Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zyrtarët e lartë amerikanë takohen me Ramën dhe Spiropalin: Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA

17:31 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9b8ddb03 60ef 4b2c b532 1587f95f7716
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore dhe Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE) u takuan sot me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Elisa Spiropali.

Në bisedë u theksua partneriteti i fortë strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Elisa Spiropali shprehet se Shqipëria mbetet e përkushtuar për thellimin e partneriteti strategjik me SHBA.

Statusi i plotë:

“Me Kryeministrin Rama mirëpritëm sot shefen e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, znj. Suzy George, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore, znj. Rena Bitter, koordinatoren mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve, znj. Mara Tekach.

Në këtë 111 vjetor të Pavarësisë, Shqipëria mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, si dëshmi e progresit në rrugën tonë euroatlantike, po aq edhe e fillit të pashkëputur të miqësisë që lidh dy vendet dhe popujt tanë.” shkruan Spiropali

Delegacioni diskutoi gjithashtu mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund te forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

Përveç kësaj, George përcolli mirënjohjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA për kryeministrin, për mikpritjen e jashtëtakonshme të ofruar nga shqiptarët për afganët, të cilët janë në pritje të zhvendosjes drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë dy viteve të fundit.

Rena Bitter spiropali Suzy George
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.