Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po shihni për shtëpi? Interesat e kredive në euro drejt barazimit me ato në lekë

14:28 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredii 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa interesat e kredive në monedhën e përbashkët evropiane kanë qenë tipikisht më të ulëta, diferenca me tyre dhe huave në lekë është ngushtuar ndjeshëm me afrimin e fundit të vitit. Diferencat mes interesave të kredive në lekë dhe atyre në euro janë zvogëluar ndjeshëm, si për bizneset dhe për individët, si rrjedhojë e rritjes më të shpejtë të këtyre të fundit.

Në masë të madhe rritja e interesave të huave në monedhën e përbashkët evropiane i detyrohet vendimeve të fundit të Bankës Qendrore Evropiane, e cila ka rritur në nivele rekord normën bazë të interesit. Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi 6.4%, në tetor nga 6.1% në tremujorin e dytë dhe 5.4% në fillimin e vitit. Interesi për kreditë hipotekare në euro për individët ka shënuar rritje më të ndjeshme. Në këtë tremujor, ai rezultoi 5.3%, nga 4.3% që ishte në pjesën e parë të vitit.

Ndërkaq, interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit është shfaqur i qëndrueshëm deri në tetor. Ai rezultoi 6.4%, i afërt me vlerën e shënuar në tremujorin e dytë prej 6.5%, dhe më poshtë se mesatarja e gjysmës së parë të vitit prej 6.9%. Analiza sipas madhësisë së kredisë tregon se, krahasuar me fillimin e vitit, uljen më të madhe e kanë regjistruar interesat për kreditë e mesme e të mëdha (mbi 35 mln lekë).

Interesi i kredisë hipotekare për individë ka vijuar të ulet me afrimin e fundit të vitit. Ai ishte 4.0%, nga 4.3% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Interesi i kredisë konsumatore ndërkohë ka regjistruar një ulje të lehtë, duke u ndalur tek 9.3%, nga mesatarisht 9.4% që ishte në pjesën e parë të vitit.

Ky afrim i normave të interesit, bashkë me paqartësitë që shoqërojnë në vend monedhën e përbashkët evropiane ka sjellë për pasojë rritjen e tendencës së konvertimit të kredive të marra në monedhën e përbashkët evropiane, në hua në lekë. Kjo zhvendosje është motivuar nga diferenca në rënie midis interesave në lekë dhe atyre në euro, por edhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit. Në fund të muajit shtator, kredia në valutë ishte 1.3% më pak se një vit më parë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.