Vitin e fundit të gjitha kompanitë e mëdha i janë drejtuar inteligjencës artificiale. Microsoft është investitori më i madh i OpenAI, ndërsa Alphabet tashmë ka krijuar programin e vet të quajtur ‘Bard’. Ai që ka mbetur “i heshtur” kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale është Apple. E vërteta është se ka pasur disa raportime herë pas here në lidhje me planet e kompanisë për të hyrë më aktivisht në fushën e inteligjencës artificiale. Në fakt, ka raporte për krijimin e një AppleGPT të modeluar sipas ChatGPT të mirënjohur. Megjithatë, tani për tani, Apple po përdor AI për funksione shumë më të thjeshta brenda produkteve të saj, sipas Tim…
Author: tirana
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan. Mësohet se një 26-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur me grusht një 53-vjeçar dhe ky i fundit i ka dëmtuar automjetin. Si pasojë, i riu ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa burri po procedohet në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se duke qenë në gjendje…
Ndërsa interesat e kredive në monedhën e përbashkët evropiane kanë qenë tipikisht më të ulëta, diferenca me tyre dhe huave në lekë është ngushtuar ndjeshëm me afrimin e fundit të vitit. Diferencat mes interesave të kredive në lekë dhe atyre në euro janë zvogëluar ndjeshëm, si për bizneset dhe për individët, si rrjedhojë e rritjes më të shpejtë të këtyre të fundit. Në masë të madhe rritja e interesave të huave në monedhën e përbashkët evropiane i detyrohet vendimeve të fundit të Bankës Qendrore Evropiane, e cila ka rritur në nivele rekord normën bazë të interesit. Interesi mesatar i kredisë…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko. Vuçeviç ka falënderuar gjatë takimit Federatën Ruse për “ndihmën në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Ai ka theksuar se synimi i Serbisë është ruajtja e statusit të një shteti neutral ushtarak. Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar edhe për gjenjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Ambasadori rus ka zhvilluar një takim dhe me kreun e të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Ky i fundit i ka shprehur diplomatit rus…
Shkodra ka festuar sot për herë të parë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit. Në nder të kësaj ditë, janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve. Të pranishëm kanë qenë personazhe të politikës, por që kanë munguar zyrtarë nga opozita. Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje; “Enver Hoxha, Enver Hoxha”. Sakaq, sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi gjate ceremonisë në varrezat e dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit te Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë ushtarit te panjohur. Bruçi thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë…
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë. Përtej ceremonisë protokollare tek Varrezat e Dëshmorëve, Nata e Bardhë do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët. Të parët do të jenë Landi dhe Miri që do të sjellin hitet e tyre më të mira ndër vite. Më pas Stine,…
“Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër mbajtjes ende në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri”, shkruan media greke, “Protothema”. Sot në COREPER (Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së) Greqia ka shprehur hezitim në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk do të ketë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Beleri. Greqia nuk ka pranuar dërgimin e letrës së “27”-ve për…
Borussia Dortmund arriti një fitore të madhe në “San Siro” përballë Milanit. Verdhezinjtë presin PSG-në në “Signal Iduna Park” në takimin e fundit në grupin F, aty ku mjafton një pikë për të siguruar kalimin në raundin e 1/8-ve si forcë e parë. Milani duhet të fitojë në Angli kundër Newcastle dhe të shpresojë te suksesi i Dortmundit me kampionët e Francës për të vijuar rrugëtimin në Champions League. Trajneri i verdhezinjve, Edin Terzic nuk e fsheh lumturinë për fitoren në Milano, ndërkohë që premton se djemtë e tij do të tentojnë tri pikët edhe përballë skuadrës së Luis Enriques.…
Partnerja e Neymar, Bruna Biancardi është bërë nënë e vogëlushes Mavie. Ajo dhe Neymar kishin lajmëruar ardhjen e vajzës së tyre në rrjetet sociale me një lumturi të jashtëzakonshme, por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë. Futbollisti, i përfshirë vazhdimisht në afera dhe flirtime me femra të tjera, u përpoq t’i qëndronte besnike modeles dhe influencieres, por pa sukses. Thashethemet ishin gjërat më të vështira për t’u tretur për Brunën, e cila vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre. “Është një çështje e veçantë, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme dhe batuta përditë, dua t’ju bëj…
Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive organizuan konferencën për edukimin mediatik në Shqipëri, një temë që është diskutuar mjaft vitet e fundit. Konferenca bëri bashkë aktorët kryesorë institucionalë që kontribuojnë në fushën e edukimit mediatik, si Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Autoritetin e Mediave Audiovizive, Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, UNESCO-n, universitetet publike dhe private, organizatat e shoqërisë civile, por edhe ekspertë të medias, mësues, pedagogë dhe studentë. Diskutimet kryesore gjatë konferencës u përqendruan tek agjenda e edukimit mediatik në Shqipëri, për të cilën Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, theksoi…
Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së ish-deputetit Vangjel Tavo, Evanthi Tavo. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut. 24 vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën ”Audi” me targa shqiptare që drejtohej nga shqiptari V. M. (40), kur mjeti doli nga rruga. E reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj, ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë. “Me datë…
Dy ditë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, zëvendësministri i Jashtëm, Andrei Rudenko, iu adresua Dhomës së Ulët të Parlamentit në atë që do të shndërroheshin në hapat e parë të Kremlinit për të aneksuar territorin e rajoneve lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut. Në adresimin e tij u përfshinë akuzat se Ukraina po “sabotonte” negociatat e mbajtura nga Grupi Trepalësh i Kontaktit, i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), trup rajonal i sigurisë me 57 anëtarë që ka selinë në Vjenë…