakton simptoma të ngjashme me ato të një ftohjeje. Tek foshnjat, një infeksion RSV mund të jetë më serioz. Infeksioni zakonisht nuk shkakton dëme serioze, por në raste të rënda, mund të çojë në komplikime serioze të mushkërive. RSV është një nga viruset më të zakonshëm që shkakton infeksione të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes tek foshnjat dhe fëmijët e…

Read More

Një shqiptar që ka qëndruar për disa muaj në një qendër azilantësh në Angli tregoi për “Shqipëria live” kushtet e këqija, me të cilat ai dhe emigrantët e tjerë përballeshin. Shtetasi shqiptar me pseudonimin Agim (nuk do të tregojë emrin e vërtetë) pretendon se në qendrën “Brook House”, emigrantët ishin në të njëjtin vend me kriminelë dhe ambienti ishte si një burg i sigurisë së lartë. “Kam shkuar në atë qendër në orën 23:00, në 9 qershor. Vetëm struktura e atij vendi është si burg i vërtetë. Duhet të kalosh 4 dyer hekuri. Ka masa të rrepta sigurie sikur ne…

Read More

Timo Flloko, bashkëshorti i Vera Grabockës, i ftuar në emisionin televiziv “Opinion”, ka folur për marrëdhënien e tyre dhe se si janë njohur. Ai rrëfen se ata janë njohur rastësisht, dhe se ishte mësuesi i saj. Timo shpjegon se ajo që i tërhoqi vëmendjen menjëherë tek Vera ishte, veçantia qe ajo kishte në sjellje, dinamikë dhe energji. “Ishim shumë të rinj, unë e njoha në shkollë dhe prandaj them rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të emërohesha dhe në Vlorë, nuk do e kisha njohur këtë vajzë të re apo zonjë…

Read More

UEFA ka hapur votimin për golin me të bukur të eliminatoreve të Europianit ‘Gjermani 2024, teksa mes kandidatëve janë edhe dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani. Goli i sulmuesit kuqezi në sfidën ndaj Polonisë në Tiranë dhe ai i mesfushorit që luan me Interin, në transfertën ndaj Ishujve Faroe, janë mes 10 golave më të bukur që konkurrojnë për ‘më të bukurin’ e eliminatoreve të Europianit. Vlen të theksohet se Shqipëria është përfaqësuesja e vetme që përfaqësohet me dy gola në votim, teksa 10-shja kompletohet nga slloveni Vipotnik, kazaku Tagybergen, belgu Trossard, turku Akgun, anglezi Bukayo…

Read More

UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se së shpejti nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, duke përdorur linkun përkatës (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/). Federata Shqiptare e Futbollit nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares apo ndeshjet e tjera të finaleve të Europianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s, në linkun e lartpërmendur. Tifozëve u…

Read More

4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre sot në ujërat e lumit Prodan të cilët kanë dashur të kalojnë këtë lumë me mjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit. Mjeti me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar seriozisht jetën e 4 banorëve, të cilët u shpëtuan në kohë nga punonjësit e zjarrfikëses. Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumin dhe një ndër më të rrezikshmet është pikërisht kalimi mes për mes lumit.

Read More

Duke qenë se paraja ka qenë në qendër të shoqërisë njerëzore për 5000 vjet, nuk është çudi që të gjitha fetë kryesore kanë shumë për të thënë për të. Asnjë fe e madhe sot nuk inkurajon aktivisht pasurinë dhe lakminë. Megjithatë, një vështrim i shpejtë përreth jush do të zbulojë shumë besimtarë të pasur. A janë hipokritë? Varet. Secila fe ka një qasje të ndërlikuar dhe me nuanca ndaj parasë, që mund të mos jetë aq e frikshme. “Sepse dashuria për paranë, është rrënja e gjithë të ligave” Timoteu 6:10 Qoftë nëse bëhet fjalë për shifrat në ekranin e bankomatit…

Read More

Një ish-trafikant droge i ka dorëzuar autoriteteve italiane një ishull artificial që zotëron në brigjet e Dubait me shpresën për ulje dënimi. Njoftimi u bë gjatë gjyqit në Napoli të hënën, ku përfshiheshin rreth 20 të pandehur, duke përfshirë Raffaele Imperiale, me nofkën “bosi Van Gogh”, një trafikant ndërkombëtar droge për Camorra, mafian napolitane. Imperiale, i cili kishte qenë në arrati për pesë vjet, u arrestua në Dubai në gusht 2021 dhe u ekstradua në Itali në mars 2022. Sipas hetuesve, Imperiale bleu ishullin, të quajtur Tajvan, gjatë kohës që ishte fshehur. Vlera e ishullit vlerësohet në 60-80 milionë euro…

Read More

Lulzim Basha bashkë me disa deputetë demokratë kanë qenë në kullën e Isa Boletinit, një nga monumentet më historike të kombit shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. Basha uroi gjithë shqiptarët për festën, ndërsa tha se Isa Boletini është një gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit. ”Sot kemi zgjedhur ta festojmë këtë ditë nga një prej monumenteve më historike të kombit shqiptar, kulla e Isa Boletinit këtu në Boletin në veri të Kosovës. Kemi zgjedhur ta festojmë duke nderuar një prej dy Isëve të mëdhenj, bashkë me Ismail Bej Vlorën, atin…

Read More