Bosnja ka pretenduar se ka raporte të inteligjencës për njësi paraushtarake ruse që trajnojnë njerëz në Republikën Srpska. “148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”, shkruajnë disa medie. Kjo histori është pretenduar dhe rihapur në Bosnjë-Hercegovinë nga ministri i Mbrojtjes Zukan Helez. “Ne kemi informacione se rusët po kryejnë stërvitje në territorin e Republika…
Author: tirana
Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore dhe Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE) u takuan sot me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Elisa Spiropali. Në bisedë u theksua partneriteti i fortë strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Elisa Spiropali shprehet se Shqipëria mbetet e përkushtuar për thellimin e partneriteti strategjik me SHBA. Statusi i plotë: “Me Kryeministrin Rama mirëpritëm sot shefen e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, znj. Suzy George, Ndihmës Sekretaren…
Çdo vit e më shumë, tendenca e shqiptarëve është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante pavarësish inflacionit i cili përkthehet në kosto më të larta. Në një intervistë për SCAN, Kreu i shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi thekson se në prag të muajit Dhjetor, kanë nisur edhe prenotimet për fundvit, ndërsa pritet dhe një fluks emigrantësh. Por sa do të kushtojë mesatarisht menuja e festave në restorante në prag të ndërrimit të viteve? Ndërkohë risi gjatë këtij viti kanë qenë edhe festat e Nëntorit, ku për shkak të organizimeve në Shqipëri ka pasur një fluks…
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha shprehet se përgatitjet për aktivitetet në kuadër të 28 dhe 29 Nëntorit kanë përfunduar dhe se qyteti i flamurit është gati për të mirëpritur mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet.Në një intervistë me gazetaren Edlira Prendi për “TiranaNews”, Dredha zbuloi një pjesë të axhendës festive.“Do të kemi aktivitete nga data 23 deri më 29 nëntor. 1 javë aktivitete. Vlora do të bëhet një qytet policentrik të themi, do të ketë gjithandej aktivitete. Mund të veçoj këtu dy koncerte që janë në përmasa më masive, në datën 25 një DJ i famshëm vjen nga jashtë, si…
Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit. Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar. Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.
“Zikaltërit” e Inter kanë filluar të “bien në dashuri” me shqiptarët dhe kjo duket, që nga afrimet e merkatos, me Kristjan Asllanin që po kthehet në një lojtar të madh, te nënkampionët e Evropës, me Ramadanin, që kërkohet nga Ausilio dhe me Bajramin e vëllezërit Shpendi, që ndoshta në një të ardhme mund të arrijnë të jenë pjesë e “gjigantëve” të Milanos. Mirëpo, lista duket të jetë më e gjatë dhe tashmë në radarët e “zikaltërve” ka rënë djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vatës, Rocco Vata, i cili është prodhim i akademisë së Celtic dhe aktualisht luan për skuadrat…
Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident në Kroaci. Sipas mediave kroate, një 22-vjeçar shqiptar që drejtonte një automjet tip Volkswagen ka hyrë në korsinë e kundërt në rrugën Zagrebacka, në qytetin Crnec Dugoselski, i ka prerë rrugë një kamioni me ngarkesë. Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kamioni që drejtohej nga një 41 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina me qëndrimi i përkohshëm në Kroaci, u përmbys anash rrugës. Drejtuesi i një automjeti tjetër, për të shmangur përplasje, ka frenuar dhe më pas ka dalë nga rruga. Pas përplasjes edhe makina e ku udhëtonin shqiptarët është…
Kompleksi i vitaminës B, janë vitamina të tretshme në ujë, të nevojshme për funksionimin e duhur të metabolizmit. Vitaminat B janë thelbësore për të siguruar energjinë që na nevojitet për të kryer aktivitetet tona të përditshme, si dhe për mbrojtjen e lëkurës, flokëve dhe dhëmbëve, si dhe për parandalimin e disa sëmundjeve, nga sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike e deri te sëmundjet e lëkurës. 8 vitaminat B përfshijnë vitaminën B1, vitaminën B2, vitaminën B3, vitaminën B5, vitaminën B6, vitaminën B8, vitaminën B9 dhe vitaminën B12. Peshku- Peshqit si salmoni, toni apo peshku shpatë janë një burim i vitaminës B3. Mungesa e vitaminës B3,…
Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët azili në Fier. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 15:30. Kati i dytë në shtëpinë e të moshuarve u përfshi nga tymi dhe flakët. Policia njofton se të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në godinën ngjitur.
Ulja e paralajmeruar e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ prej rreth 5 milionë fuçi në ditë është shoqëruar me efekte të menjëhershme me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare. Sipas Agjencisë së Lajmeve “Reuters”, çmimi e tejkaloi nivelin e 80 Dollarëve për fuçi, ose 1% më shtrenjtë se një ditë më parë. Kjo luhatje pritet të reflektohet edhe në vendin tonë. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, tha për Televizionin Klan se pritshmëritë janë që në javën e ardhshme, çmimi i karburanteve të shtrenjtohet më tej. “Duhet…
Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Fierit. Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur. Të moshuarit po transportohen me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar. Sapo është parë zjarri në banesën është lajmëruar zjarrfikësja, e cila erdhi menjëherë në vendngjarje.
Kombëtarja shqiptare e futbollit për herë të dytë do marrë pjesë në një Europian, teksa nga 14 qershori deri në 14 korrikun e 2024 do jetë pjesë e 24 skuadrave finaliste. Ky sukses nuk është i rastësishëm pasi ka ndikuar edhe puna në terren. Për këtë është kujdesur italiani Alarico Rossi, një skaut që zbulon talente. Ai është vlerësuar për punën edhe nga trajneri Sylvinho. “Kur mbërrita në Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit më tregoi një bazë të dhënash gjigante. Është një shërbim i jashtëzakonshëm, pa të nuk do ta kishim gjetur kurrë Jasir Asanin”, tha trajneri Sylvinho për “Reuters”,…