Shqiponja dykrenare me në sfond ngjyrat e ylberit të komunitetit LGBT+ është postimi provokues i aktivistes Gresa Hasa në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim në rrjetin social “X”, Hasa ka shpalosur këtë flamur me mesazhin se shqiptarët duhet të çlirohen nga nacionalizmi dhe patriarkalizmi. “Sot është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Siç e kuptoj unë, pavarësia duhet të jetë çlirimi nga të gjitha sistemet e shtypjes – përfshirë patriarkalizmin dhe nacionalizmin. Gëzuar”, shkruan ajo. Edhe në postimet e mëparshme, aktivistja Hasa nuk ka kursyer gjuhën përçmuese dhe tallëse ndaj paradës së organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…
Author: tirana
Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, Istref Dobi, ka rrëfyer në vitet 1913-1914 Serbia kërkonte që të merrte Portin e Shëngjinit, të Durrësit dhe të Vlorës. Ai tha se fillimisht fuqitë e mëdha vendosën që t’i jepnin Serbisë Portin e Shëngjinit, në këmbim që Shqipëria të shtrihej deri në Pejë. Por më pas sipas tij, deklaratat e Serbisë që porti do të përdorej edhe për armatime e municione nuk tingëlluan mirë te ndërkombëtarët, pasi ekzistonte frika se porti do të përdorej edhe nga Rusia për anijet ushtarake, që mund të sulmonin Italinë, gjë që bëri që marrëveshja të…
Aktori amerikan Robert De Niro mbeti i habitur dje teksa lexonte fjalën e rastit në ceremoninë e çmimeve kinematografike te pavarura Gotham, teksa pretendonte se dikush i kishte ndryshuar fjalimin pa i treguar. Aktori doli në skenën e çmimeve të filmit 2023 Gotham Independent Film në New York, për të prezantuar filmin e Martin Scorsese, por shpejt ndaloi fjalën e tij kur kuptoi se “kishte një gabim”. De Niro nisi fjalën duke thënë: “Të shikosh lajmet në ditët tona të bën të mendosh, të paktën nga ana politike, se po jetojmë në një shoqëri post-të vërtetës, të gënjeshtrës”. “Por producentët…
Një oficere policie në Greqi është gjetur e vdekur në banesën e saj në Larisa. Mediat vendase shkruajnë se oficerja 29-vjeçarja, nuk është paraqitur në zyrën e saj mëngjesin e së hënës, dhe nuk iu është përgjigjur telefonatave të njëpasnjëshme të kolegëve. Kështu ditën e sotme autoritetet kanë ushtruar kontrolle në banesën e saj, ku dhe e kanë gjetur pa shenja jete. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet lidhur me rastin.
Dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Thorë mesditën e sotme. Duke shfrytëzuar ditët e pushimeve, vizitorë të shumtë iu drejtuan Thethit për të shijuar bukuritë e zonës dhe dëborën. Megjithatë e kanë pasur të vështirë për të kaluar. Që prej ditës së shtunë, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu apo dëbore, ku shpesh është ka shkaktuar probleme.
Vllaznia ka arritur të mposhtë në Durrës skuadrën vendase, Teutën, me rezultatin 0-1. Prej më shumë se 9 viteve, shkodranët ose kishin humbur, ose barazuar në ndeshjet e luajtura në “Niko Dovana”, por sot ky ngërç psikologjik u kalua. Për sa i përket sfidës së sotme, goli i vetëm i takimit u shënua nga Ildi Gruda në minutën e 4-t. Sulmuesi doli i vetëm përball me Demën dhe nuk gabon përpara portës. Pjesa e parë kishte intensivitet, ku nuk munguan faullet. Në të dytën, Vllaznia ishte më pranë golit të dytë, por që nuk e arritën ta realizonin.
Kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka deklaruar se ndaj shqiptarëve në komunën që drejton po bëhet një spastrim etnik administrativ. Ai tha se shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb dhe vazhdimisht nuk marrin asnjë shërbim administrativ nga qytetarët e tjerë. “Dita sot është edhe festive, por duhet edhe diskutuar. Dita e sotme për ne në Preshevë, sepse ne harrojmë si të gjithë shqiptarët në botë, se jemi të diskriminuar. Konsiderohemi nga shteti serb si qytetarë të klasës së dytë. Shqiptarët po mbyten dalëngadalë në Preshevë, po ndodh një spastrim etnik burokratik në Luginën e Preshevës.…
Një argjendari është grabitur këtë pasdite në Kamëz. Autori ka marrë disa bizhuteri që kanë qenë mbi tavolinë dhe është larguar. Nuk ka ende detaje të tjera nga grabitja.
Dembelizmi është një nga veset më negative, që një person mund të ketë. Të gjithë mundohen që ta largojnë, por fatkeqësisht jo çdo kush ia del. Më poshtë ju njohim me tre nga shenjat më përtace të zodiakut: Demi: Personat “dem” i përkushtohen shumë punës që kanë në duar, por kur rrugës i dalin detaje të reja, ata tërhiqen. “Demat” e kanë më të lehtë të vështrojnë natyrën apo frigoriferin me orë të tëra, se sa të përfundojnë atë çka kanë nisur. Luani: “Luanët” i adhurojnë pushimet, duke harruar edhe përgjegjësitë e përditshme. Mirëpo, kjo nuk është një shenjë e…
Anija turistike Amadea, i cili është në pronësi të një kompanie gjermane, tërhoqi vëmendjen e vendasve kur për pak u përmbys mëngjesin e sotëm teksa lundronte në gjirin e Kotorrit. Nga Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit Portual kanë thënë për portalin RTCG se janë të informuar për këtë ngjarje, por nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si era e fortë e çon anijen drejt Oravacit. View this post on Instagram A post shared by Подгорички времеплов (@podgoricki_vremeplov)
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej ditësh po qëndron në Kosovë e shoqëruar nga disa familjarë të saj dhe bashkëshorti Taika Waititin. Arsyeja e vizitës së saj ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të në Prishtinë dhe ajo po vazhdon vizitën e saj edhe gjatë ditës së sotme kur po festohet 28 Nëntori. Këtë ditë të veçantë për shqiptarët, Rita e ka uruar përmes postimeve në llogarinë e saj në Instagram.“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotoje.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tre të akuzuarve të dosjes së njohur me emrin “Xibraka”, mes të cilëve edhe nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, që kërkonin prishjen e vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që i shpalli fajtor për trafik droge. Kërkesa e depozituar pesë vjet më parë, u shqyrtua në dhomë këshillimi nga një trupë me relator gjyqtarin Sokol Binaj, që ka vendosur mospranim duke lënë në fuqi vendimin e Apelit. Nëntë të pandehurit e dosjes Xibraka, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite…