Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Parada e shqiptarëve”, diaspora bëhet bashkë në Tiranë. Politikanët urojnë 111 vjetorin e Pavarësisë

09:37 / November 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701152201 28nentori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Ditën e Flamurit dhe të 111 viteve Pavarësi të shtetit shqiptar, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Parada të fillojë në orën 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Parashikohet që parada të zgjasë disa orë, nga ora 11 deri në orën 14:00 dhe do të parakalojnë disa grupe, më pas vjen ceremonia e ngritjes së flamurit. Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.

Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Vlorës e Tiranës në këtë ditë të shënuar të 28 nëntorit, shpalljes se Pavarësisë. Ata thonë se festa e Pavarësisë eshte një feste e gjithë kombit shqiptar kudo që ndodhet ndërsa kanë përcjellë edhe urimet për 28 nëntorin.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foton e një vajze të vogël të veshur me kostum tradicional, e cila prek flamurin kombëtar për të uruar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë ditë të shenjtë të historisë së shtetit tonë. Të njëjtën rrugë, përmes rrjeteve sociale ka gjetur dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në X ka postuar një fragment të këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës me urimin “Gëzuar miq, ditën e Flamurit”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan krah fotos së tij teksa bën homazhe në monumentin e vendosur në Vlorë për të shënuar këtë ditë se “Flamuri Kombëtar është simboli që bashkon të gjithë shqiptarët nga Skënderbeu te Adem Jashari”.

Urimeve i është bashkuar dhe Lulzim Basha. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Basha në Facebook.

Lexo edhe https://tirananews.al/rama-uron-me-nje-foto-te-vecante-gezuar-pervjetorin-e-111-te-te-flamurit-te-pavaresise/

Lexo edhe https://tirananews.al/foto-presidentja-osmani-feston-me-rita-oren-festen-e-pavaresise-bashkon-artistet-kosovare/

Lexo edhe https://tirananews.al/111-vjetori-i-pavaresise-ministri-hasani-modeli-yne-i-bashkejeteses-burim-frymezimi-e-krenarie/

Lexo edhe https://tirananews.al/111-vjetori-i-pavaresise-google-vishet-kuqezi/

Lexo edhe https://tirananews.al/presidentja-vjosa-osmani-uron-111-vjetorin-e-pavaresise-28-nentori-dedikim-per-heronjte-tane/

Lexo edhe https://tirananews.al/111-vite-pavaresi-policia-e-shtetit-rreth-11-mije-efektive-kontribuuan-per-sigurine-e-shqiptareve-gjate-ketij-viti/

Lexo edhe https://tirananews.al/111-vite-pavaresi-veliaj-flamujt-qe-valeviten-sot-na-tregojne-sa-te-bekuar-jemi-qe-jetojme-ne-keto-toka/

Lexo edhe https://tirananews.al/meta-nderim-per-vepren-e-ndritur-te-shume-patrioteve-qe-perjetesuan-28-nentorin-e-vitit-1912/

parada kuqezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.